Anti-gylenizmi i Erdoganit, atentat ndaj sekularizmit shqiptar

20 Maj 2015, 19:59Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti*

Erdhi e iku duke lenë pas sherrin e ngrehur rreth dhënies së një përgjigjeje qeveritare nëse duhet pranuar apo jo dhurata që Turqia merr përsipër ti bëjë Shqipërisë, kundrejt plotësimit të kushtit për shfarosjen e gylenistëve të gjendur prej vitesh në Shqipëri.

Godina e re e Parlamentit si edhe investimi i disa xhamive të tjera, krahas asaj me katër minare të Tiranës, ishin premtimet e ditëve të ardhëshme të presidentit turk,Taip Rexhep Erdogan, ndërsa vendosi gurin e themelit në xhaminë e kryeqytetit, duke sinjalizuar nisjen e punimeve. Por edhe dhënien e mesazhit se do ti bëj realitet gjithsa premtoi, kundrejt përmbushjesh së kushtit.

I pari që reagoi lidhur me këtë qendrim të presidentit Erdogan ishte Arben Malaj, ish minister dhe deputet socialist e pas tij, deputeti Ben Blushi.

Nëpërmjet një mesazhi të postuar në rrjetin social facebook Malaj vlerësoi:

“Nëqoftëse premtimet për projektet e deklaruara janë të kushtëzuara me plotësimin e kërkesës për mbylljen e institucioneve arsimore të lëvizjes Gylen, atëhere kjo jo vetëm për nga madhësia, por sidomos nga kushtëzimi, nuk është mbështetje ekonomike, por një përpjekje për eksportimin e krizës politike të Turqisë në vendin tonë… Aktualisht, lëvizja Gylen nuk është në asnjë prej listave të vlerësuara si terroriste, ndaj duhet të qartësohet që në fillim qendrimi i autoriteteve shqiptare, Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamenti ndaj kësaj kërkese publike të Presidentit turk. Në rast të kundërt rrezikohet që heshtja të nënkuptohet si miratim. Rrezikohet që ndihma e premtuar për disa projekte të paketës “Erdogan” të zvarritet dhe të bëhet gjithnjë e më imponuese, të paktën për aq kohë sa Erdogan do të jetë Presidenti i Turqisë”, ka vlerësuar Malaj nëpërmjet një mesazhi në facebook.

Pas tij, deputeti  Ben Blushi, shfrytëzoi foltoren e Parlamentit, duke shpjeguar përse duhen kundërshtuar dhuratat me kusht, që presidenti turk Rexhep Taip Erdogan premtoi se do ti bënte, gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Edhe qëndrimi i Blushit, lidhur me këtë rast, ishte kundërshtues, madje duke i kërkuar me tone jo të zakonshme Qeverisë, Kuvendit dhe Presidentit të mos e pranojnë kërkesën e kreut të shtetit turk, që e kushtëzoi dhënien e fondeve për financimin e godinës së Parlamentit të ri dhe disa xhamive shqiptare, me mbylljen e kolegjeve dhe shkollave që janë hapur e financuar prej vitesh në Shqipëri, nga kundërshtari i tij politik, Fetullah Gylen.

Megjithse e falënderoi Turqinë për dhuratën e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, deputeti Blushi theksoi se xhamitë dhe kishat në Shqipëri duhet të ngrihen me paratë e shtetit, sepse ato janë një pasuri kombëtare.

“E falenderojmë Erdoganin për ndihmën ndaj popullit shqiptar, por në këmbim të dhuratave ai na kërkoi një këmbim. Ai kërkoi mbylljen e kolegjeve që veprojnë në Shqipëri. Ai kërkon t’i zhdukim këto shkolla për interesat e tij. Kjo na vë në pozitë të vështirë ne si vend dhe është e papranueshme. Ne njohim si organizata terroriste vetëm atë listë që ka publikuar OKB-ja. Ne duhet ta refuzojmë, sepse ne nuk jemi ekonomi turke dhe nuk jemi palë në konflikt”, ka artikuluar në ligjëratë të drejtë deputeti Blushi. Duke theksuar se një kërkesë të tillë bie ndesh me interesat kombëtare dhe lirinë për të vendosur. 

Përkundër rivalit të tij liberal Mustafa Gylen, që aktualisht jeton në SHBA dhe përpiqet për të konsoliduar një islamizëm sekulitar, që të qëndroj denjësisht krah religjioneve të tjera bashkëkohore, por edhe të integruar në perëndimin pa ferexhe, presidenti Rexhep Taip Erdogan njihet si armik i medias së lire e demokratizimit, por edhe si mbrojtës fanatik i myslimanizmit të llojit sulltanor. I myslimanizmit që nuk lejon moderimin religjional, pavarësinë e tij nga “oborri sulltanor”, por qënien pjesë dhe vegël e këtij pushteti.

Me politikën e tij këmbëngulës për ti bërë një, pushtetin e fesë me “sulltanatin”, presidenti Erdogan atentaton sekularizmin e Mustafa Kemalit dhe Turqinë moderne, duke zgjedhur si armë të masivizimit “tehun e shpatës” dhe sponsorizimin e ngritjes së sa më shumë xhamive, veçanërisht ndër territoret jashtë Turqie. Por edhe kundrejt bërjes së dhuratave me kushtin për të shfarosur të gjithë ata që janë kundër idesë së tij sulltanore të desekularizimit dhe ndarjes së shtetit nga feja.

 Gjatë vizitës së tij “Sulltani” modern Erdogan ia hodhi dorashkën e strategjisë së dhurimit me kushte burrave të shtetit shqiptarë, duke llogaritur moskundërshtinë e imponuar nga kriza e thellë gjithëpërfshirëse shqiptare. Ai e la të ngrehur çarkun në Tiranë duke qëndruar në pritje të një vendimarrje, që mund të na çoj deri edhe tek cënimi i sekuralizmit e harmonisë religjonale, e cila është vlera e vetme me të cilën mburemi pa droje edhe para botës perëndimore, aq shumë të modernizuar.

* Kryeredaktor i “Shtypi.net”

10 komente në “Anti-gylenizmi i Erdoganit, atentat ndaj sekularizmit shqiptar”

  1. tfgs says:

    O Zot cpo i bejne sunitet shqiperise, nje big xhami ne Tirane dhe nja 10 te tjera neper rrethe…………BOURDELOOOOOOOOOOOOOO ARABI!
    Dhe ”palloshi” merret me hallin e Gruevskit…..!!!!!

    1. aqifi (po i verteti ama) says:

      Taip Rexhep Erdogan!!! I madh Shyti, si gjithmone…

  2. muslimoni ndershem says:

    Top ekstrafullah topekstrafullah.Rezil Erdogan ! Allahu osht mbi te gjithe na, drita e syrit tan dhe jo ti Erdogan. Hiqi duart nga muslimanizmi i ndershem dhe mos e nem Fetullah beun se ban mkat. Myslimanet kan vetm nje zot dhe ky asht Allahu, as ti e as Fetullaja. Po don me ngrit xhamia nshqipni mos ven kushte se osht e ndalume me kuran me bo kesi gjonash o rob i Allahur.

  3. Pelasgian says:

    HAHAHAHAHAHAHHAHHAHAHAHHAAHHAHAHAHA DEL SHYT SHULI (TIPIK SHQIPKAR )Qe don me bo DREJTSI MBAREBOTNORE .

    Hej shyt-hale ..po kur daj Sami thot ” Bohet kshtu si them un edhe pik ” ca bon ti si ShqipKAR KryeKARngrites ?????

    Ec picku mater mos mu bo avokat i gylenit po shif vec interesat tuja , eshte ai Erdogan qe ngre zanin per ne se t’ishte per politROBSHKERDHYMIT tane ne do ishim me te poshtrrum se jevgjit se Kasta qe kemi jan si Mbreti Zog Korb i Zi qe i fut 4X4 sa te kerrcas pushka e pare.

    1. Jeronim de Rada says:

      Nuk mund ta kuptoj se si nje njeri qe vetit i thot pellazg te jete perkrahes i Erdogan antishqiptarit.

  4. Flamur_Vlore says:

    GABOI ERDOGANI GABOI NE JEMI 4 FE QE JETOJME NEN LIGJET E SHTETIT SHQIPETAR DHE NUK PRANOJME PERENDI TE NA SHKEL DEMOKRACIN TONE DHE TE DOJE TE FUSE AQ ME SHUME ISLAMIN EKSTREM QE SDO AS SHIITET BEKTASHINJ APO TE TJERE QE JANE MUSLIMANE VAJ HALLE CA DO BEJ PO TE KETE NE DORE PER KATOLIK E TE KRISHTER PALEEE PER NE TE PA FETE QE SBESOJME DO NA BEJN KRYQEZATA NGA STRUKTURAT SHOQERORE—LARG ISLAMIZMI EKSTREM DHE OTRODOKSIA EKSTREME—EKSTREME JETUAN 50 VJET TANI JEMI DEMOKRACI

  5. Aleko says:

    Ja cben varferia.Dhe Ngushellimin egjejme tek ndihma e vellait”” tone Ergogan qe na nderton xhami falas me 4 minare jashte tradites se xhamive,Te myslimane ve te lehte,shqipetare,qe I kane ndert uar me nje minare.E Kur u beme ne shqipetaret Kaq mysliman te thekur qete ndertojme xhamine,me te madhe ne Balkan Kur 80 perqind e jona Nuk Eshte praktiknte .Jo Vetem ne kohen e sotem por Edhe me perpara Keshtu ka qene.Me kujtohet I ndjeri gjyshi Im shkonte ne xhami njehere ne henez .Shqiperia do vuaj coptimin qe I bene te medhenjte ne 1913 duke i prere krahet trungut meme duke I lene nje pjese te Vogel me. Vetem nje rrip I holle toke buqesore ne perendim dhe 3/4 male.E Si mund te zhvillohet”nje vend,I tille qe ska toke Po vetem male shkembore sidomos Kur je ne Ballkan?…keq punet !…

  6. visar says:

    vetëm një idiot do të vinte kësi titulli… sa i marrë ky njeri

  7. tomsojeri says:

    Ky qe i thot vetes pelazgian, esht i famshmi “turkozhaku i mposhtur” i sulltaneve, qe paraqitet si “zhak i pamposhtur” prandaj mos u cudit o jeromim !Ka henger me koh lugen e corbes se prishur por kur ben biografi na flet per gjysher e stergjysher patriot, qe nese esht e vertet mir do bej te mos i permendi ma se i turperoi , se minaret e erdoganit e kan dehur aq shum, sa kushdo qe ja nget turqin qe shkerdheu 500vjet shqiptaret, e acaron dhe e quan grek, sepse shqiptari per te, ose turk mysilman, ose grek i krishter u dashka te jet e ndonese flet me fjal te medha pe fjalet e Vaso Pashes ,kur i prek turqin, haron e nuk kursen te fyej ate qe i del kunder !Ky sulltan i ri ka 6 milion shqiptar aty ne vend te tij dhe jo te drejta, por as emrin nuk guxojn te permendin ! Shyqyr qe paskemi erjorganin qe na nxjer nga “halli dimrit” se edhe Kosoven ai e “shpetoi” prej Serbeve qe sapo hiken ata, fillun te mbijn xhamiat, si atje edhe ktu te ne !
    Esht trashegimia dhe “dhurata” 500 vjecare qe na lan ne gen dhe tjetersuan shqiptaret me gjak e me hell, kta turqit e “dashur” qe presidenti yn ska byth te mos e fsheh Skenderbeun e madh, qe aq shum i “deshte” e i beri zap perandorin me te madhe te kohes !

  8. Berati says:

    O Visar te hengert tenja e ke te keqen mrena, thona na kyej na anrt tona. Nxire tenjen Viso islamiku. Kollitu dhr shko shtrihu trap trim trap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje