Al Nusra: Lufta jonë nuk është ndaj Perëndimit

28 Maj 2015, 17:05Bota TEMA

Degë të al-Kaedës në Siri ka qenë të urdhëruara nga rrjeti xhihadist që të mos përdorin vendin për të nisur sulme ndaj perëndimit,  ka thënë lideri i grupit.

Në një intervistë me Al Jazeera, Ebu Muhamed el-Julani tha se fronti i al-Nusras  është fokusuar në marrja e Damaskut dhe rrëzimin e presidentit Bashar al-Asad.

|”Al Nusra nuk ka plane apo udhëzime për të vënë në shënjestër Perëndimin. Kemi marrë urdhra të qarta të mos e përdorim Sirinë si platformë për sulme kundër Shteteve të Bashkuara apo Europës në mënyrë që të mos sabotohet misioni ynë i vërtetë, rënia e regjimit sirian”, tha el Julani.

Ai premtoi gjithashtu se  al- Nusra do të mbrojë pakicat siriane që refuzuan Assadin.

Një aleancë rebelësh duke përfshirë al-Nusra-n ka arritur qëllimet në veri-perëndim të Sirisë me pushtimin e qytetit Idlib.

Luftëtarët rebele tani po përparojnë në krahinën  bregdetare të Mesdheut, Latakia, një bastion i presidentit Assad dhe sektit të tij mysliman të Shia Alevit.

Intervista me el-Julani transmetuar të mërkurën  ishte e dyta e tij me Al Jazeera në Katar që nga 2013, kur al-Nusra  u nda nga ajo dega që tani është  Shteti Islamik (IS)./j.h

 

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Al Nusra: Lufta jonë nuk është ndaj Perëndimit”

  1. nji kafe me pak te lutem says:

    Lind pyetja kush e financon al nusren dhe kush ishin shtetet qe kerkuan me çdo kusht rreximin e ASADIT nga pushteti,mendoj se kto shtete perendimore qe kerkuan rrezimin e ASADIT financojn dhe al nusren nuk ka si te jet ndryshe,tani duhet te gjejm kush financon dhe shtetin islamik se po degjojm çudira.

  2. Artur Duka says:

    Duam s’duam, ushtria e Bashar Al Asadit eshte ne fakt e vetmja ushtri qe ndeshet dite perdite ne terren ne luftime dhembe per dhembe me radikalet islamike. Nuk ka rendesi ns Asadi e ben per te mbrotur regjimin e tij, qe eshte ku e ku me pro-evropian, laik e i perparuar se regjimi qe duan te vendosin islamiket. Ne kete lufte ka rendesi fakti qe ushtria siriane po jep kontributin me te rendesishme per shfarosjn e kesaj murtaje.

    Sulmet amerikane konsistojne ne ngritjen e 14 avioneve luftarake ne dite (mesatarisht) shumica e te cilave kane mision qe nuk zgjat me teper se 10 minuta dhe kthehen ne baze pa shkaterruar objektivat.

    1. Artur Duka says:

      per saktesi sulmet amerikane konsistojne ne 14 misione luftarake ne dite (misione te cilat mbase kryhen nga 3-4 avione luftarake gjithsej)

      1. Klimax says:

        Dhe mbi te gjitha bombardimet amirakane jane 90% ne Irak dhe 10% ne Siri, kur ne te njejten kohe Shteti Islamik kontrollon 50% te Sirise dhe 1/3 e Irakut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje