Rusia shton arsenalin bërthamor me 40 raketa balistike ndërkontinentale

16 Qershor 2015, 16:08Bota TEMA

Arsenali bërthamor rus do të shtohet me 40 raketa të reja balistike ndërkontinantale këtë vit, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, pas planeve të bëra publike të NATO-s për shtimin e pranisë ushtarake të saj në vendet balltike.

”Këto raketa janë në gjendje të mposhtin të gjitha sistemet më të përparuara teknikisht të mbrojtjes antiraketore”, deklaroi Putin në një forum industrialo-ushtarak në Moskë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

SHBA-ja po përgatitet të dislokojë tanke, makina luftarake dhe armë të tjera të rënda në vendet e Balltikut dhe të Evropës Lindore për shkak të një agresioni të mundshëm rus, shkruan gazeta amerikane ”New York Times”.

”Nëse plani miratohet, atëhere kjo do të jetë hera e parë që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë që SHBA-ja dislokon pajisje ushtarake në vendet anëtare të NATO-s”, thekson gazeta.

”Pajisjet ushtarake që do të dërgohen janë të mjaftueshme për 5 000 trupa”, shton një raport i cituar nga kjo gazetë.

”Propozimi i Departamentit amerikan të Mborjtjes duhet të nënshkruhet nga sekretari Ash Carter dhe nga Shtëpia e Bardhë. Zyrtarë të lartë të administratës thanë se propozimi pritet të miratohet në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Bruksel”, tha ”New York Times”.

3 komente në “Rusia shton arsenalin bërthamor me 40 raketa balistike ndërkontinentale”

  1. shemteria e tij asnaplasi anullatos says:

    Experti grek variturkofagos mendon qe:

    1. Patrioti says:

      O BOLE te ngeli ajo e Janullatos ne Goje. Ose kaptoje ose hiqe nga goja qe te flasesh qarte dhe te kuptohemi.

  2. dado says:

    Ato raketat ne figure u thajne piten qurravecve te Washingtonit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje