Tragjedi në Kinë/ Mbytet anija me 458 persona në bord (FOTO

2 Qershor 2015, 12:38Bota TEMA
Tragjedi në Kinë/ Mbytet anija me 458 persona në bord (FOTO

Një anije u mbyt dje në mbrëmje me 458 persona në bord në lumin Jance, në jug të Kinës.

”Anija ”Dongfangzhixing” (Ylli i Lindjes) u mbyt gjatë kohës që bënte linjën mes Nankinit, në lindje dhe Chongqingit, në pjesën qendrore.

Sipas kapitenit dhe kryeinxhinieri, të cilët kanë mundur të shpëtojnë, shkak i mbytjes së anijes ka qenë cikloni, ndërsa fundosja ishte e shpejtë.
”Kur anija është mbytur dje në orën lokale 21:28 kishte 458 persona në bord, 406 prej të cilëve pasagjerë kinezë, pesë punonjës të një agjencie udhëtimesh dhe 47 anëtarë të ekuipazhit”, theksoi CCTV.

Anija, e gjatë 76 metra dhe me një kapacitet prej 534 personash, është në pronësi të një kompanie që organizonte udhëtime në rajonin e ”Tre Grykave”.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve ”Hsinhua”, operacionet e shpëtimit ishin vështirësuar nga erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut.

Deri tani sipas mediave botërore, bilanci i kësaj tragjedie është 435 të humbur, 5 të vdekur dhe 18 të shpëtuar.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje