Nisin zgjedhjet parlamentare në Turqi, vendimtare për Erdogan

7 Qershor 2015, 13:04Bota TEMA

Turqit filluan sot të votojnë për të zgjedhur deputetët e tyre në këto zgjedhje vendimtare për të ardhmen e presidentit islamo-konservator, Recep Tayyip Erdogan, i cili shpreson një fitore të gjerë të partisë së tij, në pushtet që prej 13 vjetësh, për të forcuar kontrollin e tij gjithnjë e më i kontenstuar në vend.

Rreth 54 milionë zgjedhës janë thirrur në votime. Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00, në përfundim të një fushate zgjedhore nën tension pas një atentati me bombë që shkaktoi dy të vdekur dhe 100 të plagosur mes mbështetësve të partisë kryesore kurde.

Rezultatet do të njoftohen në mbrëmje dhe do të duhet të kenë si rezultat një fitore tjetër për Partinë Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), që ka fituar një pas një të gjitha zgjedhjet që prej vitit 2002.

Në pushtet që prej vitit 2002, partia AK pritet sërish të ruajë superioritetin e saj si më e madhja deri më tani.

Por, nëse do të sigurojë apo jo një mazhorancë të theksuar, kjo varet nga Partia Popullore Demokratike (HDP) prokurde, e cila synon të tejkalojë pragun elektoral prej 10%, të nevojshëm për të hyrë në Parlament. Sipas sondazheve, ajo është shumë pranë këtij niveli./

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje