Një vend që kriminelët i nderon si heronj ardhmërinë e ka të errët

26 Maj 2015, 18:00Blog TEMA
Një vend që kriminelët i nderon si heronj ardhmërinë e

Nga Enver Robelli

Në Kumanovë këta çlirimtarë të vetëshpallur i lanë pa shtëpi qindra banorë dhe rrezikuan qindra të tjerë për llogari të shërbimeve sekrete të Shkupit. Kurrfarë “çështje kombëtare” nuk është mbrojtur në Kumanovë, sepse vendimin se me çfarë mjetesh duhet të luftojnë për të drejtat e tyre e marrin shqiptarët e Maqedonisë dhe jo haraçmbledhësit nga Kosova.

Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër deri në Spanjë për tregti me drogë.

Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si mbledhës haraçi nga bizneset e Kosovës.

Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si kërcënues të rendit publik.

Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si vjedhës votash.

Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si kriminelë ordinerë.

Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona me dosje kriminale që kanë bërë emër si truproja politikanësh.

Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si padronë kazinosh.

Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër duke koketuar me islamin radikal dhe me pseudoimamë faqezi që për dinarë e denarë e djegin vendin mbarë.

2.
Të quhen të tillët heronj është më shumë se punë e pistë.

Të varrosen të tillët në varreza të partizanëve – është njollosje e luftës antifashiste.

Të varrosen të tillët afër luftëtarëve të denjë të pavarësisë së Kosovës – është njollosje e lirisë së Kosovës.

Të varrosen të tillët afër presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova – është njollosje e përpjekjeve për liri e pavarësi në çerekshekullin e fundit.

3.
Nderohen njerëz me dosje kriminale dhe pastaj shprehet njëfarë befasie agresive kundër Europës dhe Amerikës që po kërkojnë të themelohet Gjykata Speciale për të gjykuar të dyshuarit për krime, pasi si shoqëri dështuam t’i çojmë vetë në qeli. Lartësohen kriminelë dhe pritet që për këtë të duartrokasë Brukseli dhe Washingtoni.

4.
Shteti i Kosovës këto ditë nuk ekziston. Hesht kryeministri. Hesht kryetari i partisë më të madhe. Heshtin edhe krerë të tjerë institucionesh. Heshtin ata që nuk do të duhej të heshtnin. Heshtin eksponentë të shoqërisë civile. Heshtin edhe ata që nuk heshtën as në kohën e Rankoviqit, as në kohën e Mareshal Titos, as në kohën e Millosheviqit. Një shoqëri që dorëzohet para kriminelëve – pa marrë parasysh çfarë nacionaliteti kanë ata – nuk e meriton lirinë. Kurrë më pak se sot shoqëria e Kosovës nuk e ka merituar lirinë. Dhe rrallëherë liria e Kosovës ka qenë më e nëpërkëmbur se sot, ku politikanë të rangut të ulët e të lartë, deputetë e deputete bien në gjunjë para njerëzve që për një duq para shndërrohen në maskarenj. A do të donin këta deputetë që disa prej të dyshuarve për krime të rënda t’i kishin model për fëmijët e tyre në Republikën e lirë e të pavarur të Kosovës? A do të donin që dilerët e drogës të jenë shembull për fëmijët e shtetit të Kosovës?

5.
Në Kosovë të drejtën e kanë marrë në dorë një tufë keqbërësish që për t’i mbuluar krimet dhe haraçin u bëjnë “nderime ushtarake” personave që do të duhej ta kishin vendin në burg po të mos ishin vrarë në një përleshje të pakuptimtë me forcat maqedonase.

Këta njerëz askush nga popullsia e Kumanovës nuk i ka ftuar për t’i çliruar banorët e një lagjeje të Kumanovës. Shkoni dhe pyetni qytetarët e Kumanovës, që kanë mbetur në rrugë dhe tërë ditën e natën vetëm mund t’i sodisin shtëpitë e tyre gërmadha. Ata, banorët e Kumanovës, do të thonë se këta njerëz nuk janë çlirimtarë. Shkoni dhe bisedoni me një zot shtëpie tani pa shtëpi, i cili do t’ju tregojë se këta keqbërës janë futur në lagje dhe kanë rrezikuar banorët, madje edhe invalidët. Duket e pabesueshme që në këtë shtëpi kanë shpëtuar një djalë 18-vjeçar që e ka prekur plumbi në sup, kanë shpëtuar edhe 5 invalidë, prej tyre 4 të verbër.

Një tjetër zot shtëpie do t’ju tregojë se si e ka humbur shtëpinë në vlerë prej 250 mijë euro dhe si i janë traumatizuar fëmijët, të cilët tani po gjejnë pak qetësi në Zvicër. Një prind tjetër do të tregojë se djalin e keqtrajtuar rëndë nga policia maqedonase e ka dërguar në Zvicër për shërim. Nuk është kurrfarë trimërie t’i futësh në rrezik qindra banorë civilë për të bërë një luftë që është kurdisur kafehaneve që gjenden në rrugën Prishtinë-Shkup. Në Kumanovë këta çlirimtarë të vetëshpallur i lanë pa shtëpi qindra banorë dhe rrezikuan qindra të tjerë për llogari të shërbimeve sekrete maqedonase. Kurrfarë “çështje kombëtare” nuk është mbrojtur në Kumanovë, sepse vendimin se me çfarë mjetesh duhet të luftojnë për të drejtat e tyre e marrin shqiptarët e Maqedonisë dhe jo haraçmbledhësit nga Kosova.

6.
Marrëzinë e Kumanovës nuk duhet ta blejë askush si akt patriotik. Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni nuk është e mirë për shkak se nuk po zbatohet Marrëveshja e Ohrit. Por, ajo gjendje nuk është e tillë që do të arsyetonte ndezje konfliktesh të armatosura. Nga ana tjetër: shqiptarët në Maqedoni nuk i kanë harxhuar mjetet politike për të luftuar për të drejtat e tyre. Kanë një parti në qeveri dhe nëse kjo parti nuk i përfaqëson interesat e tyre, atëherë le ta zgjedhin një tjetër. Në pothuaj çdo institucion kanë përfaqësues të tyre. Nëse s’janë të kënaqur me ta, le të dërgojnë zyrtarë më të zotë. Në këtë betejë politike shqiptarëve të Maqedonisë nuk u duhet ndihma me armë e asnjë keqbërësi.

7.
Pa marrë parasysh ç’vepër heroike mund të ketë bërë në të kaluarën ndonjëri nga të vrarët në Kumanovë, shndërrimi i tyre i mëvonshëm në mbledhës haraçi dhe autor krimesh të tjera i bënë ata të padenjë për të qenë model i heroit në një shoqëri të pasluftës. Kundër tendencës së konvertimit të kriminelit në hero duhet të protestojë shoqëria, nëse dëshiron një të ardhme më të mirë se sot. Ndryshe vazhdojmë të jemi shoqëri hipokrite e dominuar nga dallkaukët. Ja një shembull për këtë: ditë më parë në një rajon të Kosovës u zbulua busti i një luftëtari. Folësit me atë rast thanë se i ndjeri kishte rënë në ballafaqim me forcat serbe, se kishte luftuar heroikisht, se ishte sypatrembur… Derisa i dëgjonin këto fjalë shumica e të pranishmëve i pëshpëritnin njëri-tjetrit në vesh, duke treguar detaje se si luftëtari ishte vrarë nga UÇK. Këtë e dinin të gjithë dhe të gjithë i duartrokisnin versionit të pavërtetë të ngjarjes.

8.
Edhe sjellja e politikanëve të Kosovës ndaj disa prej atyre që u vranë në Kumanovë dhe që dihet se ishin njerëz me dosje të trasha kriminale është po aq hipokrite sa ajo para bustit të luftëtarit të lartpërmendur. Me këtë mentalitet një Gjykatë Speciale është pak. Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë mund të ketë edhe ndonjë idealist të mashtruar, por kjo nuk e bënë veprimin e tyre të pranueshëm.

55 komente në “Një vend që kriminelët i nderon si heronj ardhmërinë e ka të errët”

  1. AK-47 says:

    Shkrim antishqiptar!

    1. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

      AKari47, ti je antishqiptar qe mbron kriminelet duke shkatrruar shtepite e kumanoves.

      1. AI says:

        Shtepite e Kumanoves i shkaterroi policia o loqe, nuk i shkaterruan ata qe ishin te rrethuar dhe i kishin per mbrojtje…

    2. atdhetari says:

      Cfare ka antishaiptare ne kete zhmrim, nese jane te verteta?

    3. tfgs says:

      Dhe keta sunite kriminele e te piste,palloshi kryeminister i Shqiperise i quajti ”heronje”!!!!madje duke kerkuar dhe nje minut heshtie………….!!!!!!! o Zot,perse kemi kaq shume te tredhur!!!???
      Nje BRAVO per E.Robellin!

      1. Toni KS says:

        Fredi Belerin terroristin qe vrau ne gjume ushtaret shqiptare ju e quani hero apo jo? Pse mendon qe vetem “heleneve” lekurezi ju lejohet te jene hipokrit?

        1. ben says:

          Nese

          Ky tipi i himares eshte si thua ti.
          Atehere e zeza e ketij vendi eshte me e zeze se cduket.se i bie qe hipokrizia e e cdo institucioni te shtetit shqiptar qenka galaktike qe lejoka nje njeri te tille te behet kryebashkiak.por dyshoj te kjo qe thua ti o turkoshakdsi jo ne eshte apo jo i tille beleri.

          Enver robelli te lumte bravo
          Paska ngele pak gen shqiptari dhe ne kosove nuk e paska mbytur komplet fara e keqe turke.

          1. Toni KS says:

            Te fala Vasiliqise.

    4. iliridistan says:

      Pse? Per cfare luftuan keta idiotet nuk e morrem vesh. Per shqiptaret e sigurt qe jo. KOsova eshte shnderruar ne nje shtet kriminelesh dhe matrapazesh, UDB-ashesh dhe mashtruesis qe edhe pse gjate luftes se KOsoves fshiheshin ne Beograd sot kane marre meritat si luftetare dhe clirimtare. Ky eshte kombi dhe bananarepublika e Kosoves.

      1. Dardan says:

        Lirida. Ike ore se nuk ka ngele pordha jo te gjykoje kosoven se si eshte, ike vizito njeher pastaj flasim e mos gjyko me ligjerata te popave ketu.

    5. ivani i madh says:

      Ky trapit rezidimund te jete spiuni I tyre ku na ngrihet si patriot duke akuzuar se ngrihet tradhetia dhe ulet e poshterhet heroi dhe na I nxjer te lare e te pa njollosur Rugoven ortakun dhe bashkëpuntorin e Milosevic dhe UDB.Sipas pikave qe rendition jane 9 te sa u vrane dhe te gjithe dolen kriminele,trafikante e ku di une vetem ky I di.Besoj se ky palo analisti duhet te dije shume me qe besoj se mund te jete brenda strukturave te sigurimit sllavomaqedonas.Ketij palacos nuk I dhimsen kumanova e kumanovaret po Grojefskit qe e ushqen si qen qe ta nderseje kunder shqipetarve.

    6. Dardan says:

      Eshte heret shum heret te flasim per ate qe ndodhi ne kumanove pamvarsisht se varianti i Enver Robellit ju pelqen me shum qunave te janullatosit.

      Eshte e vertet dhe gjithe kosova e dine se 2-3 vete nga 40 djemte e kosoves qe luftuan ne kumanove kishin precendent penale te lidhur me krimin por ne kemi gjithe politikajt shqiptare te lidhur me krimin megjithate kjo nuk duhet te jete precedente per ti perbaltur te gjithe ata djem.

      Ngjarja e kumanoves ende nuk dihet pse nodhi dhe si nodhi, prandaj nuk duhet te paragjykojm para kohe edhe nje fakte ata djem qe u vrane ne kumanov te gjithe kan qen pjesmarres se luftes ne kosove lugin te presheves dhe ate te maqedonis ata po nderohen si hero per pjesmarrjen e tyre ne tri lufta per lirin e shqiptarve ne kete momente ne poj rrespektojm dhe nderojm per kete. Ndersa per te berat e disa pas luftes nga ky grupe do diskutojm heren tjeter.

      Ne poj perkrahim keta djem per balle sllaveve kjo eshte diferenca ne kosovaret ne vitin 1989 perkrahem masivishte edhe liderin e athershem komuniste Azem Vllasin,

      Biles me kujtohet edhe parulla e studentve te kosoves. Ooo Azem O tradhtare Pot Perkrahim se je Shqiptare.

      Pra ne poj perkrahim ne ket momente keta djem perballe rraces me te poshter te evropes sllavo maqedonve qe jan 1000 her me te poshter se Serbet dhe Ruset bashk.

  2. Albani says:

    Nuk ja vlen te lexosh idiotesira,ato ti lexoje vetem tfgs me shoke dhe te kenaqet.
    Per Shqipetaret e vertete kush lufton kunder shovinizmit sllav dhe grek do te mbetet hero ne jete te jeteve.

    1. iliridistan says:

      U dhjefshi ne gjume ju majmunet anadollake qe na jeni vene ne krye te sofres dhe ju duket vetja patriote. Per sa kohe qe kerkoni baben nje mut do gjeni ne Europe dhe ne nes te shqiptareve te Shqiperise. Greku na mbajti gjalle si komb dhe ju perseri me grekun e keni zene si ai qeni i vogel qe te kafshon pantallonat kur i kthen kurrizin dhe ia fut vrapit kur i kthehesh.

      1. Jeronim de Rada says:

        Eshte e kunderta. Greku gjithmone na luftoi si komb!!!

        1. ben says:

          Jeronim de rada ne nick
          ne te vertete mahmut.

          Ty eshte e vertete dhe sigurt qe greket te kane luftuar si komb.

          Po edhe ne shqiptaret nuk vijme mbrapa 500 vjet lufte kemi beri me seren tende.

          Vertet kemi pasur shume hamza mes tone po juve turqve gjithmone jua kemi q… robt.

          Edhe mos ki turp nga Emri yt mahmut ti nik je shqiptar qe te germosh 2-3 breza e te nxjeresh llagapin e krishtere ske ci ben zoti nuk i beri te gjithe njelloj

          1. Jeronim de Rada says:

            Nese te intereson mund t’i tregoj emrat e familjes time deri ne 15 breza. Ata kurre nuk nderruan as komb dhe as fe.
            Per mua armiku nuk ka dallim. Njejte i urrej turqit, serbet, greket. Dhe do te vazhdoje qe t’i urreje deri atehere kur ata do ndryshojne dhe me nuk do te kene qendrim armiqesor ndaj nesh. Uroj qe kjo te ndodhe shpejt.

            1. tfgs says:

              Ja dhe i tredhuri i radhes……….o Zot,nuk na dilnin sunitet por do tu shtoheshin edhe te tredhurit si ti…….!!!
              Ka shume si ti qe ndoshta pa qene fare ne Greqi,pra pa njohur rrealitetin dhe historine e vertet te Greqise por ne vecanti te arvaniteve ne lidhje me luften per existence ne token shqiptare,lufte e cila vazhdon edhe sot mes muslimon brodhers dhe orthodhoxeve apo edhe katolikeve,flasin si e ema e Zikes ne maj te thanes……………!!!!
              Nuk e di nese duhet te zgjatem,pasi nuk di se cilin kam perpara,ndoshta nje kopan,kshq po e mbyll me kaq pasi do te ishte me mire te nxjerr Ziken[qenin] volta ne platia…………

            2. tushi says:

              Une urrej vetem injorancen e hekullit 21 te ne shqiptaret. Shqiptaret tani veq kane nevoje edhe per nji Rilindje . Gjate historise kemi pase dy rilindje ndersa tani kur eshte ne luhatje identiteti yne pa tjeter duhet te na Rilind ardhmeria evropiane., per ndryshe do te zhdukemi si komb.

  3. sakte , shpejt , bukur e pa gabime

  4. Dervish Hima says:

    Bravo Enver Robelli, i ke rënë pikës.

  5. patllakja says:

    Më në fund foli njëri me këllqe.

  6. vk says:

    Mire e ke thene!

  7. agostin says:

    Pervecse komplimenteve ,nuk munde ti shtoje asgje kesaje analize speciale.Nje vend qe nderon “eskobaret”,eshte dhe Shqiperia. Me deshmore te tille ,dhe me kenge dedikuar ketij lloje “Heroi,”kemi vite qe jemi mbushur. Brravo Z.Gazetare.

    1. shqiptari says:

      pse,ti nga e di qe ato qe shkruan ky palo gazetar jane te verteta?

  8. atdhetari says:

    Tu befte fjala pushke o njeri i kombit.
    Ke thene nje te vertete te hidhur.

    1. ermal says:

      Po mire more atdhetari, si mendon ti? Per cfare duhej kjo gje tani pikerisht ne momentin qe Gruevski po fundosej?

  9. alb says:

    nuk jam dakort aspak me artikullshkruesin.
    edhe nese kane qene ashtu sic pretendohet te pakten keta “kriminele” dhane jeten per kombin e tyre ndersa ky artikullshkruesi nuk e jep as per familjen e tij.
    do ti beja nje pyetje keti zoteris. nese nuk do ishte lufta e UCK’se dhe keta “kriminelet” a do ishte sot Kosova e pavarur me idhuin tend pacifistin ibrahim rugova.ndoshta ne mijevjecarin tjeter.
    prandaj ky ja fut kot ne tym per te bere interesantin ose shkurt eshte nje tradhtar i shitur.

    1. mama says:

      Per qfar e dhanen jeten vetem ata e dijn. Po qe pasuria e familjeve Shqiptare ne Kumanove u shkaterrua per kete jemi deshmitare. Kosova eshte e pavarur per shkak masakrave ne Reqak, Prekaze etj.. E jo si rezultat i vellavrasjeve me direktiva prej hotelit Rogner nga Tirana.

  10. replay says:

    Heheeeee dilema 100 e shume vjecare shqiptare ,kush eshte heroi dhe kush krimineli ?deri tani kane fituar kriminelet

  11. beni says:

    Bravo. qe ke kurajon ti thuash gjerat sic jane. e jo si politikanet shqiptare bythece te Tiranes, Kosoves dhe Maqedonise..

  12. Atdhe says:

    Se ka shqipfoles si ju pa jemi ne kete gjendje ne shqiptaret , nuk jemi ne kete gjendje nga drogmenet e kriminelet se ato jan me kokra . Po shushunja si puna jote po na pijne gjakun cdo dite . Mallkuar tradhtaret i lutem redaksise se shkrime te tilla as ne wcc se kan vendin

  13. Ben Dibrani says:

    Bravo Robell, ne te shtetit Shqiptar nuk i njohim personat ne fjale dhe ishte vertet shume e turbullt e gjithe kjo ngjarje. Ashtu sic thua edhe ti, sherbimet e fshehta sllavo-maqedonase duke shfrytezuar elemente te caktuar (qe ju i njifni shume mire) arriten te organizojne ate ngjarje te shemtuar qe megjithse i ka shkuar sipas planit, deshtoi ne qellimin final duke e nxjerre qeverine Maqedonase edhe me te dhjere se me pare. Kur pashe nje foto me nje imam te ndyre, m’u ndot e gjitha. Mendoj qe ke te drejte.

  14. Tarasi says:

    Bravo ! Shumme e sakte : Eshte pa te ardhme nje vend ku heronjve ju vjen turp te jene Heronj, ndersa kriminelet krekosen me dekorata …
    Turp per Pushtetin e Kosoves.

  15. dardani says:

    Pajtohem plotesisht me shkrimin. Nuk I heq asnje germe. Jemi nje popull dyftyresh, genjeshtare, servil dhe frigacak. Hajnia =zotesi, forca = respekt, sinqeriteti = budallellek, I DREJTI = paaftesi, krimineli = hero, etj etj

  16. arben says:

    Kumanova eshte nje kurth per shqiptaret te cilet kudo ku ndodhen duhet ti qendrojne larg e te mos bien pre e saj.Ky kurth eshte ideuar ne guzhinat e sherbimeve sekrete te vendeve fqinje me qellim te vetem dhenie ndihme Gruevskit per ta nxjere ate si shpetimtarin e kombit maqedonas pas goditjeve qe ka mare nga opozita.Kujtoni deklaratat e drejtuesve te sherbimit te zbulimit serb qe thane se kishin informuar qe perpara se te hynte grupi kosovar ne Kumanove.Kete e tregon dhe vete aksioni I policise maqedonase qe u krye me brutalitet kriminelesh dhe me informata te sakta per cfare mund te ndodhte dhe per pasojat.Pra cdo gje ishte e para pregatitur me se miri..Sa per grupin e kosovareve qe u vrane apo u kapen te gjalle pa hyre ne hollesi dhe pa ditur se cfare perfaqesonin mund te thuhet se nga vete menyra e aktivitetit te tyre, pasojat, koha dhe vendi ketij aktiviteti te krijohet bindja se ishin duke realizuar planin antishqiptar te sherbimeve te huaja dhe duhet te zbulohet se a kane patur dhe mbeshtetje nga persona te tjere brenda apo jashte Kosoves.Per mendimin tim ata nuk e meritojne te quhen heronj pasi e vetmja gje qe kombi shqiptar duhet te distancohet eshte dhuna.Endra e jone per bashkim kombetar do te realizohet vetem me mjete politike dhe brenda shtepise europjane.Cdo veprim tjeter eshte I inskenuar dhe pregatitur nga qarqet anti shqiptare dhe duhet te konsiderohet tradheti ndaj Atdheut.

  17. Reka e Keqe-Ereniku says:

    Shume e vertet dhe identike me luften e UQK-se ne Fshatrat e Gjakoves 1998-1999.Qfare bente UQK-ja gjate luftes se Kosoves,hynte ne qendra te fshatrave ku ishin 100% shqiptare dhe fillonte ta gjuante kallash perpjet,sapo ndegjonin forcat Serbe ushtimen e kallashit ata vinin menjeher dhe fillonte lufta 30 minuteshe kaq ishte sepse UQK-ja e Ramushit ikte,popullsija banorte e fshatrave mbetnin ne duart e Serbve mandej fillonin maltertimet kallja e shtepive,gjat luftes se Kosoves,Kumanove ishte edhe Juniku ishte edhe qarshija e vjeter e Gjakoves ku u kallen dhe u rrafshun per toke……keta kane qen kriminela dhe pik…. NA FAL KUMANOVE……po Ramush Hajredinaj ku eshte mos e ka pa kush se ku eshte strukur nuk po i ndihet zani ketij krimineli pranut para prej Gruevskit dhe Bossit te droges Mijakovskit per shkatrrimin e shtepijave te Shqiptarve Enver Robelli ty hallall ta befte zoti per kete shkrim….edhe mua mu ka kall shtepija ne luften e Kosoves fal ketyre trimave te Ramushit njejt ben si ne Kumanove

    1. shqiptari says:

      po fajin kush e kishte,”UQK”sic e quan ti,(se ne shqip i thone UçK) apo serbet e armatosur gjer ne dhembe qe digjnin shtepite?Mos harro se fale UçK-se sot keni shtet te pavarur

    2. Dardan says:

      Reka e keqe ereniku. Edhe ti si Enver Roblli per inatet e tija personale perdhos gjithe luften e luftetaret e UCK,se inatet qe ke ti me Ramush Haradinajn shpalosi ne nje forme tjeter por jo duke perdhos gjithe luften e kosoves per liri, edhe ne kemi familjar ne kosove edhe ne disa kemi jetuar ne kosove gjate luftes por nuk paskem degjuar per gjera te tilla.

  18. Jeronim de Rada says:

    Z.Enver Robelli eshte nder te vetmit opinionist kosovar qe ka guximin dhe sulmon keqeberesit. Ai gjithmone ishte i tille. Para disa vitesh ai shkroi: “Nje popull qe perballet me te metat e tij, ka shpresa per perparim. Nje popull qe i pelqen t’i ike ketij ballafaqimi dhe fajin per cdo deshtim e kerkon te te tjeret, te fqinjet, fuqite e medha, te dreqi e i biri, ai popull zor se mund te gjeje rrugen drejte nje ardhmerie relativisht te mire”.
    Edhe nje here – urime per shkrimin!

  19. Pelasgian says:

    epo …shko merru ti me “diplomaci” me gruevskin ….

    kur diploleshcia s’funksiono , kerrcet pushka perndryshe kthe bythen e rri si pule …

  20. Matis says:

    …nje gje nuk kuptova, ai tubim masiv ne varrimin e tyre si u organizua dhe kush i nxorri njerezit me detyrim nese keta paskan qene thjesht nje grup me horra, perse kane luftuar per ceshtjen e kosoves edhe bijte e shqiperise kur askush nuk i thirri ne lufte apo mos valle do te duhej te kishin frike se po te vriteshin skerkave do te quheshin nga propaganda Sllave si Kriminele e te droguar apo trafikante,Perse nese Popullata vendase ka qene e distancuar nga kjo ngjarje u godit me nje furi aq te perbindshme duke terrorizuar dhe dhunuar te verberit e femijet , e duke u shkaterruar shtepite ne ate menyre,sepse une nuk di qe keta “kriminelet” kishin bujtur ne ndonje hotel me 5 yje meqe paskan patur edhe burime financiare te bollshme,Nese popullata vendase eshte e paperfshire ne incident si e shpjegon autori , shqetesimin Boteror nga Rusia ne USA per rrjedhen e rrezikshme te cilen mund te marrin ngjarjet.Edhe Hashim Thaci po te shkoje sot ne Serbi serbia do ta arrestoje si kriminel lufte, sikunder kriminale eshte paraqitur edhe lufta eUCK nga boll qarqe nderkombetare , filoserbe:Ka edhe argumenta te tjere te cilet mund te permendet per te kuptuar qe artikullshkruesi eshte ngutur te konkludoje per ngjarjet duke u bazuar me shume tek burimet zyrtare sllavo maqedone, nderkohe qe do te duhej ashtu sic po behet presion qe te hetohet thelle ngjarja e kumanoves dhe mos te sherbej si instrument qe te ndeze fitilin e ndasive

  21. ivani i madh says:

    Ky trapit rezidimund te jete spiuni I tyre ku na ngrihet si patriot duke akuzuar se ngrihet tradhetia dhe ulet e poshterhet heroi dhe na I nxjer te lare e te pa njollosur Rugoven ortakun dhe bashkëpuntorin e Milosevic dhe UDB.Sipas pikave qe rendition jane 9 te sa u vrane dhe te gjithe dolen kriminele,trafikante e ku di une vetem ky I di.Besoj se ky palo analisti duhet te dije shume me qe besoj se mund te jete brenda strukturave te sigurimit sllavomaqedonas.Ketij palacos nuk I dhimsen kumanova e kumanovaret po Grojefskit qe e ushqen si qen qe ta nderseje kunder shqipetarve.

