Një shuplakë e rëndë për Erdogan

8 Qershor 2015, 09:19Bota TEMA

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duket se ka humbur shumicën në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Rezultatet paraprake sugjerojnë se partia pro-kurde HDP ka kaluar pragun prej 10%, duke siguruar për herë të parë ulëse në parlament.

Me 90% të votave të numëruara, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka fituar 42% të votave, raporton REL.

Nëse rezultatet konfirmohen, ato do t’i japin fund sundimit 13-vjeçar të partisë së Erdoganit si parti e vetme, si dhe planeve të tij për të zhvendosur Turqinë nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

Kryeministri Ahmet Davutoglu ka pranuar rezultatet.

“Vendimi i popullit është vendimi më korrekt”, ka thënë ai.

Analistët përmendin disa arsye përse popullariteti i Erdoganit dhe ai i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim mund të ketë rënë – në mesin e tyre: pretendimet për korrupsion të shfrenuar, ekonomia më e dobët dhe papunësia relativisht e lartë.

Norma e papunësisë prej 11.3% është më e larta në pesë vjet.

Përveç kësaj, imazhi i Erdoganit është dëmtuar shumë nga shtypja e dhunshme e protestave në Stamboll për shkatërrimin e propozuar të Parkut Gezi.

Policia ka pasur të drejtë të përdorë municion të vërtetë ndaj protestuesve dhe të arrestojë qytetarë pa urdhër të gjykatës.

11 komente në “Një shuplakë e rëndë për Erdogan”

  1. anticensurë 45756 says:

    shkakun kryesor nuk e përmëndin asnjëherë!!
    kalifi në hije i kalifatit islamik!
    vetë turqit nuk e pranojnë një gjë të tillë!!
    atij i duhet një aleat për të krijuar qeveri,42%,në pamundësi dotë ketë zgjedhje të reja!!nëse ka zgjedhje të reja ai humb dhe më shumë shkon nën 40%!!që do të thotë dalje nga skena politike!!
    ky rezultat është një fitore për turqit dhe demokracinë!!një goditje për autoritaritetin e tij!!për politikën e tij tmerrësisht të gabuar!!gjithashtu do të jetë një dobësim për ISIS!!
    të presim si do të shkojë më pas!!
    nga mënyra si ka folur davutogllu,tregon se dhe ai vetë nuk është 100% me erdoganin!!

  2. SH says:

    Ne Stamboll nuk shikon gjelberim ,por dhe ai park i vetem stononte ne qender te qytetit .
    Turqit kerkojne nje politik dhe demokracine e Qemal Ataturkut ,gje e cila nuk eshte ndjekur nga Erdogani .

  3. spoiler says:

    Obobobobo ngeli xhamia pergjys ,cu bere mor erdogan ,cu bere

  4. Dyshuesi says:

    Nuk ka fituar shumicen prej 51%, por mbetet perseri ne pushtet. Sepse eshte partia e pare, te tjerat jane shume me mbrapa. Pra qenka shuplake, por jo aq e rende.

    1. WEB says:

      Nuk e kuptoj llogarine tende por me 42 %nuk e ke me pushtetin sepse do te thote qe te tjeret kane marre 48% te pakten deri tani me 90 %te votave ,sikur opozitaret turq te lidhen me partite kurde ,erdogani del out sepse shkojne 51 e kaluar perqind .Dhe e treta dhe e fundit ,artikulli i temes si e ema e zeqos ne maje te thanes ,si gjithmone shume pak i sakte

    2. Alban says:

      Lajm i keq per turqit shipfoles

  5. F.K says:

    Paska pasur te drejte tgfs,ilahit e kalaze se prezes nuk i sollen fat erdoganit ,lutjet e KMSH nuk i sollen fat berishes ,tani te shikojme me ristanin dhe bekimin e tij nga baba mondi .po humbi edhe ky i fundit behen tre dhe nuk quhet me koencidence por fakt

  6. Klimax says:

    Cfare gazetaruci!!!!!!!! Frike te shprehi opinionin e tij, por dhe me keq, frike te shkruaj ato qe gjithe shtypi boteror thote per Erdogan, DIKTATOR!
    A e di ti gazetaruc se koleget e tu ne Turqi kane numrin me te madh ne bote te gazetareve qe ndodhen ne burgje politike, qe kercenohen dhe u mbyllen gazetat vetem e vetem se guxojne te shkruajne opinionin e tyre?
    A e di ti gazetoruc se ne Turqi numri i gazetareve te vrare eshte me i larti se cdo vend tjeter ne periudhe paqe ne bote?
    Dhe ky na flet per shkaqet, korrupsionin, ekonomine ne renie dhe papunesine e larte, sikur 35 milion votuesit e perjetshem te Erdoganit kuptojne dicka me teper se sa propaganda populiste e tij??!!

    1. Pelasgian says:

      Kaq i do kkkkk te shkruaje ….pse kujtove se do te marre leje ty ?

      po te pelqeu rri dhe lexo , nuk te pelqeu kris sumcen ne junanistan!

      kur bohet fjale per elpidhjen kerrceni te gjithe sikur ju ke fut specin djegs ne bythe me :”boll me gazetat naziste gjermane,boll me gazetat imperialiste amerikane , c’keni qe shani putanen , putana s’eshte diktator, fajin e ka amerika ect ect!

  7. Toni KS says:

    Shuplake me se e merituar.

  8. panajot barka spiun i greqise says:

    mbeti klimaxi te beje poltiken e truqise shiko junanistanin tend

    si erdogan si dikush tjeter te vije turqia nga hera ka per tia futur grekut
    koqe kandari erdogan dikator a thua greqia nuk kishte familje tribale si papandreu Karamanlis etj fise tribale qe e katandisen popullin grek ne ket egjendje duke marre borxhe i vodhen dhe tani i mbeti fatura popullit te thjeshte grek qe me ate qe i bene ato familje tirbale qe te permenda greqia se ngre koken per 100 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje