Në gjithë këto ditë webi i Eurovisionit thuajse u bombardua nga entuziazmi i shqiptarëve. Kurse nga mbrëmë në darkë, sot e në vazhdim, britma ka një fytyrë. Kërkesa e llogarisë. Ku është vota ime? Politikë, jo festival. Euroracizëm etj.1)Në fund vitin që iku Elhaida fitoi në festivalin tradicional të Shqipërisë. Me të mirat dhe të këqijat.
Me historinë e minuseve dhe pluseve, ai është. Ai të çon në Eurovision song. Apo në festivalin e këngës europiane. Një festival që e organizon radiotelevizioni shqiptar. Ai që në një përthyerje gjinie, në historinë e Shqipërisë, i ngjan një gruaje që të gjithë i thërrasin kurvë. Dhe në një vit apo një tjetër martohen me ‘të. Ndofta me qëllimin e mire që t’ia heqin këtë nam.
Por që shpejt kurvëzohen më keq se kjo grua e përçudnuar. Dhe a e dini pse. Sepse aty vlon vetëm tarafi i mikut. Dhe ne jemi kampionët e zëvendësimit të aftësisë me miqësinë. Me marifete të tilla.Kështu mbaj mend se u përfol edhe atëhere. Kënga fituese. Elhaida vet… Kështu është përfolur çdo vit, fituesi aty. Pasi ne, për rrjedhojë të kësaj fryme, nuk mësuam kurrë të urojmë. Por forcuam përfoljen.Madje nisur nga parajsa e kësaj fryme, pati edhe aq shumë insinuata, denigrime. Sa cilado qoftë arsyeja e tërheqjes së këngës fituese nga autori, për mospjesëmarrje në festivalin europian, është rezultat i kësaj zallamahie. Pra rrugëtimi i Elhaidës për në Europë nisi me një ekuivok të tipit shqiptar. Elhaida shkoi aty jo me këngën fituese, por një tjetër këngë. Edhe sikur kriteret të mos jenë cënuar aspak. Eshtë cënuar morali eterik i suksesit.
Tradita apo historiku i një një institucioni të cilin veç ne shqiptarët dimë si ta shtypim, shtrydhim, përdorim, shesim, vjedhim, burgosim etj.2)Në mes të kësaj fushate fyerjesh në murin e festivalit nuk mungon as Italia, Greqia etj. Votat e Maqedonisë po përfliten si të dyshimta. Gjithsesi. Vetëm ne shqiptarët nuk kemi të drejtë t’i vërsulemi me mosmirënjohje, të paktën Italisë. Nuk kemi përse habitemi nga zeroja e pikëve prej Italisë. Asesi Elhaida. Italia është vendi promotor i yni. Na dha skenën më prestigjoze të saj. Na dha suportin e vyer të emrave që janë koha e artë e kulturës së saj. Ne kurrë nuk e bëm këtë.
Edhe pse duket sikur po japim shenja në festkëngësh si ai Klanit, X factor Albania. Prapë nuk kemi vullnetin e artistëve italianë. Do i themi bravo pjesëmarrësve, por fituesin do e nxjerrim nga vetja. Nga miku, nga miqësia. Ne jemi atdheu artistik i miqve. I institucioneve të miqve. Jo i adhuruesve, shikuesve, tregut etj. Ne dhe epokat, dhe zhanret artistike i shpikim për hatër të miqve. Jo të kohës, me kohën, apo të suksesit të një individi. Suksesi tek ne kalon nëpër egon miqësi.Po kështu nuk ndodh në Itali. Ndaj dhe rezultati i pikëve qe zero.3)Nga janari ne pamë të gjithë se si Elhaida, i preu entuziazmin e dy gishtave ish krytares së kuvendit, zonjës Topalli. Më pas deklaroi se unë jam këngëtare dhe nuk dua që politika të përzihet në suksesin tim. Shumë mire bëri. Megjithëse ia kaloi, frymës së politikës, entuziazmit elektoral politik shqiptar. Karshi realitetit të mjerë.Si artiste, derisa krijuesi i këngës u tërhoq, duhej të ishte tërhequr edhe interpretuesja. Nuk e bëri. Veproi më keq se një politikane.Kësisoj la veten të përdorej edhe nga sektorët politikë të pushtetit, bashkë me tepërtinë e përdorimit të frymës së nacionalizmit. Kur është koha e globalizmit.4)Shqiptarëve. Me dashamirësi. Duhet të mësohemi se suksesi nuk është domosdoshmërisht vendi i pare. Eshtë edhe pjesëmarrja. Ndaj quhet festival. Pasi aty shkojnë më të mirët.
Dhe midis më të mirëve nuk arrihet suksesi me entuziazëm. Me simbolet e Shqiponjës, me Shqipërinë e madhe. Me atë flamurin e zi si nga Pakistani. Që po ia marrim shpirtin edhe bacës Isa, edhe Ismailit duke e pretenduar si flamurin e Shqipërisë së madhe. Flamuri i ynë është thjesht i kuq. Dhe Shqipëria është Shqipëri atje ku gjithkush ndihet shqiptar. Nuk kapet suksesi me akuza për rracizëm ndaj atyre vendeve që u kemi thyer dyert. Që na kanë strehuar. Po na japin punë, edukim etj. Me platformat e miqësisë shqiptare. Të miqve virtualë në kafenetë pranë radiotelevizionit. Jo miqve artistikë të tipit sukses. Të atyre që mbushin stadiumet, që ngren skena këngësh në sheshet e kryqyteteve të botës.Jo në fushata elektorale etj.
Dhe e gjykuar më thjesht kënga nuk ishte ndonjë wow siç thonë edhe të rinjtë sot. Ishte thjesht një këngë e interpretuar normal. Nuk ishte një prurje wow.
Sukses është t’i thuash fituesit urime. Të pranosh fitoren e tjetrit. Jo ta paragjykosh. Ne jemi fitimtarë, por të entuziazmit. Dhe kësaj radhe më vjen keq që shorti të ra ty Elhaida. Sinqerisht më vjen keq.
nuk e di por kam idene se ”i gjati” per gyzelet ,do te qendroi per shume kohe pas deres………..
Po kur rona nishliu fitoi vendin e 5 ca thate ?
Pse po heshten dy ngjarjet me te rendesishme qe ndodhen ne ket Eurovision.
1) Te gjithe perfaqsuesit ne ket evente ne momentin e prezantimit i venin reklame vendit te vete me nje pako ne dore e cila vazhdonte me imadhe te bukura nga vendi i perfaqsueses perkatse.
2) Pse pse pse pse pse vetem reprezentusja e shqiperis Alhaida Dani kishte spoti ndryshe nga gjithe te tjeret ajo nuk i bente reklame shqiperis dhe asnje vendi ne shqiperi. Por thjeshte vetes vetes se saj ne Alpet e Austris. Ky ishte nje evente brilante per ti ber nje reklam bregdetit shqiptare ndersa alhaida i bente Alpeve te Austris dhe vetes se saje.
3) Pse shqiperia i dha 8 pike Rusis dhe kush eshte pergjegjes per kete. Kush ka qen ne jurin e shqiperis a???? Ishin ata shqiptare!!!!!! Ka ndikuar ndonje besim fetare apo ideologjike ne dhenjen e 8 pikve Rusis dhe a??? Mos ishte korruptuar dikush?????
Il mor koqe kanari se nuk pashe asnje rresht me kritiku nje festival qe te gjithe e kane parasysh si funksionon
Funksionon mbi baze meritet. Po te jete per gjeopolitike Gjernania duhej te dilte e para se eshte hiperfuqia ekonomike dhe politike e BE-se por mori 0 pike se nuk performoi. Po kur Rona Nishliu u renfit e 5-ta mos valle kishim peshe te madhe gjeopolitike se kemi tsni? Jo por performoi me mire.
DUA te di se kush ja ben frizuren si arabe Elhaides ?