  22. Reka e Keqe-Ereniku says:

    Per “Shqiptarin”si dukej se nuk ishte vetem nje fshat qe kallej prej Serbve te cilet pritnin haptazi nje shkas per kalljen dhe debimin e shqiptarev nga fshatrat etnikisht te pastra shqiptare dhe dhe kete shkas ja jepte UCK-ja(ke te drejt)e Ramushit pra imagjino 30 minuta luft dhe iknin e neve na linin ne dore te Serbit kjo ishte taktika e UCK-se me komandant Ramushin….”qeni i keq ta bjen ujkun te dera”kupton o”shqiptar”mos harro se kurrgja nuk eshte Kumanova se q’ka ishte bere Juniku 100% Shqiptar,ishte i djegur i teri fal kesaj taktike alla Ramushqe,FARK-u me Komandant Tahir Zemen luftonte ne bjeshke ne male ndersa ky Ramush Krimineli ndezte luftra ne fshatra me 100%shqiptare dhe behej se po luftonte imagjino gjylja e topit Serb kurre se gabonte cilin nese se vriste nje UCK-ist,vriste nje civil ose shkatrronte nje shtepi shqiptari,dhe kur serbet iknin se mbaronin pune vinte UCK-ja me kom.Ramutin tu bere defilime idijoteske si qlirimtare…………

  23. Reka e Keqe-Ereniku says:

    Per “Shqiptarin”harrova te pergjigjem se Kosova nuk eshte qliruare fal UCK-se po fal politikes se menqur te presidentit Rugova qe beri MIK-qe shtetet e vendimarrese dhe NATO-n,se sa per UCK-n hahaha spo e shefe se si eshte kriminalizu shoqrija shqiptare ne Kosove fal komandanteve te UCK-se si po e bejn PAQEN ashtu edhe luften e kane bere……….

  24. Drenicak says:

    Enver kurr shkrim me brilant nuk ke ban.
    Ky grup kane qen hajna kriminela terrorista islamik .
    Qfar budallaku sot gjithe ai njeri ne vorrim te kriminelve….

  25. Sali Qeni qeni i qenit says:

    Te lumte Enver! Shyqyr qe paska edhe gazetar me mend. Nuk e dine shumica e shqiptareve se ato veprime te Kumanoves mund ta çojne shoqerine shqiptare aty ku se mendojne dhe as qe e marrin me mend. Bravo! Bravo, per guximin dhe intelegjencen.

  26. tE,GJITHJU,QE E LAVDRONI ENVERRUBELLEN,JENI TE NJEJTET ANTISHQIPTAR,SI AI,DHE JU!
    Ata,trima qe i perjetuan tre luftra,mjerishte u manipuluan nga gjakprishurit shqipfoles te punsuar ne sherbimin sekret maqedon dhe ruso serb.
    Ata djem patriot dhe luftetar dhe trima,ran ne kurthen e sherbimeve te atyre shtetetve qe jan kunder shqiptarve dhe shqipris,dhe pse pikrishte ndodhi qe nga gjysma e vitit te 2013,qe tradhtaret shqipfoles filluan te marin lidhjet me ata ish komandante te fort?,pse pse nuk e bejni nji pytje te till,kur vet tani po dalin sherbimet e ktyre shteteve dhe po thon se sherbimet tona i kan kontaktuar kta individ,pra pse e pasken bere kete?
    Po,ju qe jeniperkrahes te enver rubelles,jeni antishqiptar edhe pse e dini se jan te manipoluar djemt por ja qe keni ngel te till anti uck.
    Po,ashtu qe nga shkurti doli zajevi me ata mbombat e tij,dhe porsa filluan ato mbomba,kunder gruevskit dhe qeveris kriminale te tij,ai pra zajevi e paralajmeroi nji gje te till,se per te shpetuar veten dhe qeverin e krimit gruevski dote beje ndonji krim dhe dote beje nji matrapazllek,per te orientue popullin maqedon nga problemi gjoja me shqiptaret dhe ai si hero te dal para maqedonve se e shpetoi maqedonin prej shqiptarve,pra kjo u vertetue me 9,mai ore njerez te pa dije dhe te pa shpirt.Ne,vend qe tju dhymbsen ata djem te nanave ju i qujni tradhtar i qujni kriminel,po ju jeni tradhtaret dhe keiminelet ma te medhej bashk me rubellen,te popullit shqiptar.Ata,djem u vran,pasi u dorzuan mor te poshter ata u dorzuan se e pan se ishin tradhtuar more te flliqur,ata mjerisht pasi kishin hije ne kurthe e kishin kuptuar,dhe tani ju bythpalaret shqipfoles po i shajni pasi kan vdekur dhe masakruar nga sivllezrit tuaj tradhtar e shqipfoles.I PA HARRUAR KOVTE EMRI I TYRE,PER JETE TE JETVE,LAVDI JU KUFTE PAR JET VEPRA E TYRE KOMBTARE.VDEKJA E TRADHTERAVE DHE SHQIPFOLSVE GJAKPRISHUR.

    1. mirel says:

      po mire or ti, njehere u tha qe ishte skenar I Grueskit, tani doli qe grueski paska patur te drejte.
      Lufte e quani ate ne Kumanove ju?
      Ajo ishte terror ndaj popullsise
      nje bande qe del vetem me nje certificate pas terrorit ngrihet dhe deklaron qe paska nje kauze, qe askush nuk e di..
      si u mbine keta njerez midis banoreve te Kumanoves cudi eshte
      dhe cfare kauze mbrojten aty, vec masakres se popullsise?
      Ata I dhane krahe Grueskit, serbeve dhe grekerve qe te behet terror ndaj shqiptareve, po me permasa me te medha se Kumanova.
      Ajo deklarata e Ilirides e hartuar ne nje shqipe te paster letrare..
      ajo eshte nje organizim I grueskit dhe I dores serbo-greke qe nepermjet xhihadisteve mbjellin mjegull per te fajesuar shqiptaret
      kush ka rene pre per idealin e vertete, per ate me vjen keq..
      per organizuesit, ata jane antishqiptaret me te medhenj

    2. Jeronim de Rada says:

      Qellimi i ketyre “partioteve qe rane per Atdhe” ishte sulmi dhe lirimi nga burgu i sigurise se larte i dy kosovareve shume te rrezikshem. Pas lirimit ata dy te burgosurit, si islamik qe ishin do te shkonin per ne Siri. Keto te dhena i jep Policia e Kosoves. Pra keto te dhena jane zyrtare. Per me shume informata shiqo linkun: http://www.gazetaexpress.com/lajme/plani-te-liruarit-nga-burgu-i-gerdofcit-do-te-shkonin-ne-siri-103657/

  27. Pranvera says:

    Nuk eshte hera e pare qe shqiptaret po i hane me lehtesi,kurthat dhe krimet e armiqve tane.te gjithe kemi qene te dyshimt,per kete ngjarje,dhe pikrishte per ate se shumica ishin nga kosova,a dihet mire kush po e udheheq kosoven,e çka i kane bere e ,jane ka e shkatrrojn çdo dite.dihet qeshtja e mitrovices,perse nuk shkuan ne mitrovic.ne maqedoni ka shqiptare gati sa ne Kosove,dhe jane shumic dhe autokton,pse spo i kerkojn te drejtat e veta,po ju paska mbet ketyre nga kosova me shku me i liru.sikur te shpallet lufte,ateher do te ishte krejt diqka tjeter,por ti po hyn si grup i armatosur me nje shtet qe ka ushtri,polici,kufi,ska logjik.mirpo me se miri eshte qe te presim te zbardhet e verteta,edhe se nuk besoj shum qe do te zbardhet,se kjo ska qen e pergaditur nga shqiptaret.por shqiptaret kane qene vegla,dhe shumica tradhtare.

  28. Alby says:

    nuk besoj se eshte shkrim personal i ketij “autori”. thjesht do kete bere google translate nga artikulli i ndonje “autori” sllav

  29. maraku says:

    Te gjith keta injorante qe levdojne keta trimat e medhenj te kumanoves i pergezoj per nje dicka te vogel :Te pakten paski mesuar te shkruani dhe te postoni se per gje tjeter jeni thjesht injorante .

  30. vizioni i Bashes says:

    Saktë, zoti Robelli, por nuk na pëlqen, s’ke ç’i bën…

  31. ????? says:

    Po si flitet ne ket menyre per njerez te vdekur??? Po mos te kishte asnji dyshim ne akuzat qe sjell nji njeri normal me perjashtim te psikopateve nuk njollosin te vdekurit. Pas matoshit dhe spahiut edhe nji psikopat lindi. Ne çdo luft shume njerez problematik ne shoqeri veprojn si “heroj te vertet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje