Ish-guvernatori i Floridas, Jeb Bush ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për President të SHBA-së.
Në një video para zyrës së tij në Majemi, 62-vjeçari, vëllai i ish-presidentit George W. Bush, deklaroi: Unë jam i gatshëm të udhëheq.
Ai premtoi se do të mbrojë pjesën më vulnerabël të shoqërisë dhe do të heqë barrierat sociale.
Pjesa konservative e partisë së tij është ende skeptike. Sondazhet e fundit tregojnë se ai ka ende terren për të fituar mes kandidatëve republikanë.
Në videon e tij të fundit të titulluar “The Greatest Century” (Shekulli i madh), ai flet me nota optimizmi duke thënë: “Unë shoh një vend të madh në prag të shekullit të saj më të madh, dhe unë jam gati ta udhëheq”.
Gjatë një turi në Europë javën e kaluar, Bush paralajmëroi se ai nuk do të heqë dorë nga bindjet e tij kryesore, dhe pse disa nuk mbështeten nga partia e tij.
“Nuk do të ndryshoj veten. I respektoj njerëzit që nuk janë dakord me mua, por nuk do të ndryshoj këndvështrimet e mia, sepse sot dikush ka një këndvështrim të ndryshëm”, tha Bush.
Mori fund Hillary tani.Do perseritet farsa e Al Gorit.
Do fitoje kush i ben me teper qejfin lobit te armeve, me premtime per “vendosje demokracie” ku te mundemi.
Po edhe keta po kalojne ne monarki. Nga Bush te Clinton e anasjelltas!
Vari tyten e K…t demokracise. Industria e luftes ne plan te pare. Po troket, po troket … . Po kush do ta mbroje Shqiperine. Mimi Kodheli me shoqe, Shiku, Shishi, SHkb, dhe ushtaret barkalece me ne krye komandantin e pergjithshem te PD, Bardhyl Nishani, “Ulok” – thote Ngjela!?.
Dilema e reme
Hmmmm midis Hillary qe eshte dhelper dhe dinastise Bush qe gjithmone ka hapur luftra , kush do fitoje???
Rradhen e kane republikanet, nuk besoj te prishet zinxhiri..
sa komente inteligjente ,valle cfare arsimi mund te kene kto komentues