Ndonje arabe besoj, motra e saj ;). Femer pa shije. Me ate krehje flokesh nuk do shkoja as te merrja femijen nga shkolla e jo me ne skene.
Mos kujtoje goca se e kemi “zili” po te korrigjohet per here tjeter.
Arabe si ne forme (emri dhe veshja) dhe permbajtje (me gjak). Prandaj Elkaida ka nje shanc te dyte per te shkelqyer me ilahe per profetin srpse ato i ka kengd te shpirtit sjo dhe kendon mire.
Pjeserisht i sakte por EV eshte komplet VK !!!
Kandidatet kryesore jan gjithmon 1 vend skandinav dhe rusia ngaqe kan “miqesi” te mira me shume vende fqinje dhe ish “dashnore” .
Ku festival BAZOHET ne “miqesi” sa per info o Like
Un nuk e di pse shqipdelet i japin kaq shume rendesi ??? Ne Europe s’pjerdh njeri per te , madje me shume shikohet si program humoristik …lol !!!
Nxirrni kengetar qe te shkelqejne ne arenen kombtare se per EV s’pjerdh njeri , nga te gjithe ata qe kan fitu EV asnjerit si mbahet mend emri pervec nates kur fitojne EV .
Edhe ti zoti Levonja pjese e kesaj haleje qe permende me larte je , eshte kollaj te gjykosh te tjeret atje larg nga amerika
Kenga eshte kenduar ne nje version tjeter ,aspak te bukur ,ku kengetarja nuk nxjerr zeri e paster te fuqishem te saj . Orkestra ne fillim nuk degjohej fare , vajzat gjithashtu . Ai qe i ndrroj stil e te kenduarit ja ka bere me hile .Me ate lloj versioni nuk te voton njeri ne bote. Prandaj nuk fitoi asnje pike .Maqedonia i dha 12 sepse eshte kompozitori i kenges prej Maqedonie . Floket i kishte bere si kur ishte ngritur nga gjumi . KATASTROF !!
Thjesht kenge e dobet o vlla, e pastaj edhe ne anglisht ,po kendonoje ne shqip dhe do kishe me shume sukses
Elhaida u keqperdor nga zullumqaret e RTSH.
Dumkarameletata Dumcakullata
Nje shprehje popullore thote:
MUZIKA:Bashkon popujt.
Nje gje e tille duhet te ndodhe te SHQIPTARET,
pasi niveli i kenges-kengtares ishte mesatare si dhe vete
renditja perfundimtare.
Nuk jam muzikant, por thjesht muzika e mire me ngroh, e shijoj pa e kuptuar pse, sepse dijet qe muzika ka ne radhe te pare ka edhe efektin e saj hedonistik. Per mendimin tim modest, shume kenge ishin me te bukura se e jona dhe Suedia e meritoi vendin e pare. Edhe votimi gjeopolitik dhe parimi i fqinjesise ka influencen e vet ne klasifikim, por ne fund fiton me e mira.
Percaktimi i kenges fituese cdo vit ne Festivalin e kenges tek ne eshte skandal dhe jo profesional, por me klientelizem, qe eshte nje nga shkaqet qe nuk perfaqesohemi mire. Kur nuk ka ndodhur keshtu, kemi arritur rezultat (Rona NISHLIU).
Jam me mendimin e Elton DEDA-s, qe jo domosdoshmerisht, kenga fituese e Festivalit te Dhjetorit te na perfaqesoje ne Eurovizion. FLM dhe suksese Elhajdes…..mos u dekurajo, se nuk eshte faji yt……ti vetem u perdore.
Elhaida je KRENARIA e SHQIPTAREVE mos u dorezo ne presim te na nderosh me skenat me te medha se Eurovizioni (politikan) jemi jashte vendit kemi votuar te gjithe shqiptaret per ty se kemi komonikur me njeri tjertin kemi zbardhur duke pritur zerin tend mahnites qe te ngen mishin kokerr , si as nje pike mos me ta dhane nga Australia pra e polituzuar !!!