Nga Gjergj Erebara*
Një numër i madh deputetësh, por edhe kandidatësh për kryebashkiakë në zgjedhjet e ardhshme, duket se ngurrojnë shumë që të publikojnë një CV. Disa prej deputetëve nuk e kanë të publikuar një të tillë në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë ndërsa disa të tjerë duket se i ka kapur delli për shkollë në moshë të madhe, shpesh, pasi kanë marrë poste të rëndësishme publike si kryebashkiakë apo deputetë.
Situata nuk është aspak e re.
Në vitin 1962 shqiptarët votuan për 214 deputetë në Kuvendin Popullor, emri zyrtar i parlamentit të Shqipërisë deri në vitin 1998. Nga këto, më pak se gjysma kishin arsim të lartë dhe, besojeni apo jo, 14,5 për qind klasifikoheshin në statistikat zyrtare si “pa arsim tetëvjeçar”. Rreth 18 për qind kishin vetëm arsim tetëvjeçar.
Shifrat nuk janë njësoj të krahasueshme me kohën tonë për shkak se Universiteti i Tiranës në atë kohë qe në fillesat e veta ndërsa dhe arsimi fillor qe ende shumë larg nga të qenit universal. Në tri dekadat që pasuan, numri i deputetëve me shkollë të lartë u rrit ndërsa deputetët me arsim më të ulët ra. Megjithatë, në vitin 1982 Shqipëria zgjodhi 250 deputetë dhe nga këto ende 10 prej tyre qenë zyrtarisht “pa arsim tetëvjeçar”.
Vetëm në zgjedhjet e vitit 1987, Shqipëria shënoi përfundimit dhe për herë të parë zero deputetë pa arsim. Ndërkohë, pjesa e deputetëve me arsim tetëvjeçar dhe të mesëm mbeti në shifra të konsiderueshme, pavarësisht se tashmë Universiteti i Tiranës kishte disa dekada jetë dhe vendi kishte diplomuar sakaq rreth 30 mijë vetë. Për zgjedhjet e fundit të regjimit komunist, ato të vitit 1987, 13,6 për qind e 250 deputetëve qenë zyrtarisht me shkollë të mesme ndërsa 1.6 ër qind qenë me arsim tetëvjeçar.
Ka një dallim të madh se si Shqipëria raporton mbi statistikat e kuvendit para dhe pas viteve 1990. Për shembull, vjetarët statistikorë të kohës së komunizmit rendisnin përbërjen e kuvendit sipas gjinisë, sipas grupmoshës dhe sipas nivelit arsimor. Vjetari i fundit i INSTAT i publikuar pak ditë më parë, i paraqet të dhënat mbi kuvendin vetëm në bazë të gjinisë. Është e vështirë të gjesh të dhëna për përbërjen e kuvendit sipas nivelit arsimor pas viteve 1990, pavarësisht se sot konsiderohet e pazakontë që një deputet të mos ketë arsim të lartë. Disa prej deputetëve, CV-të e të cilëve janë të publikuar në faqen zyrtare të kuvendit, u mungojnë të dhëna të detajuara mbi arsimin, p.sh vitet kur kanë kryer studimet apo universitetin që kanë ndjekur.
Sa i përket gjinisë, koha e komunizmit ironikisht mund të konsiderohet si periudha e artë për pjesëmarrjen e grave në politikë, sido që, kjo pjesëmarrje qe thjesht një gënjeshtër si për gratë, ashtu edhe për burrat. Megjithëse shqiptarët votonin në kohën e komunizmit, përmes votës së detyruar ata thjesht certifikonin kandidatin që e kishte përzgjedhur Partia e Punës. E njëjta gjë ndodh edhe sot. Shqiptarët mund të certifikojnë kandidatët që ka zgjedhur njëra apo tjetra parti.
Në zgjedhjet e para pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria pati 82 deputetë nga të cilët, 6 ose 7.3 për qind, ishin gra. Përqindja e grave u shtua vazhdimisht duke shënuar kulmin në vitin 1974, ndërkohë që dhuna dhe shkelja masive e të drejtave të njeriut u shumëfishua gjithashtu gjatë kësaj periudhe. Gjithsesi, statistikisht, Shqipëria kishte 83 deputete të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit 1974 nga 250 deputetë gjithsej. Me 33.6 për qind të parlamentit të përbërë nga gratë, Shqipëria ka gjasa që do të mbante vend të parë në botë për pjesëmarrjen e grave në politikë në atë kohë. Kjo pjesëmarrje masive e grave në politikë atëhere, njësoj si dhe sot, nuk shërben si një tregues i arritjeve të vendit në demokraci.
Njelloj.Asgje s ka ndryshuar.Vec tani deputetet (madje dhe ministra) kane nga tre apo kater diploma , te gjitha te blera dhe vendi lundron kuturu drejtuar nga injoranc.Dihen tashme ne histori produktet e injorances.Lum si Atdheu qe i ka!
Ik mor Petro BAJGA!
Duket qarte perparimi ne arsimim e perfaqesuesve te popullit gjate periudhes komuniste.Ne nje kohe qe pas Luftes 90% e popullsise ishte analfabete (s’dinte shkrim e kendim,e jo me te kishte shkollim) tendenca per njerez te shkolluar eshte e qarte si drita e diellit.
-Perqindja e te arsimuarve me arsim te larte rritet nga 45% ne 1962 ne 85% ne 1987.Perparimi eshte i dukshem dhe nuk pranohet vetem nga HALABAKET!
-Pjesa tjeter eshte po ashtu me shkollim te mesem,por jo ne nivelin me te larte dhe bie nga 23% ne 1962,ne 14% ne 1987 (kjo ne favor te te arsimuarve me nivel me te larte)!
-Duket qe niveli me arsimim te ulet apo te paket bie nga 32% ne 1962,ne 1% ne 1987!
-Po ashtu duhet patur parasysh se ne pjesen e pak arsimuar qe jane perfaqesues te popullit,me shume mundesi bejne pjese personalitete te Luftes,qe ndoshta nuk kishin arsimim te mjaftueshem per vete rrethanat e kohes,por ishin PERSONALITETE qe kishin treguar besnikeri dhe atdhetari me gjakun e tyre e jo me fjale (psh Myslym Peza apo Haxhi Lleshi e te tjere).
-Po ashtu duhet te mbajme parasysh se perfaqesues te popullit mund te ishin njerez te nderuar e te respektuar te punes,qe nuk kishin arsimimin e duhur,por nuk bente vaki qe aty te kushin vend hajdute e ordinere te cdo lloji,sic ka qene mbushur Kuvendi keta 25 vjet!
-Po ashtu nuk duhet harruar se ata qe nuk kishin arsimim te mjaftueshem,gjithmone kishin vetem perfaqesim apo poste honorifike (post per nderim),por ata qe ishin ne poste vepruese dhe zbatuese ishin gjithmone me arsim perkates!
KESHTU O PETRO,QE DUHET TE JESH PRODUKT I INJORANCES DHE CMIRES FSHATARESKE ?
Perpara..!!
Shkrimi dhe krahasimi duhet te vazhdonte me tej, si psh. sa rroge e privilegje merrnin deputetet ne kohen e diktatures,a njihej korrupsioni dhe vjedhja ,a mblidhej kuvendi perdite , sa ishte diferenca e rroges ndermjet nje deputeti dhe nje punetori te zakonshem, sa ishte diferenca e rroges ndermjet nje punetori dhe drejtorit te ndermarjes, po ndermjet nje punetori dhe ministrit te te njejtit digaster?A kishin te gjithe deputetet makine? a kishin zyra e sekretare ,etj.etj. A mund te ndodhte qe nje deputet ne kohen e diktatures, por ne nje shtet te se drejtes,te merrte nje page te barabarte me pagen e 50 pensionisteve te qytetit? e te vidhte tendera e fonde publike? Specialistet e gazetave duhet te bejne krahasimet Ku jane ato rregulla, ato shkolla,ajo siguri, ai punesim, ai ndergjegjesim,ai solidaritet , ai popull ushtar qe ka qene ne ate kohe? Ai rend e qetesi ne tere hapsiren shqiptare?Dhe krahasimi duhet te vazhdoj….
Deputet apo politikanet sot gezojne humor fantastik edhe pse e verteta asht rreale si drita e diellit mbi toke(planet),pikrisht per kete rrealiete,humori asht superfantastik:
Ta dija se kaq lehte merret shkolla e nalt,do kish marre dhe maturen.
Si duket diplomat e shkollave te nalta qe sot ne Shqiperi ka me bollek.Ngarkohen ne gomer ambulant dhe shiten tek cdo politikan apo deputet per tu pais me te. A,do qymyr,me falni diplome zoteri.I kemi te fresketa dhe kembehen me Euro ose Dollar.Zini radhen se ka per te gjithe jo vetem me nga nji por sa te doni 2,3,4 deri sa te ngopeni.Kemi edhe per eksporte jasht shtetit sidomos me Italin ne marrveshje dy palshe te firmosuna ne kohen dulle Berishes.Se dhe ky nuk i la gje mangut Dulles qe ma shume ne inversin e tije me stil diktature demokratike me ngrimje buzeqeshje ne buze.Kerkesat dhe cilesia jane rritur me binjakzime univeristare.
Shenim:
Ju lutemi mos perdorni miza kalit tek bishti i gomarit se do me sakatoni biznesin e nuk do ngelet diplome me mbi kurrizin e universitetit te gomarit ambulant.
Tani 100% me doktoratura. Jemi më mirë.