Krimet e tyre janë të paimagjinueshme: ushtarë francezë të një misoni të OKB-së u kanë bërë presion dhe kanë pasur seks me fëmijë të uritur në Republikën e Afrikës Qendrore. Dyshohet se kjo ka ndodhur nga viti 2013 deri në vitin 2015. Ushtarët ishin stacionuar si trupa ndihmëse në kampin e refugjatëve të kryeqytetit, Bangui. Akuza qe mbajtur sekret për muaj me radhë prej UNHCR-së, edhe pse hetimet nga ana e Prokurorisë së Parisit ndaj ushtarëve kanë nisur që nga viti 2014 dhe po vazhdojnë. Tani, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Seid Ra’ad al-Hussein, u ka kërkuar disa vendeve që hetojnë më me forcë në lidhje me akuzat për krime kundër ushtarëve të tyre në Republikën e Afrikës Qendrore. Akuzat kundër trupave të OKB-së, si vrasje e personave civilë, ekzekutimet pa gjyq, zhdukja dhe shfrytëzimi seksual i grave janë “jashtëzakonisht shqetësuese,” tha Komisioneri i Lartë i OKB-së.
Në të njëjtën kohë el-Huseini e vlerësoi ndërhyrjen ushtarake të OKB-së për t’u dhënë fund luftimeve dhe masakrave të rënda dhe për shpëtimin e jetës së njerëzve në Republikën e Afrikës Qendrore. Megjithatë në disa raste ushtarët e OKB-së janë shndërruar në “hajdutë” – tha ai.
Dëshmi të “hollësishme” të fëmijëve
Një djalë tha se ai dhe fëmijët e tjerë kishin shkuar tek ushtarët, sepse kishin qenë të uritur. Disa nga fëmijët kishin qenë aq të vegjël sa ata nuk e kishin kuptuar se çfarë kishin kërkuar prej tyre në këmbim ushtarët. Një djalë, tetë apo nëntë vjeç tha se e ishte abuzuar nga i njëjti ushtarë disa herë. “Për aq kohë sa një nga shokët i kishte thënë se ajo që po bënte ai ishte shumë e keqe.” Një tjetër djalë, nëntë vjeç, kujtonte se ushtarët po urinonin.
Histori të tilla për raste abuzimi seksual hetuesit e OKB-së kishin dëgjuar nga disa djem në maj dhe qershor 2014 në kampin e refugjatëve Bangui. Rreth dhjetë fëmijë duhet të kenë qenë nga dhjetori 2013 deri në qershor 2014 viktima të dhunës seksuale në aeroportin e kryeqytetit të Afrikës Qendrore, i cili mbrohej nga ushtarët francezë. Falë dëshmive të hollësishme të fëmijëve kishin qenë e mundur që ushtarët të identifikoheshin qartë. Ministria franceze e Mbrojtjes u informua në korrik 2014 nga ana e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në lidhje me akuzat ndaj ushtarëve francezë për përdhunim të fëmijëve afrikano-qendrorë.
Skandal i mbajtur fshehur
Gazeta britanike “The Guardian” njoftoi e para në lidhje me akuzat e abuzimit. Sipas saj një punonjës suedez i OKB-së u përjashtua nga detyra për shkak se ua kishte përcjellë raportin në fjalë autoriteteve franceze, pasi OKB-ja nuk kishte ndërmarrë asgjë për të ndaluar abuzimin e fëmijëve. Një zëdhënës i OKB-së në Nju-Jork konfirmoi se një koordinator i OKB-së ishte pushuar nga puna për shkak të nxjerrjes kundër rregullave të rezultateve të hetimit të OKB-së. Sipas tyre OKB-ja ka ka hetuar akuzat në pranverën e vitit 2014 – po deri tani pa ndonjë pasojë.
ndyrsira…ferri ju pret mos e kini merak !
Nuk e di pse me duket lajm i rreme.
Jo more…!!! I bën Evropa “demokratike dhe civilizuar”, këto gjera …???!!!
Keto maskaralleqe kan ndodhe edhe ne Kosove!
Keto maskaralleqe kane ndodhur dhe do te vazhdojne te ndodhin derisa te shuhet njerezimi dhe ne cilindo vend te rruzullit tokesor. Eshte pjese e natyres njerezore te shfrytezoj dhe te abuzoj me me te dobetit, sidomos ne raste lufte ose konflikti. Keta te shkretet qe nuk kane as cfare te hane dhe jane te gatshem te bejne cdogje per te mbijetuar. Kush mendon se ushtaret qe shkojne ne kesoj misionesh mbrojne popullsine, genjejne veten ose jane naiv ne maksimum
kaurri nuk e di ku jeton ti por mos te duket e rreme se ushtaret e OKB kan bere shum gjera te pa kendeshme ne shum vende te botes
E tmerrshme!! Mendoj se vetem femijet nuk duhet te preken ne kete bote. Cdo dhimbje mund te kalohet nga te medhenjte, pasi jane te forte, por femijet, o Zot ?
Jo mendoj Luna, po apsolutisht nuk duhen prekur. Aq me shume kur ky abuzim ka ardhur nga ata qe duhet ti mbronin. Nuk e kuptoj pse njerezit instiktet kafsherore i zbrazin tek femijet.
..s ka gjo se ksilloj gjonash kan ndodh ne kosov!
ne jemi properndimor dhe ku ta gjejm qe te marrim “cdo gje perndimore”!
Skllaverite e reja,me koperture ndihme prej OKB-je,meritojne te njejtin cmim si masakra ne Charlie Hebdo,,,ekzaktesisht te njetin cmim,dhemb per dhembe dhe pa meshire,,,ne emer te femijeve te abuzuar.
GJE NORMALE PER PERENDIMIN KJO.
shyqyr nje lajm ndryshe se na lodhen me ISIS-in…