Historia që shtrembëron Kremlini

3 Qershor 2015, 16:47Bota TEMA

Një film rus që lëvdon pushtimin sovjetik të Çekosllovakisë në vitin 1968 ka shkaktuar zemërim te çekët dhe sllovakët.

Filmi “Pakti i Varshavës: Faqet e Deklasifikuara”, i cili është transmetuar në televizionin shtetëror rus më 23 maj, justifikon shtypjen e armatosur të lëvizjes “Pranvera e Pragës” dhe pretendon se trupat e Paktit të Varshavës janë dërguar në Çekosllovaki për të mbrojtur qytetarët e saj nga një kërcënim i supozuar i NATO-s.

Ministri i Jashtëm çek, Lubomir Zaoralek, ka akuzuar Rusinë për “shtrembërim të tmerrshëm” të historisë dhe ka thirrur në bisedë informative ambasadorin rus në Pragë.

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, i cili shihet si relativisht i afërt me Kremlinin, ka thënë se filmi është “gënjeshtër propaganduese e Rusisë”.

Ministria e Jashtme e Sllovakisë, në anën tjetër, ka akuzuar Rusinë për përpjekje “për të rishkruar historinë dhe për të falsifikuar të vërtetat historike për këtë kapitull të errët të historisë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shkaktuar ankth në gjithë Evropën edhe vitin e kaluar, duke thënë se nuk ka pasur asgjë të keqe në paktin e vitit 1939 midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë Naziste, i cili ka çuar në ndarje të Evropës Lindore.

“Çfarë ka të keqe nëse Bashkimi Sovjetik nuk ka dashur të luftojë”, ka thënë Putin.

Marrëveshja i ka hapur rrugën Hitlerit për pushtim të Polonisë në vitin 1939, ashtu si edhe pushtimit të pjesës lindore të Polonisë nga ana e Bashkimit Sovjetik. Me marrëveshjen e njëjtë, Bashkimi Sovjetik ka pushtuar edhe shtetet baltike më 1940.

Pas pohimeve të vazhdueshme të Rusisë se Ukraina është e mbushur me neo-nazistë, një gazetë ruse pro Kremlinit ka shkaktuar mpirje, njësoj vitin e kaluar, me një artikull, i cili thoshte se Hitleri ka qenë “i mirë” para Luftës së Dytë Botërore.

“Duhet të bëjmë dallimin midis Hitlerit para vitit 1939 dhe Hitlerit pas vitit 1939 dhe të ndajmë grurin nga sana”, thuhej në artikullin e gazetës Izvestia.

Autori Andranik Migranyan e ka vlerësuar Hitlerin për bashkimin e Gjermanisë, Austrisë, Sudetenlandit dhe Memelit “pa asnjë pikë të vetme gjaku”.

“Nëse Hitleri do të ndalej me aq, ai do të mbahej në mend në historinë e vendit të tij si politikan i rendit të lartë”, ka thënë Migranyan, i cili kryeson zyrën në Nju Jork të Institutit për Demokraci dhe Bashkëpunim.

Kritikët, megjithatë, i kanë kujtuar Migranyanit disa politika të tmerrshme të Hitlerit para vitit 1939, përfshirë krijimin e kampeve të përqendrimit, spastrimin e “jo-Arianëve”, krijimin e Gestapos dhe masakrat e përgjakshme, të njohura si Kristallnacht, më 1938.

Putini po ashtu ka mbrojtur aneksimin e Krimesë nga Rusia, duke thënë se gadishulli i Ukrainës ka qenë djep i shenjtë i qytetërimit rus.

Duke iu adresuar kombit në muajin dhjetor, ai ka thënë se Krimea “ka një kuptim të madh civilizues dhe fetar për Rusinë, sikurse Tempulli i Jerusalemit për ata që praktikojnë Islamin apo Judaizmin”.

Gadishulli i Krimesë ka qenë shtëpi e popujve të ndryshëm para se të aneksohej nga Rusia për herë të parë në vitin 1783.

Ai ka përfshirë koloni greke dhe tatarë krimeanë që sot konsiderohen popullsi vendëse, por që janë nën presion të madh që nga aneksimi rus në mars të vitit 2014.

22 komente në “Historia që shtrembëron Kremlini”

  1. buli says:

    pse kane reaguar ceket e slovaket ndaj kremlinit?? kush e ka bere filmin? qeveria ruse?
    filmat jane indipendent dmth mendimet e regjizorit dhe artisteve qe e kane bere filmin.

    ketyre po i del Putin edhe ne enderr.

    1. armand says:

      Televizioni shteteror rus. Ke shume te drejte, duhen akuzuar indianet e amerikes qe jetojne ne Kine.

      1. komunalja says:

        Nese ne rusiqi do kishim te benim me nje demokraci funksionuese, nuk kishe pse ngaterroje qeverine me filmin. Por rusiqia eshte nje shtet diktatorial i mbuluar me pelice demorkacie. Krimet ndaj gazetareve dhe opozitareve jane shenja me e qarte. Pastaj ne tv rus punesohen vetem njerez besnike te regjimit. E natyrisht qe rezultatet jane filma te tille!

        1. prizrak says:

          Hahahha si tredh propaganda njerzit. Ore po ne Rusi ka dhe mafie, nuk eshte ndonje sekret. Keni pyetur ndonjehere ca lidhjesh dhe ca pazaresh prishin keta gazetaret dhe opozitaret e preshit.

          Hapin nje blog online me pese leke nga Sorosjanet, bejne sikur u qan zemra per demokraci dhe liri, nja dy te shara Putinit dhe jashte i reklamojne si opozitare megjithse brenda jane aq te deskretituar sa qe si shkojne pas as 500 veta.

          Pastaj te pakten ne Rusi, ndryshe nga Shqiperia apo ndonje vend tjeter pseudo-demokrat ekzekutoret e vrasjeve kapen. Ketu javes tjeter kryejne porosine e radhes ?

          1. komunalja says:

            Hahaha! Kapen?!! Gjejne nje debil cecen aty dhe ia ngopin! I dashur gomar, je duke argumentuar me personin e gabuar!

            1. ” I dashur gomar ” looooool

              me klass …. krric gomari do ishte edhe me bukur !

            2. prizrak says:

              PO po kush e gjen at debilin cecen, kjo eshte ceshtja ? Se ka mundesi te jete e njejta dore qe i hedh zjarr fucise islamike ne Kaukaz.

            3. prizrak says:

              Mos u merrni me gjera qe i kalojne caqet e ngushta mendore qe keni zhvilluar online neper media zhgaravina.

              Megjithate sic te shpjegova punen e Cecenit me poshte, kam nje pergjigje racionale per cdo idotllek qe ke pertypur.

              1. komunalja says:

                I dashur gomar, e ke pervetesuar gjithe blog-un. Ler pak vend edhe per te tjeret qe te shkruajne edhe ata.

    2. prizrak says:

      Ky torobelli minister Cek qe na qenka indinjuar nuk paska dijeni per planin “Gladio” te Natos.

      Pakti i Stalinit me Hitlerin mund te mos u pelqeje shume vendeve sot, por shpetoi BS-ne nga asgjesimi ne ate kohe, se i dha kohen dhe territoret e nevojshme per tu pergatitur per te perballuar gjithe ushtrine gjermane pak vite me vone.

      Kur Presidenti Putin flet te verteta pa dorashka, langaraqve te BE-se u dorroviten qurret. Trend i konsoliduar ky.

    3. prizrak says:

      Nuk ka fund perversiteti i propgandes se ketyre Mediave te ashtuquajtura demokratike.

      Normale qe Krimea dikur eshte pushtuar nga Rusia para shume shekujsh. Mos do flasim si u krijua SHBA qe eshte sot, me mirekuptim me popullsine lokale indiane ne ate kohe? ?

      Nje rrene gjigande qe popullsia tartare sot ne Krime eshte nen presion. Perkundrazi per here te pare qe kur u ben pjese e Ukraines, gjuha e tartarve eshte shpallur gjuhe zyrtare ne Krime.

      Megjithese tartaret e bojkotuan referendumin per pavaresi per arsye dyshimi, sot pranojne qe nuk ndjejne kur fare presioni – perkundrazi jane me te vlersuar se me pare.

      Po funderrinat e propagandes i bejne artikujt nga zyrat e tyre komode. Askush nuk kujtohet psh. te levizin ne Krime qofte dhe si turiste dhe te shikojne gjendjen e te pysi njerzit – si jetoni sot krahasuar me dy vite me pare. Noramle po ta bejne kete do u shkermoqet propaganda qe prodhojne per te tredhur qytetaret e tyre.

      1. Dean says:

        Lum ajo nene qe te ka,o debil.

        1. prizrak says:

          Reagim tipik jevgjiti forumesh.

          TI mori macja argumentat o plak i mocem i forumeve? ?

          S’ka shaka kur lexon ato qe postoj une. Qurravitu me dashurickat amerikane sa te duash.

          1. Edhe k….ri i atij cunit aty ka me shum men se ti bashk me familjen tate!

            Boll se mire te kan shkrujt edhe tjeret …po zhgenjen propaganden e Kremlinit.

        2. Ku bohesh mor Dean aman ku bohesh se keni humb fare ju old guys of Tema

          ste gjej mo as ns YT se e ke fshi kanalin brainwashedserb!

          Duku ka i here se ska lezet tema pa ju .

          Te pys i cik ..ke ndryshu mendim per Like matrapazin apo e urren prap?

          Jo per gjo po Mero e ka kthy pllaken ..osht neutral qe anon icik fare nga likja .

          Pershendetje Dean djali!

      2. demokrat says:

        Miqte e tu nga Shen Pjeterburgu jane me cilesore ne perhapjes e murtajes dezonformative,ti si duket do jesh me i dobeti i grupit qe je caktuar te mbulosh Shqiperine. Perditesohu me Krimene.
        Rusia ka detyruar me ekzil liderin e tatareve, rremben dhe vret diten per diell te rinj tatare qe protestojne ne heshtje,emri Çubarov te thote gje?
        Dhe dicka qe me ben pershtypje, pertej faktin qe je shume i dobet per propoganden cilesore qe kerkohet nga Kremlini. Pse ke manine qe perdor per nick emrat e batalioneve qe pasi FSB u vret komandantet, shperbehen? Vostok, Prizrak, prite kur te va vish si Motorola mjekercjapi, po ndjell te keqen pak nga pak.

        1. prizrak says:

          Ha ha, paske lexuar 2 gorsh. Nuk te vete mednja zotrote te kuptosh kush e ekzekutoi komandantin qe shpartalloi fashistet e stervitur dhe drejtuar nga SHBA ne Debaltsevo? Normale per felliqsirat lufte-nxitese FSB i ben te gjitha te keqiat. Edhe ne Irak edhe ne Siri sa here ju nxihet faqja therrasin ne loje FSB-ne dhe Rusine.

          TE thash dhe njehere, nuk perditsohesh dot duke ndjekur deklaratet e Departamentit Amerikan te Shtetit. Ndryshe do ishe duke kerkuar akoma armet e shkaterrimit te Sadamit. Po dhe ne Krime para ca ditesh u kapen disa gafila te partise fashiste (me emer evropian) qe po pergatisnin vrasje. Kuptohet se kujt do ja ngjisnin fajin pastaj. Ai lideri tartarve mos ishte zgjedh nga ndonje OJF … sepse ik shiko mos sot ka lider te tjere. Pastaj si respektohen te drejtat e myslimanve ne Rusi, nuk ndodh as ne vendet ku keta kane shumicen.

          Sa per Motorolen, hehe , 8 here e kane shpallur te vdekur zagaret fashiste te Kievit. Apo Givin, ke kane me hale ne sy? TE dy djem te vendit, jo te ardhur, qe i dolen perballe ushtrive te Kievit dhe luftojne vete ne frontin pare. Tamam si baballaret e tyre perpara 70 vjetesh.

          Nje keshille mes partneresh qe Rusia i ben SHBA-se. Hiq dore nga perdorimi i ideologjive fashiste ne Ukraine dhe ISIS-it ne lindjen e mesme, thjesht per te demtuar interesat e Rusise dhe aleatve te saj. Sepse si me talebanet ne kohen e Sovjetikve – do ju kthehen kunder ne ardhmen.

  2. kristo jristopulla says:

    Krimea eshte greke more.
    Emrin e ka pas kremeas apo kreamaqi.
    Eshte vorio epir

  3. Greqi Kudo….do ta marrim Krimene me bythet tona te forta!

  4. komunalja says:

    Shikoni edhe paralelet me pretendimet serbe ndaj tokave Shqiptare: Jeruzalemi i rusise!! Nese ka budallenj, le t’a besojne.

    1. prizrak says:

      Paralele hiq sa te duash, paralele ngelen. Faktet jane, Krimea s’ka pasur ndonjehere Ukrainas (qe dhe vete si “shtet” u krijua nga Komunistet kur moren pushtetin) Sot ka 80% rus dhe 15 tatare. Tataristan i dyte nuk behet dot, keshtu qe…

  5. Elez says:

    Ceket jane ruse!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje