Qeveria ruse ka publikuar një listë me emrat e 89 politikanëve nga BE-ja të cilëve u ndalon hyrjen në Rusi. Lista e zezë me emrat e atyre që janë të prekur nga kjo masë u është dërguar disa ambasadave të BE-së. Sipas informationeve të gazetës “Bild” dhe të “Frankfurter Allgemeinen Zeitung” në këtë listë bëjnë pjesë edhe tetë politikanë gjermanë.
Me “listën e zezë” qeveria e Moskës reagon me sa duket ndaj sanksioneve të Perëndimit për krizën në Ukrainë, të cilat përfshijnë edhe ndalime udhëtimi në vendet e BE-së për deputetë dhe sipërmarrës rusë.
Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier e quajti vendim rus “jo shumë të zgjuar”. Në një vizitë në qytetin ukrainas, Dnipropetrovsk, ai tha: “Në një kohë kur ne përpiqemi për të zbutur një konflikt të rrezikshëm e kokëfortë në zemër të Evropës, ky veprim nuk kontribuon për këtë.”
Përveç kësaj, Steinmeier u ankua se politikanët në fjalë nuk qenë informuar prej Rusisë. “Do të ishte më e pakta që personat në fjalë të njoftoheshin se cilat janë rezervat në lidhje personin e tyre, ose që lista të tilla të bëheshin të paktën publike,” tha ministri.
Reagime të ashpra
Kritika të ashpra erdhën edhe nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, nga Presidenti i Parlamentit të BE-së Martin Schulz dhe shumë qeveri evropiane.
Ndalimet janë “krejtësisht të pabaza dhe të pajustifikuara”, thuhet në një deklaratë të Shërbimit të Jashtëm të BE-së. Përveç nga listës së emrave Moska nuk ka dërguar “asnjë informacion tjetër në lidhje me bazën ligjore, kriteret dhe procesin e këtij vendimi”.
Këshilltari i ardhshëm i kancelares Angela Merkel për politikën evropiane, Uwe Corsepius, i cili gjendet gjithashtu në listë, tha me humor: “Ka gjëra më të këqia, se sa ndalimi për të shkruar në Rusi, aq më tepër që ky vend nuk është në qendër të shërbimeve të mia.” Megjithatë, është e patolerueshme përpjekja “për t’i bërë politikanët që në këtë mënyrë të heshtin”. 54-vjeçari Uwe Corsepius është aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të BE-së. Politikani i gjelbër gjerman Daniel Cohn-Bendit tha për gazetën “Bild” se e ndjen veten të nderuar që Rusia e konsideron si armik të totalitarizmit.
Në listën e zezë të Moskës bëjnë pjesë edhe politikania e gjelbër Rebecca Harms, polikani i CSU-së Bernd Posselt, poltikani i CDU-së Karl-Georg Wellmann, kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestag Michael Fuchs, sekretarja e shtetit në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, Katrin Suder, dhe inspektori i aviacionit ushtarak gjerman, Karl Müller.
Kesaj i thone une te bie ne shpulla e ti rri ne qendrim gatitu,me termende politik large pamese ,komplimenti tema per artilkullin!!!!!!
Kesaj i thone shah-mat!
E mendove shumë kte batutë? Po kujt politikan Europian i plasi trapi të shkoj në Rusi….
Ky eshte budallalleku dhe idiotizmi me i madh i Rusise. Keta politikane europiane nuk jane mbeshtetes te pushtimit dhe aneksimit te ndonje vendi ashtu sic jane politikanet dhe bankieret ruse te ndaluar te vizitojne vendet perendimore. Prandaj eshte qesharake te shikosh se sa e dobet eshte diplomacia ruse. Mua edhe sikur te me ftojne ne Rusi nuk do te shkoja, sepse eshte nje vend ku mund te humbasesh jeten shume lehte, nga grupet mafioze qe rrumpallojne lirshem qytetet ruse dhe ku policia e korruptuar dhe sherbimet sekrete mund te zbarkojne ne deren e dhomes tende te hotelit dhe te te zhdukin si gjoja ‘agjent te huaj’, ekzaktesisht sic behej ne vendet ish komuniste apo Korene e Veriut ku cdo turist i huaj konsiderohej dhe gjurmohej si spiun i perendimit. Putin i dha Rusise nje drejtim te gabuar. Ai e ktheu Rusine ne nje vend ekspanionist dhe gangsterist, tamam si natura e Putinit. Shikoni se sa ne menyre gangsteriale ai leshon avionet dhe nendeteset e tij berthamore ne ajrin ose ujrat e vendeve fqinje apo SHBA-se. Rusija nuk e kupton qe aleanca Atlantike eshte kaq e fuqishme sa qe mund ta perballoje Rusine si me diplomaci te zgjuar ashtu edhe me ushtri me te forta. Ne vend te zgjidhte bashkepunimin dhe afrimin me alenacen Atlantike Putinzgjodhi te lauje kundershtarin dhe te fortin. Kjo i solli ekonomise ruse shkaterrimin. Rubla tani ka shkuar pikiade poshte dhe populli rus po vuan per ushqim dhe mban radha te gjata. Politika prej gangsteri e Putinit i solli dem popullit rus. Perendimi me gjithe ate e ka lene te lire popullsine ruse qe te vizitoje Europen, pavaresisht politikes militariste dhe pushtuese dhe aneksuese te Putinit.
Kesaj i thone, ka cecua bicak, more budallenj. Ata te njohin dhembe e dhemballe.
trim tjetri.
kur nuk qeka problem me shku ne rusi, pse u merakoska kaq shum gjermania? kjo tregon qe i prishet terezia mama merkelit
Aleksander ec dhe futja gjumit plako se gjyshi te tregon perralla shum te bukura ,po te pakten kur zgjohesh ne mengjes me mire futja prape gjumit se ne jeten reale qenke ftohur.
Po pse more ti qe rrike zgjuar gjithe naten u dashka qe tja fus gjumit une? Ty te pelqeka politika anti-shqiptare e rusise! Qeke nonje serb ti ore se po te ishe shqiptar nuk do te beje keto komente. Ja paske vene vetes emrin edhe Ilir. Shkruaj argumentet e tua qe perse ajo qe po ben Rusija nen Putinin qwenka politike ew mire. Kjo do te ishte nje kontribut ne diskutimin qe po bejme. Ky nuk eshte nje vend qe te merremi me diskutimine njeri tjetrit por mendimet. Thuaj kush jane mendimet e tua. Te mijat une i kam shperehur.