E pazakontë/ India arreston një pëllumb, akuzohet si spiun pakistanez

29 Maj 2015, 14:54Bota TEMA
E pazakontë/ India arreston një pëllumb, akuzohet si spiun

Policia në Indi ka “arrestuar” një pëllumb, i cili dyshohet se është një spiun pakistanez pasi kur u kap mbante një mesazh dhe një “pajisje”.

Shpendi ” i rrezikshëm” u kap nga oficerët  të cilët e pikasën në afërsi të kufirit me Pakistanit me shenjat e një adrese dhe numër telefoni.

Mesazhi i stamposur shkaktoi përplasje tek oficerët e policisë, pasi ai kishte një shënim të shkruar në gjuhën urdu, gjuha kombëtare e Pakistanit dhe numri i telefonit ishte pakistanez.

Policia tha se nuk u gjetën mesazhe të tjera por gjithsesi masat në kufi mbeten të larta.

Inspektor i lartë i policisë Rakesh Kaushal Pathankot tha për Times of India: “Asgjë dyshuese nuk është gjetur, por ne e  kemi mbajtur shpendin në paraburgim”. Ky është një rast i rrallë i një zogu nga Pakistani që kapet këtu. Ne kemi kapur disa spiunë. Zona është e ndjeshme, duke pasur parasysh afërsinë e saj me Jammu, ku infiltrimi është mjaft i zakonshëm”, tha ai./j.h

 

 

1 komente në “E pazakontë/ India arreston një pëllumb, akuzohet si spiun pakistanez”

  1. marengleni nga golemi says:

    te denohet me vdekje ne litar!
    SALA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje