Nuk e paskam ditur se aq shumë njohës të mirë të rrethanave politike dhe shoqërore në Kumanovë paskan qenë disa njerëz nga cepi më i fundit i Shqipërisë për Lagjen e trimave ku i bëra kaq vjet dhe nuk po di kaq shumë gjëra si ato.
Aq shumë teori dolën në pah saqë njeriu turbullohet dhe hutohet, mos po jeton në ndonjë kontinent tjetër e jo këtu. T`i ke lindur dhe je rritur në Lagjen e trimave, dhe habitesh kur lexon e dëgjon teori të ndryshme.
Habitesh se si është e mundur që nga ky rast i nëntë majit nxirren tradhtar dhe heronj. Ajo që më detyroi t`i shkruaj këto rreshta është kjo pjesa e dytë e fjalisë, heronj.
Me nëntë maj, datë të cilën e kam përjetuar së bashku me familjen time, nuk dinim gjë. Deri para asaj date gjithçka ishte në rregull me jetën dhe hallet tona të përditshme. As që kishim problem me dikë e as që na pengonte dikush në jetën tonë të përditshme.
Prej datës nëntë maj e këndej, gjithçka ndryshoi në jetën time dhe të familjes time. Asgjë nuk është më si më parë. Qetësia, harmonia dhe ajo copë lumturie që ekzistonte në familjen time, e ka kapluar frika, ankthi dhe paniku. Secila ditë na duket më e frikshme se tjetra, edhe pse tashmë po e shohim se realiteti nuk është si ajo i datës nëntë maj.
Planifikimet tona për të ardhmen familjare kanë ndryshuar katërcipësh. Edhe pse ende po qëndrojmë aty ku kemi qenë, shpesh herë na sillet ndërmend ideja e ikjes prej Lagjes së trimave në ndonjë vend perëndimor.
Ky është realiteti i familjes time, ndërsa realitete të këtilla mund të rrëfejnë shumë familje të Lagjes së trimave të cilët e kanë përjetuar 9 majin edhe ato si ne.
Ajo që na frikësonte më së shumti në atë datë, ishte se nuk dihej fati i jonë. Nuk dihej se kush me kë po lufton, por vetëm dëgjoheshin krisma, djegie shtëpish, granatime, të cilat na lëkundën nga baza e qetësisë dhe mirëqenies familjare.
Shqiptarët e Lagjes së trimave pas datës dhjetë maj u zgjuan nga gjumi me një lagje të rrënuar. Nuk e besoj se edhe të tjerët e dinë saktë se pse janë djegur shtëpitë e tyre të cilat me vite të tëra kanë punuar për t`i ndërtuar. Nuk e besoj se ata njerëz gjejnë përgjigjen e saktë, se pse duhej që të ndodhte kjo gjë në Lagjen e tyre, në kulmin e tyre të cilën me mish e me shpirt e kanë ruajtur.
Pas datës dhjetë maj e këndej, në punën e përditshme detyrohem që të përgatis lajme, përkthej, e lexoj opinione të ndryshme. Unë nga lajmet kam kuptuar se në Kumanovë paskan luftuar disa komandant të UCK-së të cilët kanë marr pjesë në luftën e Kosovës, Luginës së Preshevës dhe atë të 2001 në Maqedoni.
Mirë që kanë marr pjesë në ato luftëra, kontributin e tyre atje nuk ia kontestoj as unë dhe asnjë shqiptar i Lagjes së trimave. Ato ishin momente historike kur populli i Kosovës u mobilizua për pavarësi të plotë prej Jugosllavisë. Po ashtu moment historik ishte edhe lufta në Luginën e Preshevës dhe atë të vitit 2001 në Maqedoni. Popullata e thjeshtë edhe pse ishte paralajmëruar që ta lëshoj terrenin pasi që do të kishte luftime në Komunën e Likovës dhe në Maqedoni, ato nuk e lëshuan. Por, qëndruan me bijtë më të mirë të popullit për të arritur deri te një qëllim fisnik e mbarëkombëtar.
Historinë e lëmë anash duke mos e prekur. Po kthehemi të realiteti i tanishëm.
9 maj 2015 në Lagjen e trimave në Kumanovë, lagje e banuar tërësisht me shqiptar, popullatë e painformuar prej askujt për të liruar vendet e tyre pasi që do të ketë luftë, nisin luftime këto komandant pa asnjë qëllim të qartë e që do të ishte në dobi, së pari të banorëve të Lagjes së trimave, e pastaj edhe të tërë shqiptarëve të Maqedonisë?!
Ju u vratë në Kumanovë ose në burg, por më falni ju nuk jeni heronjtë e mi. Keni ardhur në Lagjen time, e keni shkatërruar tërësisht, na keni prishur ëndrrat dhe rehatinë familjare.
Heronjtë e mi nuk traumatizojnë gra, fëmijë e pleq shqiptar si dhe nuk prishin pronat e shqiptarëve. Ata bëjnë çmos për t`i mbrojtur ato, shumuar dhe orientuar drejt një ideali.
Shkrimi origjinal u botua në Zhurnal.mk. Autori është gazetar nga Kumanova.
Te koplementoj per shkrimin,bravo !
Shqiptaret ne maqedoni trajtohen si magjype nga nje grushte sllavo maqgedon ky pallo gazetari qerkez i kumanoves thote na prishen qetesin lumturin e rehatin ton pastaj vazhdon me injorance deri aty sa thote na shuan endrrat e lumturis, Nderko sllavo makedonci i trajton si gjytetare te dores se dy, shqiptaret ne maqedoni jan 50% e popullsis ndersa kan shum me pak te drejta se 5% e serbve ne kosove etj etj. Nuk ka faje ky palo gazaetari qerkez i kumanoves fajet i kan djemte nga kosova qe luftuan ne 2001 dhe tashe per keto vemje bilogjike qe jetojn kote si kafshet per te ngope bargun me nje kacidhe ce ju hedhin sllavo maqedonet dhe per ta qit jasht me pas.
Ne Kumanove u Gatua 1 Corbë shija e te ciles nuk i pelqeu askujt, as Shqiptareve dhe As SllavoMaqedoneve. Te 2ja palet tjeter gjë kishin planifikuar, e tjeter gjë ju doli. Kumanova duhet te behet rast per të mësuar se Kurrë nuk duhet te nxitohemi dhe si Shqiptar Sherbimet Inteligjente Kosov&Shqiptari duhet ti kontrollojme dhe ti bashkrendisim situatat me kujdes
Atehere ,i nderuar gazetar maqedonas.(nga ky shkrim nuk besoj se je shqiptar,nuk mund te bien kaq poshte shqiptaret sa te mohojne gjekun e trimave) heronjte e tu mos jane ata qe vrane heronjte tane?
Si s’ke turp…ata u flijuan per ti dhene kombit me dinjitet….ti ankohesh se tu prish qetesia me 9 Maj.
Per mua je nje gazetar i shitur…qe njollos prefesionin fisnik te gazerarise.
meriton veç perbuzjen e nje kombi.
Dinjitetin nuk ta jep dikush qe fshihet si miu ne vrimat e mureve te nje shtepie ku jetojne femije, gra e te moshuar dhe pa menduar per jeten e tyre te qelloj me arme zjarri per te vrare disa police, bij nenash dhe ata, qe thjeshte ishin ne krye te detyres!
Me sa di, njeri prej policeve te vrare ishte shqiptar. Mos valle edhe Ai per ty nuk mund te quhet shqiptar dhe meriton vec perbuzjen e kombit??!!
Mos duhet te meritojne perbuzjen e kombit te gjithe shqiptaret qe lindin, jetojne, shkollohen, punojne, pensionohen e vdesin vetem e vetem sepse shteti i tyre quhet Maqedoni dhe kjo per ty eshte krim dhe mos-dinjitet per ta??!!
Kapo
Nuk e kuptoj si mund te flisni keshtu kur asnje nga ne nuk e di arsyen e vertete te qenies se atyre personave aty. Ata kane qene kukulla te Gruevskit sipas meje.
Kjo luft ska te bej me heroizem por me fundamentalizem islamik.
Me vjen keq per demet dhe traumat qe kan marr banoret e Kumanoves dhe solidarizohem me ta.
Ne ket rast jam me mqedonasit sepse kta budallt ton jane gjokera te Shefqet Krasniqit jane shpiuna serborus.
Ironi e peshtire.
“Jam me maqedonasit”
..do jesh atehere edhe me serbet..me greket..me ruset…me shqiptaret s’ke per te qene kurre..sepse ke gjak sllavi ne dejet e tua..
keshtu thane edhe kur doli ne skene UÇK e Kosoves..(kam bindje qe keshtu ke thene edhe ti)…terrorista mysliman…per bijte dhe luftetaret e Kosoves heroike..
Cfare do te thote qe u prish rehatia yte personale e familjare ?!
Cfare do te thote qe ti nga heronjte e tu pret te te shtojne
pasurine e begatine ?!
A je bere ndonjehere kurioz dhe a ke bere analiza te mirefillta
per cka po ndodh me pushtetin ne Maqedoni dhe ne vecanti me ate
te Gruevski-t ?! … Sidomos ndaj shqiptareve ?! …
Kur jeni aqe rehate dhe jetoni aqe qet ju shqiptaret e maqedoni pse vini dhe qahi si magjype neper mediat e kosoves dhe shqiperis pse ankohi per mos barazi dhe drejtesi pse ankohi ne institucionet nderkombetare se po ju shkilen te drejtat dhe lirite tuaja.
Djemt e kosoves nuk duhet te derdhin me gjake per keto jashtqitje te kombit. Nuk ka populle ne bote qe perben 50% te popullsis ne nje shtet dhe esht me i perbuzur nga 50% tjeter se keta shqiptaret e maqedonis, Edhe maqypet nuk do duronin nje perbuzje te tille sikur te perbenin 50% te popullsis ne nje shtet.
Nuk mundesh me cliru dikend me zor. Shkuarja ne Kumanove ishte gabim. Shqiptaret ne Maqedoni nese nuk jane te kenaqur me gjendjen e tyre duhet te kapin per veshi Ali Ahmetin e Menduh Thaqin dhe ne vend te tyre te zgjedhin dikend tjeter. Askush nuk ka mandat te nis lufte ne emer te tyre.
Keta jane Kriminela keshtu luftuan edhe ne Kosove e njejta strategji hyn ne zemer te fshatit qyteti te populluare me 100% shqiptare dhe lufto,shkatrroje famijet e shqiptareve dheeeeeee shpallu hero joooooooooooooooooooo ju nuk jeni as herojt e mi……ju jeni Raketasha,drogeshperndarsa,pronare kasinosh,pronare bordellosh gjithqka jeni por jo Hero