Vala e të nxehtit që ka përfshirë që prej një jave Indinë ka shkaktuar 1 100 të vdekur, theksuan sot autoritetet.
Jugu i vendit është më i prekuri dhe një numër i madh viktimash numërohen në radhët e punonjësve të BTP-së, të pastrehëve dhe personave të moshuar.
Në Nju Delhi, sipas parashikimeve temperaurat do të vazhdojnë të qëndrojnë rreth 45 gradë Celsius edhe javën e ardhshme duke vështirësuar akoma më shumë jetën e mijëra personave që janë të detyruar të jetojnë jashtë.
“Temperaturat maksimale nuk do të kenë ndonjë ulje të ndjeshme, por një përmirësim pritet duke nisur nga 2 qershori me mbërritjen e parakohshme të shirave”, theksoi Brahma Prakash Yadav, nga departamenti indian meteorologjik.
Spitalet janë në gadishmëri për trajtimin e viktimave të vapës së skajshme, ndërsa autoritetet i këshillojnë njerëzit të shmangin sa më shumë të munden daljet nga shtëpitë. Paralajmërime për të nxehtin ekstrem janë bërë në disa shtete, ku termometri parashikohet t’i kalojë 45 gradë Celsius.
Me qindra vetë, kryesisht nga shtresat e varfra të shoqërisë, ndërrojnë jetë çdo vit në mbarë Indinë gjatë pikut të sezonit veror, e të tjerë vuajnë ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të mbingarkesës së rrjetit.
Nuk ka gje me te keqe se stuhit perveluse. Nje stuhi e till ndodhi dhe ne spanjes ne daten 13 maj frynte nje er shum e nxhet dhe arriti temperatura 48 grad asnjeher ne 140 vjet qe kishte te dhena per kohen skishte ndodhur nje gje e till. Po gje e mir ishte qe zgjati vetem nje dit.