Lidhja e votës rrezikon lirinë e procesit zgjedhor

27 Maj 2015, 16:03Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti *

Urdhëri partiak, që jo vetëm e orienton por edhe e detyron hedhjen e votës “pro” partive që kanë nën vartësi administratën zyrtare, së bashku me shfrytëzimin e postit zyrtarë për detyruar lidhjen e votes kundër dëshirës e vullnetit të votuesit, janë trendi më i fundit i ardhur nga rradhët e denoncuesve të fenomeneve të mbrapshta zgjedhore.

Urdhëri: “Duhet të siguroni patjetër nga dhjetë votues, me numër kartë identiteti ”, është alternativë partiake që ngërthen si zyrtarët e institucioneve qendrore e lokale të punësuar nga partitë e koalicionit të majtë, ashtu edhe nga ato të atij të djathtë”, raportonte ca ditë më parë “arberia news”, ndërkohë që praninë e fenomenit të votëlidhjes e bënë publikisht prezente deputetja Zhozefina Topalli, por edhe rrjetet sociale.

Në seancën e fundit plenare të Kuvendit, nga foltorja e Parlamentit, deputetja e Partisë Demokratike, Zhozefina Topalli, e drejtoi gishtin nga Kryeparlamentari, Meta, i cili është, njëherësh, edhe kryesues i forcës politike Lëvizja Socialiste për Integrim, duke i bërë thirrje të prapsojë urdhërin, që rrezikon degjenerimin e procesit zgjedhor vendor, ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke e justifikuar akuzën me frikën e opozitës për humbjen e 21 qershorit, por edhe duke e inkurajuar që provat e disponuara ti paraqiste në organin e Prokurorisë.

“Kemi të dhena dhe po punojmë ti dokumentojmë se LSI-ja, në Spitalin e Shkodrës po u merr kartat e identitetit dhe nuk do i japin ato deri sa të votojnë. Me fjalë na është thënë nga vetë personeli”, shkruante në koment të lajmit në faqen FC Vjollca T., ndërkohë që po të njejtat denoncime kanë ardhur në rrugë konfidenciale gojore, nga punonjës të Postës në Berat, nga Fieri, nga Tirana, nga Kuçova, nga Lezha etj.

Që të gjithë për të njejtin shqetësim, atë të urdhërdhënies partiake që e detyron hedhjen e votës “pro” kandidatit garues, që përfaqëson forcën politike, e cila ka nën vartësi administrative vendin e punës.

Madje jo vetëm kaq, por informacionet thonë se, gjithë titullarëve drejtues u është dhenë urdhër i prerë për ti detyruar nënpunësit, që kanë nën vartësi institucionale, të sigurojnë përveç votave të rrethit të tyre familjar edhe votues të rinj, që në procesin zgjedhor të 21 qershorit 2015 ta hedhin votën “pro” kandidatit të partisë që i ka punësuar, dhe në pamundësi të kësaj të ruajnë kuotat e votuesve “pro” të zgjedhjeve të fundit.

Në të kundërt duhet të japin dorëheqjen nga detyrat që mbajnë, duhet ti lenë postet dhe vendin e punës për tu rreshtuar në rradhët e të papunëve. Jo për paaftësi në përbushjen të detyrës shtetërore, por si të paaftë për të garantuar vota në favor të forcës politike që i ka punësuar. Domethënë të papunë për mosarritje të objektivit partiak të votëlidhjes.

Urdhërim ky që përveçse shkelje flagrante ligjore përbën edhe fyerjen më të rendë të personalitetit të nënpunësve zyrtar shtetëror.

Megjithse denoncimi fillestar i referohej vetëm një force politike të koalicionit të majtë, në investigim të këtij fakti u vërejt se fenomeni është present tek i gjithë spektri politik, që ka pjesë pushteti, domethënë që disponon vënde pune, si në administratën zyrtare qendrore ashtu edhe në atë të pushtetit vendor. Gjë që pikërisht për këtë arësye e bën edhe më shumë të rrezikuar procesin zgjedhor, nga fenomeni i zinxhirvënies ndaj votës së lirë

Urdhër partiak: “Duhet të siguroni patjetër nga dhjetë votues, me numër kartë identiteti”,  është i prerë dhe njeh vetëm zbatim, kanë thënë të tjera burime konfidenciale brenda institucionale, por edhe partiake, ndërkohë që diskutohej qënia sërish në krye të grupit të vëzhgueshve ndërkombëtar e znj. Glover, të njohur si “armike” e ish kryeministrit Sali Berisha, por besojmë edhe e gjithkujt tjetër që reket të veprojë si në kohë të tij. Domethënë me fitore zgjedhore nëpërmjet votimit të manipuluar. Ku mesa po duket metodologjia e votes së lidhur pritet të jetë elementi sundues.

* Kryeredaktor “shtypi.net

2 komente në “Lidhja e votës rrezikon lirinë e procesit zgjedhor”

  1. beratasit says:

    E sakte shume e vertete dhe kjo eshte edhe e vertete edhe ne spitalin e Beratit. Dhjete vota per shoq duan. Turp dhe faqe e zeze.

  2. MORALISTI I VERTETE says:

    E ce pastaj se dun nga dhjet vota. dum ja japim. kesi poplli jena ene mos me na ardh keq per ket qe jemi. skllever tpartive. bjerini daulls e boni shkrime qe sja fut njeri npordh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje