Militantët, ata që humbasin kur fitojnë

23 Maj 2015, 22:39Blog TEMA

Lorenc Vangjeli

Dy kandidatët kryesorë në garën e Tiranës, Veliaj dhe Kosova, por dhe gjithë kandidatët e tjerë të bashkive të vendit, duke nisur nga Shkodra me Bazhdarin e Ademin e për të mos përfunduar me Dakon e Dumën në Durrës, kanë përshtatur temën kryesore të shqetësimeve të qytetarëve: punësimin, si temë kryesore të premtimeve të tyre. Kjo nuk është zgjedhje vetjake, në fakt. Eshtë çfarë vetë politika mendon dhe gjykon. Kështu, duke perifrazuar sloganet e tre partive kryesore në garë, koalicionin PS e LSI dhe PD, duket se drejtimi i duhur i ofertës së politikës në këto zgjedhje administrative është më shumë shërbim e punësim dhe punë e dinjitet.

Ngjan se mbas 21 qershorit, cilësia e votës dhe ngjyra e saj, do të jetë gjithashtu një ofertë për punë për militantin, partia e të cilit merr kryetarin e rradhës së bashkisë. Në fakt është ndryshe. Militantët humbasin kur fitojnë. Kur janë në opozitë së paku ata kanë shpresën se do të punësohen nga partia e tyre që do të fitojë zgjedhjet. Dhe kur ndodh që partia fiton, në mënyrë paradoksale ata humbasin shpresën…

Humbasin të gjithë ata që këtë shpresë për faj të tyre, për faj të traditës, për faj kryesisht të politikës së varfër në ide dhe varfërisë në një vend si Shqipëria, e lidhin punësimin vetëm me ofertën që vjen nga shteti. Pakkush kujtohet se shteti nuk është punëdhënësi më i madh sot në Shqipëri. Pakkush kujton dhe kupton se puna në administratë, qoshja ku shpreson secili të vendosë shilten e tij, është shumë e kufizuar; se nëse nga disa dhjetra mijëra punonjësit që kanë emrin në borderotë e shtetit hiqen bluzat e bardha që nuk ndryshojnë me ndryshimin e ngjyrës në qeverisje, hiqen uniformat blu që ndryshojnë vetëm hierarkinë, hiqen mësuesit që ndryshojnë vetëm drejtorët e shkollave e të tjera kategori të tilla të ngjashme, nuk mbetet pothuaj asgjë që të mbetet në vullnetin e partive për ta ndarë me militantët. Si vend pune nga ato që janë premtuar në fushatë. Ky është një nga keqkuptimet më të mëdha të shqiptarëve. Rama dhe Meta, në mënyrë të përsëritur kanë folur për një model të dështuar ekonomik në vend dhe nevojën dëshpëruese për ta ndryshuar atë. Për të ndryshuar faktin që borxhet e djeshme të marrë për të ndërtuar rrugë, sa për të marrë një shembull, nuk shërbyen për të rritur cilësinë e jetës së qytetarit dhe rritjen e ekonomisë. Nxitja e një ekonomie prodhuese dhe të shërbimeve dhe sidomos bujqësia që ngjan si oborri i prapmë i shqetësimit të qeverisjeve të djeshme, do të jetë drejtimi i duhur për më shumë shërbim e punësim në vend. Dinjiteti i çdokujt që është sovran njëherë në dy vjet, për zgjedhje të përgjithshme e lokale nuk kalon vetëm nga duartokitja përballë atyre që premtojnë. Të premtosh nuk kushton asgjë. Sidomos të japësh atë që nuk e ke, siç po ndodh kryesisht në këtë fushatë. Të mendosh ndryshe do të thotë të humbasësh kur fiton. Sepse është aksiomë e provuar tashmë: një shpresë e gënjeshtërt që lind nga materniteti i politikës, përfundon shpejt në zhgënjim.

javanews.al

12 komente në “Militantët, ata që humbasin kur fitojnë”

  1. Gopisti NSHRAKut says:

    hajt se do te gjejne edhe ty nje vidoe nje dite e te na hiqesh syve se na je bere bajat, o brumbull i xhelosur…

  2. zegfiri says:

    O legen ti je vec nje plesht i keq qe rri para mrapa bythes se te tjereve per te fituar ndonje gje,nje skile i shtyre nga te tjere qe hedhesh tymnaja je tamam si ai gazetari shoku yt qe u be deputet,iku nga s’iku dhe te tv i fundit e rahu dhe pronari e rampalla e mori e beri deputet

    1. Vreto says:

      O Lorenci me pak fjale kjo do te thote:

      Militante te PS, edhe pse me diploma, kontribute, moral etj, mos u

      mprehni te punesohen as kesaj radhe!!!!

      VENDET E PUNES JANE VETEM PER LSI – stet, me diplome Kristali dhe per PD-istet qe paguajne leke.

      Ju te tjeret do vazhdoni te ngroheni ne diell.

      Faleminderit qe je kaq i sinqerte Lenci.

  3. agai says:

    Vangjel haha ja ke fut pak kohe dhe do te jap nje shembull te hulumtosh sa gabim e ke..ne 2007 ne mos gaboj ke qene ne fushaten per kryetar bashkie fier ke qene keshilltar me Ps dhe kandidatin e saj qe do te thote e njohe pak c fuqi ka Ps e fierit..kurse tashme do ta shohesh sa shum rrezikon kandidati i saj butaforik..dhe qe Ps del force e dyte pas Lsi ne keshill bashkiak haha arsyet pse do ndodh kjo gjeji vete e te fala rilindjes..

  4. mira says:

    Ky shkrim eshte per te riformatuar (ne fakt makijazhuar) CV e perbaltur ditet e fundit, qe i bie se:jam i paanshem,… nuk bej politiken e LSI, punesimi premtohet vetem kur behen zgjedhjet politike dhe jo kur garon Halimi, e hengret njehere, mos e hani prape …. a nuk shkon ti futesh nje valle skrapari, apo greke , si ta kesh qejf?

  5. mira says:

    ps meqenese kur fiton -humbet atehere duhet te humbesh qe te fitosh.

  6. Aurelius says:

    Pse o gopist mos te ka goposur rracen Lorenci?

    1. Monika Bionde says:

      Kur flet dhe skruan Lorenco me kujtohen tre gjera :

      1- Arsyea pse Ilir Meta flet aq bukur ????!!!! (se ka kete keshilltar)
      2- Arsyea pse nena e budallenjve eshte gjithnje me barre (se pjerdh kesi mediokrish)..
      3- Pse Eri Veli eshte vajze dhe bionde ????!!!

  7. tr says:

    Ah ky Vangjeli nje kameleon !!!

  8. Tunxh bir says:

    Epo kur u be dhe Lorenc Vangjeli, cuni i Zhani kurves te meret me politike. Po zaten politika eshte kurve qe puneson cunat e kurvave.

  9. Fakti says:

    Ato qe shkruan zoti Vangjeli, duam,s’duam ne, jane te verteta te diteve tona. Bile te verteta shume kokeforta.
    Militantet e shkrete vrapojne mbas partive neper fushata, me shpresen qe pas zgjedhjeve, te gjejne ndonje vend pune per buken e gojes.
    Porrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr;
    Rilindja e famshme na dha shume fakte te kunderta.
    Ata qe disa dite para zgjedhjeve ishin me PD-ne, pine nga nje kafe me lideret e PS-se dhe , jo vetem qe nuk u pushuan nga puna, por u bene edhe drejtora ne vende pellumbash, qe nuk puqeshin as me profesionet e tyre.
    Ja nje shembull konkret nga qyteti i kulturuar i Korces.
    Thone se Korca ka qene dhe eshte shtabi i thashethemeve, dhe une do te flas me fjalen thone;
    1. Thone se zoti Ilir Bajlozi me profesion fizikant deri para 23 qershorit militonte ne Partine Demokratike.
    2. Thone se shoket e tij, lidere te PS-se, nuk pyeten fare per kete gje, por e emeruan Ilir Bajlozin Drejtor te ALUIZNI-t ne Korce.
    3. Thone se ky Iliri aty ne ALUIZNI beri disa veprime korruptive te cilat i kapte Kodi Penal.
    4. Thone se shoket qe e vune drejtor, per ta shpetuar nga burgu, i rekomanduan Ilirit te jepte doreheqjen nga posti i drejtorit.
    5. Thone se Iliri i degjoi keshillat e miqve te tij, lidere te PS-se dhe e dha doreheqjen.
    6. Thone se doreheqjen e tij e pranoi edhe vete drejtori i pergjitheshem zoti Artan Lame, dhe Iliri vijon punen si i komanduar, sepse nuk po gjetkan dot dike tjeter qe ta zevendesojne.
    7. Por dje zotin Ilir Bajlozi na e prezantuan si kandidat per keshilltar ne keshillin bashkiak te Korces, dhe e dini pse? “Per pune te mire dhe shembullore ne institucionin qe ai ka drejtuar keto dy vjet te qeverisjes se Rilindjes”!!!!!!!!!!!
    Bir Selman i nenes c’te te qaj me pare.
    Vraponi o militante pas partive, vraponi, se pas mitingjeve dhe pas fitoreve te partise suaj, nga tre, ate me te gjatin kini per te mare.

    1. emigranti 1 says:

      Per fat te keq z lorenc mediokriteti militantesk i Ps i ka
      ka perkthy me byth mesazhet per punsim te K.ministrit.
      Zhgenjimi i vertet do te ishte sikur Ed Rama te vepronte siç
      ka vepru xhahili don berisha deri dje, qe mshiu me mshese
      gjith ex administraten ne 2005 mrena mujit.
      Kosto per kete ndryshim eshte shume e larte dhe Ed Rama e
      din mire se nuk eshte budalla.
      Duhet edhe pak pune derisa te konsolidohen intituzionet dhe
      shteti ne pergjithsi.

      Pse nuk e dine njerzit qe elektorati (lsi) votoj per nje vend pune, per te vjell e shfytezu postin.
      Nuk ishte po kjo LSI qe grabiste bashke me ex koleget e Pd si
      Cunam çfare te gjente perpara.
      Do BEJM SHTET nuk eshte opsion qe behet me pordh ,siç kerkon
      LSI te bejm shtet dhe te vazhdojm me avazin e mukjes te vjedhim ça t’ mundemi(vesi del me shpirtin),prndaj duhet
      forcimi i shtetit.
      Duhet ti japim mbeshteje te madhe Ed Rames se nuk po
      mendon per kolltukun e vet por per te ardhmen e gjith vendi,
      duke qene i rrethuar nga te 4 anet me gjarprij.
      1 Lsi
      2 Blushi&cBlushi&co
      3 presidenza
      4 prokuroria
      5 gjykata(te gjitha shkallet)
      6 etj etj etj.
      Sa vete jane arrestuar nga zyrtaret e lsi pd ps (ose kane dhe
      dhene dorheqjen,gjoja).
      Ky eshte shteti qe po nderton Ed Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje