Nga Ben Andoni*
Shqipëria është krejt e panjohur për pasardhësit iranianë të Revolucionit Islamik, që tashmë kanë lënë kravatat dhe briskun e rrojës dhe kanë vënë mjekrat dhe mbajnë këmishat pa jakë. Konservatorët dhe të Moderuarit, që përplasen rregullisht në të dy krahët e politikës debatojnë pa fund për zhvillimin e vendit.
Dhe, duket se pajtimi i tyre ka bërë që Irani të jetë afër marrëveshjes me Fuqitë e Mëdha në tryezën e 5+1 për të arritur ndalimin e pasurimit të uraniumit për qëllime lufte. Janë krenarë se marrëveshjen e kanë drejtuar sipas tyre dhe firmosja e saj në pak javët në vazhdim pritet të japë impakt të jashtëzakonshëm për vendin, që kryqëzon si pakkush vende në botë civilizime të ndryshme.
Ndërkohë, ankthin për ndryshim e shikon në një ngut të paparë të njerëzve, që ecin si të çmendur dhe pothuaj pa asnjë rregull në qytetin prej 12 milionë banorësh të Teheranit dhe dëshirën e të rinjve për të folur me të huajt. Pazari është vendi ku mblidhet shoqëria e ulët, ndërsa vendet e kuruara dhe larg qytetit janë për autokratët e rinj, pinjollët e të cilëve nuk lënë shumë të dyshosh për dallime të mënyrës së jetesës me Perëndimin.
Në metronë e qytetit lëvizin qindra-mijëra banorë në ditë, ashtu si studentët dhe të rinj përpiqen me çdo mënyrë të kapin elementët e fundit të jetës së Perëndimit. Në këto foto, ka një përmbledhje që tregon pak për jetën në qytetet e Teheranit, Shirazit, vende të shenjta, shtëpinë e Imam Khomeinit, residencën e shahut, rrethinat dhe viktimat e luftës ndaj muxhahedinëve, ndaj të cilëve janë të bindur se nuk do jetë e vonë dita, kur do e pësojnë dhe shqiptarët! “Lusim Zotin për Ju, që të mos Ju gjej gjë!”, na thotë një ish-revolucionar ashtu si ne urojmë që shpejt ata të kthehen aty ku e kanë vendin…
*Javanews.al
po ata njerzit po mbajn rradhen ke ambasada per viz?
vari cart!
pamje identike: iran.. tehran..tiran…shqipran…arrnautran….
pamje qe t kujtojn tiranen,porse me te permbajtura.
ne qenkemi edhe me keq sesa irani…
Ky hall i madh ma kishte zene
Si duket irani e cfare bejnee iranianet
Te shohim vendin tone
Ku vret babà birin se do te shkoje ne perendim.
Shkrim dhe foto pa vlere.
Ne se doni te shihni vertet, foto nga jeta ne Teheran, klikoni ketu:
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.10203162361396595.1073741831.1134306941&type=1&l=4c2e76f8c9
Antimafia
Le shume te drejte
Ne fund te shkrimit eshte bere edhe fallxhor
Ma thene keshtu do pesojme edhe ne shqipetaret
Udhetim ne “parajsen” islamike te Iranit! Sa kohe Persija ishte e lidhun me perendimin, lulezoi e kishte dinjitet. Qysh kur e moren ne dore çallmaxhite e Muhamutit, shkoi per dreq. Jane tuj vuejt sanksione e mangesi ushqimore si puna e Shqipnise ne kohen e hoxhes Enver.
Kjofte ky nji paralajmerim per skippertaret qi andrrojne nji Shqipni islamike!