Gjeneral Boletini duhet të pushojë në paqe ngat Rugovës!

22 Maj 2015, 19:44Blog TEMA

Nga Halil Matoshi*

Propozimi i ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë, ndonëse mund t’i ndajshtohen shumë motive të panjohura dhe konspirative (mundësia e nxitjes së konflikteve në veri të Kosovës dhe mbase edhe mundësia e ndarjes së Kosovës?) nuk është krejtësisht i mbrapshtë, ngase Boletini ka qenë pjesë e kryengritjes për pavarësinë e Shqipërisë, sipas projektit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (që nuk është realizuar në plotëni asnjëherë), pra së bashku me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin dhe Hasan Prishtinën mund të konsiderohet si baba i kombit shqiptar dhe në këtë sens, është njëri ndër propozimet që përmban një logjikë historike kombëtariste.

Në anën tjetër, është krijuar një “bllok i rezistencës” që e do Boletinin në vendlindjen e vet, në Boletin, por këta janë të ndarë në dysh: familjarët që e duan gjeneralin në truallin e të parëve dhe shumë mitrovicas që dëshirojnë që Boletini të prehet në paqe në qytetin e Mitrovicës, që të tri këto propozime mund të konsiderohen të arsyeshme, ndonëse konkurrente.

Mirëpo, duke pasur parasysh rrethanat e reja të krijuara me pavarësimin e Kosovës më 17 shkurt 2008, rivarrimi i eshtrave të kosovarit Boletini, “kolosit të tradhtuar” do të duhej të bëhej me konsensusin e të gjithë kosovarëve, në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, afër varrit të “kolosit të brishtë”, dr. Ibrahim Rugova.

Dhe kjo për disa arsye madhore dhe jo vetëm për hir të kapricit apo inateve mujshore shqiptare.

E para, shteti i Kosovës do të ketë ende nevojë për kujtesë e figura, për simbolikën e atyre që luftuan për t’i dhënë emër e nam.

Gjeneral Isa Boletini ishte njëri prej tyre.
Varrimi i tij në Prishtinë, afër presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, është edhe logjik, edhe historik, po edhe frymëzim për breznitë, se pushka e pena duhet akoduar dhe shkojnë rëndom së bashku, edhe në kuptimin modern të artit të luftës, nëse lufta është vazhdim i politikës me mjete të tjera (Klauzevic.)

Së dyti, varrimi i Gjeneralit Isa Boletini tek varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Prishtinë, ndërlidh rilindësit që e kanë projektuar lirinë me UÇK-në, e cila, deshi fati dhe simbolikisht realizoi ëndrrat e shumë brezave, duke qenë se pati ndikim në shpejtimin e dinamikave të NATO-s për bombardimin e forcave serbe të sigurisë.

Dhe, së treti, është evokim për ndërveprimet çlirimtare të luftëtarëve dhe politikanëve (diplomacisë) dhe natyrisht si ndërlidhje e krahut ushtarak (Boletini dhe UÇK-ja) me krahun diplomatik (paqësor) që identifikohet me Ibrahim Rugovën dhe LDK-në.

Krejt kjo simbolikë është e vlefshme si kujtesë dhe borxh për ta bërë një shtet modern kosovar, e për ta mbrojtur nëse kërcënohet, pra për t’i dhënë Republikës lojalitet dhe besnikëri
Ndonëse Boletini (vendlindja e heroit) del të jetë opsioni i parë, por që për hir të sigurisë (për shkaqe politike) bie, atëherë jepjani Isës një pëllëmbë tokë Kosove, në Prishtinë, ngat varrit të Ibrahim Rugovës, se për Kosovën e lirë ai e ka bërë luftën!
Përndryshe, ju nuk i keni dhënë prehje n’paqe!
E sa i përket ceremonisë së rivarrimit, në Prishtinë është edhe teknikisht më e lehtë, ngase në kryeqytet do të përcillej me bendin e Gardës së FSK-së, pra do t’i bëheshin nderimet e fundit nga Ushtria e Kosovës, komandant i së cilës Isa ka qenë në të gjitha kryengritjet e viteve 1910 – 1912 e tutje deri në rënien e tij në Podgoricë, i premë në besë.

Në anën tjetër, nëse familjarët këmbëngulin (gjë që nuk do të kishin arsye) që rivarrimi të bëhej në Boletin, natyrisht që për shkaqe politike Garda Kombëtare nuk do të mund ta përcillte kortezhin funebre të heroit, ndërsa për politikanët e Prishtinës do të paraqiste turp që të shfrynin retorikat e tyre nacionalromantike e frymëzuese.

Porse, nga fjalimet e tilla patriotike në një shtet të korruptuar, publiku do të shpëtonte në rastin që Isa të varrosej në Prishtinë!?
Nëse nuk i rivarrosen eshtrat në kryeqytetin e Kosovës, ç‘kuptim kishte sjellja e tyre nga Podgorica dhe atë, sipas të gjithë dëshmitarëve, nën përkujdesjen dhe me ndihmën e gjithanshme të Ibrahim Rugovës?

Sipas pinjollit të Isa Boletinit njëherësh Isa Boletinit të 2-të, nip i heroit, gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist deri në vitin 1990, familja Boletini ishte thirrur vetëm njëherë të merrte pjesë në përvjetorët e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, kurse pas viteve 90-të nuk ishin ftuar asnjëherë.

”Vlerësimin që Isa Boletinit nuk ia bëri siç duhet regjimi komunist në Shqipëri, ia bënë kosovarët, ku me iniciativën e vet presidentit Rugova, janë mbajtur disa sesione shkencore dhe janë botuar me dhjetëra studime rreth figurës së tij”.

Nipi i heroit, Isa Boletini i 2-të, ka thënë se hakmarrja e regjimit komunist shqiptar ndaj familjes Boletini filloi që në vitin 1943, kur komunistët shkodranë të udhëhequr nga Vasil Shanto, vranë me atentat djalin e Isës dhe babanë e tij, Adem Boletinin.

Si rezultat i politikës së ndjekur nga Beogradi dhe Tirana komuniste, që pas vrasjes së gjyshit në 1913, nga familja jonë u vranë apo u ekzekutuan 15 veta dhe dhjetë të tjerë kaluan vite të tëra në burgje dhe internime. Kështu që nga serbët ishin vrarë: 1. Halil Boletini 1833; 2. Mujë Boletini 1892; 3. Ahmet Boletini 1894; 4. Isa Boletini 1916; 5. Halil Boletini 1916; 6. Seid Boletini 1916; 7. Jonuz Boletini 1916; 8. Halit Boletini 1916; 9. Musa Boletini 1944; 10. Skënder Boletini 1944; 11. Asllan Boletini 1945; 12. Faik Boletini 1947; 13. Isuf Boletini 1947; 14. Rasim Dajçi (nip) 1945 dhe 15. Hysni Rudi (nip) 1945.
Nga regjimi jugosllav ishin burgosur e persekutuar: 1. Mujë Boletini, 3 vjet burg; 2. Kapllan Boletini, 20 vjet; 3. Ali Boletini, i arratisur nga burgu; 4. Tafil Boletini, i burgosur në 1945; 5. Ikballe Boletini, e burgosur në 1945 dhe 6. Kumrie Boletini, e burgosur në 1945.
Ndërsa nga regjimi i Enver Hoxhës janë vrarë dhe burgosur në Shqipëri: 1. Adem Boletini, i vrarë më 1943; 2. Tafil Boletini, i burgosur në 1945; 3. Adile Boletini, e burgosur në 1947; 4. Ismet Boletini, i burgosur në Spaç; 5. Enver Dajçi (nip i Isa Boletinit) i burgosur në Spaç (e bija e Enverit është gazetarja e mirënjohur shqiptare Mimoza Dajçi).

Dhe me këtë rast, duhet bërë thirrje historianëve shqiptarë dhe të tjerëve që ta ndreqin një padrejtësi ndaj Boletinit, ngase me vite të tëra dhe nga goja e disa kinse historianëve dhe kinse dëshmitarëve, është thënë se Isa Boletini kishte tradhtuar lëvizjen, duke u bërë një bashkëpunëtor i serbëve etj.
Por fakti i luftës së tij kundër Armatës së Tretë serbe në Merdar, mu në kohën kur pandehej për aleatë të serbëve, e demanton këtë mallkim;
Tjetër gjë ishte fakti se Boletini ishte një fshatar dhe i pashkolluar…
Historiani Noel Malcolm megjithatë dëshmon se Boletini ndonëse kishte një dashamirësi ndaj serbëve dhe kishte lidhje me Beogradin, edhe me kolonelin famëkeq Dragutin Dimitrijevic – “Apis”, liderin e lëvizjes nacionaliste serbe “Dora e zezë”, ndonëse në gusht të vitit 1912 iu dërgua nga Serbia një sasi armësh, fjala e përhapur se atij i ishin paguar shuma të mëdha parash kurrë nuk është vërtetuar. Gjenerali nuk e kishte tradhtuar lëvizjen dhe as kryengritjen shqiptare.
“… tek ai kishin dërguar emisarë të ndryshëm serbë, enkas për të biseduar më të. Në gushtin e vitit 1912, Isa Boletinit iu dërgua një sasi e madhe armësh; po kështu qe përhapur fjala se Serbia ia kishte paguar atij një shumë të madhe parash; por, siç do të tregojnë ngjarjet, nderi i tij nuk blihej aq lehtë. (Malcolm, Noel: Po aty; fq. 261.)
Në anën tjetër data e rivarrimit është shumë e qëlluar.

10 qershori është dita e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për idenë e së cilës Boletini është angazhuar tërë jetën, deri në rënien e tij heroike në Podgoricë;
10 qershori, jorastësisht ishte ajo Dita kur Georg W. Bush (2007) tha në Fushë-Krujë se “Kosova duhet të jetë e pavarur. Menjëherë. Kosova është e pavarur”.
Po ashtu, trupat e NATO-s, pas kapitullimit të Serbisë dhe Marrëveshjes së Kumanovës, për kushtet e tërheqjes, më 10 qershor ka nisur zbarkimi i NATO-s në Kosovë.

Historiani mitrovicas Fatlum Sadiku së këndejmi mendon se mosvarrosja e eshtrave të Isa Boletinit në Boletin, e deshqiptarizon veriun e Kosovës edhe nga të vdekurit.

Mirëpo, figurat e mëdha të një shoqërie i takojnë tashmë historisë së shtetit (pra eshtrat e tyre e kanë vendin në kryeqytetin e shtetit sovran) e nuk u përkasin mëhallëve ose katundeve te tyre, nëse për këtë nuk ekziston një testament i shkruar.

*Koha Ditore

14 komente në “Gjeneral Boletini duhet të pushojë në paqe ngat Rugovës!”

  1. Dean says:

    Prap ky IDIOTI Matosh ne gazetat Shqiptare?!

    1. Ilir Hoti says:

      Matoshat jane askushi,por antishqiptare te semure! Keta krijesa te deformuar ne gjak dhe ne tru,jane perzierje idiotesh,te pashprese,kombinim i injorances,paturpesise e imoralitetit te prodhuar ne spermas serboturgoromoashkalis!! Vetem majmunet e patransformueshem nuk e dine se heroi I Boletini luftoi per Shqiperine (natyrale) per cdo pjese te saj!AI udhehoqi shqiptaret,mori pjese ne qeverine e pare shqiptare financoi e dha gjithcka per vendin e shqiptareve… Hiena ‘matoshi’ nxit dhe percarje mes shqiptareve! Si ne monizem dhe pluralizem, Isa Boletini eshte vleresuar sepse e vlereson veprimtaria e tij patriotike. Ka mbi 40 vite qe ne qytetin e Shkodres ne nje shesh te madh (Perash)…ngrihet madheshtore statuja e Isa Boletinit…etj etj. Nuk ka liber historie qe nuk eshte shkruar per kete figure te madhe kombetare… Flliqesira si matoshat nuk duhet te zene ne goje figurat kombetare Shqiptare!!

    2. HAMDI says:

      O PIS GAZETR JE SEMERITON GHENRALI NGA NI BRLLOGU ME QEDRU PO TE ISHT ISA I MADH DA TA PUSHKATOTE RUGOVE QE SHKON TE MILISHI TI JE NJEDE GAZETART MA TE POSHTRE QE FALASIN SHQIP

  2. evgjitngrenesi says:

    e kane ne vend te lubonjes. kur e ze gjumi lubonjen,tema boton matoshovicin.
    fare e keqe turko-serbi ky evgjiti ! po ish ne dore te ketij zgjebsit,ky do ta bashkonte kosoven me serbine.
    kokfortesia e temes per ta mbajtur gjalle matoshin ne shtypin shqiptar,tregon shume per qendrimet antishqiptare te kesaj gazete. merua eshte janullatist i fshehur dhe si i tille eshte kunder bashkimit kombetar. ndaj edhe boton gjithe patericat e serbeve dhe grekeve ne fletushken e tij.

  3. Kuluf 100% says:

    Po akoma nuk e kini varosur? Po cfare beni keshtu mor vellezer Kosovare? Mire qeverine nuk e bete dot ne kohe deri sa e dhjete fare me kete koalicion, por edhe per te varosur ca eshtra do te beni sher? Por lerjani o burra familjes se tij te beje cfare te doje! meruni me ndonje gje me te mencur!

  4. feniks says:

    Ky “matoshvici” eshte kalemxhi dhe spiun i serbeve e kurre shqiptar!!
    Ky ishte at qe beri propagande per sajimin e “KOMBIT KOSOVAR”,pra qe do te thote se Kosova nuk ka qene dhe nuk eshte PJESE E KOMBIT SHQIPTAR,por dikush tjeter!
    Pra historia e Kosoves sipas ketoij UDB-ashi fillon ne 99-ten,ndersa para 99-tes Kosova nuk ka patur histori!
    Tani na del qe na trewgon se Isa Boletini paska luftuar per Shqiperine bashke me Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinen!
    Jo vetem ketij delenxhiu,por te gjithe kosovareve duhet t’u vije TURP,qe nuk pranuan qe ESHTRAT E ISA BOLETINIT TE VENDOSESHIN NE VLORE PRANE ISMAIL QEMALIT!!
    Ky do te ishte NDERI I VERTETE qe do t’i behej jo vetem HEROIT ,por edhe Kosoves!
    Pra do pranohej,qe historia e shqiptareve nuk fillon e mbaron tek mballomat qe na caktoi Londra,por jemi nje KO(MB I VJETER mijra vjecar!
    Te krahasosh Isa Boletinin me TRADHETARIN E KOMBIT Ibrahim Rugova eshte tjeter TURP i madh!

    Kosova,pervec Rexhep Qoses NUK KA BURRA TE MENCUR,por MESHKUJ qe sherbejne vetem per….QEJF!!!

  5. Aurelius says:

    O mutosh!
    Isa Boletini nuk ishte as antar i LKJ as i LDK!
    Ca lidhje ka Isa luftetari me Rugov “paqesorin”?
    Ca lidhje ka Isa trimi me rugove skuthin qe u fshesh ne Beograd ne poture te milloshevicit?

  6. sefer ziu says:

    Kur arrita te “kolosi brishte” e lashe e nuk e elexova me shkrimin. Shqiptaret kudo qe jane duhen te kene parasysh nje gje: Nuk krahasohen asnjehere Ismahil Qemali, Isa Boletini me Ibrahim Rrugoven e Sali Berishen! Kjo eshte ti thuash te bardhes te zeze. Kushdo qe e ka perzemer Ibrahim rrugoven le te flase per te le te mbaje dhe foton e tij ne xhakete, por krahasim me figura te paperseritshme te kombit nuk duhet ti beje.

  7. Po,ma idiot se ki matosh kodoshi nuk ka nder shqiptar,p si u be ky njeri kaq i famshem qe del dhe xhdo here po na leshon kso budallalleke idiote,por ma e trishtushme eshte se,si nuk del ndonji njeri ma i larte dhe i madhe,intelektualisht apo ndonnji akademik historie dhe tja theje hundet kty pinjolli qe nuk e din se cfar eshte kombi,dhe cfar eshte krahina,kur perzien krahinen shqiptare kosoven me kombsin,dhe tani ne del dhe na thot,GJENERALI ISA BOLETINI,te varoset pran nji njeriu qe nuk eshte hic ma pak sesa nji urith frigacak,dhe bilem e qujn president historik,ibrahim rugova,po si mundet GJENERALI,afer nji urithi?!!Po,ku mundet te barazohet GJENERALI I LUFTES,me nji uroth qe ju frigue zerit te ushtimes sàrmes mor koce kandari,more matosh zeza?!!Dhe,cuditem se pse nuk i del ndonji,AKADEMIK REXHEP QOSE,tja tregoi vendn kti harbuti qe edhe gjuhen shqipe nuk e flet sic duhet,se qer akademik nuk kemi,te gjith jan pseudoakademik dhe pseudoshkrimtar dhe pseudodoktora,kti matoshit a nuk i shkon mendja se,PER GJENERAL BOLETININ,eshte neveri dhe ofendim qe te jet afer nji njeriu qe nuk e perkrahi as luften e fundit dhe as,nuk e pranoi uck-n,prandaj mos u bevte kurr kjo qe po na thot ki kodoshi i matoshve.

  8. A.G. says:

    Ka nje logjike, dmth nje lidhje logjike qe Isa Boletini dhe Ibrahim Rugova te varrosen prane e prane.

    Kadareja ne nje poezi shkruan per nje zakon te kinezeve qe tradhtarin e varrosnin te kembet e heroit.
    Te kembet e Ises duhet varrosur edhe Rugova.

    Isa si Hero i Kombit Shqiptar. Dhe Rugova si Hero i Krahines Autonome te Kosoves dhe Metohise.

  9. demokrat says:

    Diversionit antishqiptar te Matoshit do ti japi fund vetem agresioni serb ne Kosove, vetem atehere banaliteti provincial matoshi&spahiu do ta kuptoje se shqiptarizma ne Kosove nuk eshte luks por mbijetese. Matoshi e mori nje pergjigje me rastin tragjik te Kumanoves, pavaresisht cmimit.

  10. lemi says:

    Tema,gjeja me e mire qe munde te beni per lexuesit tuaj eshte ta anashkaloni kete antishqitarin ,debilin Matosh…

  11. mëno says:

    Z. Matushi e njohka mire historine e Buletinit. Analiza dhe kujtesa e tij perkon plotesishte edhe me interesat apo rekomandimet e Beogradit. Idiote e provokatore te tille nuk duhet te zene vendin e çmuar ne nje gazete. Megjithate uroj qe problemi te zgjidhet ne interes te Families dhe ate te pergjithshem te kombit.

  12. D O K L E A T I says:

    KU E KAN VENDIN ATA HEROJE QE NUK DONIN BASHKEJETES AS ME SERI E AS ME PERENDORINE OTOMANE.
    ATA QE E KOSNSIDERONIN BASHKEJETESE NE MOS QUHEN
    OTOMANJAK DHE PASARDHESIT E TYRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje