Shpenzimet ushtarake mund ta çojnë Rusinë drejt katastrofës ekonomike

27 Maj 2015, 12:33Bota TEMA

Rusia pritet që të shpenzojë më shumë para për ushtrinë e saj këtë vit, se çdo vit tjetër më parë, gjatë të gjithë historisë së saj post-sovjetike. Sipas një analize të kryer nga “Forbes Magazine”, Moska do të shpenzojë deri në 5.34 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për këtë sektor. Ky vlerësim, është i bazuar tek supozimi se ekonomia ruse do të tkurret me 3 përqind, dhe një rritje prej 15 përqind në vlerën reale të buxhetit të ushtrisë.

Megjithatë, një tjetër vlerësim i cituar nga “Wall Street Journal”, bazuar tek të dhënat e qeverisë ruse, vëren se PBB-ja e vendit mund edhe të ulet me 4.6 përqind, në një masë të madhe për shkak të çmimeve më të ulëta të naftës dhe sanksioneve perëndimore. Për këtë arsye, kryeministri Dimitri Medvedev njoftoi kohët e fundit, se buxheti i këtij viti mbi ushtrinë prej 3300 miliardë rublash, do të duhet të rregullohet, duke e shkurtuar me 5 pqërqind ose 157 miliardë rubla.

Edhe më keq, sipas të dhënave të buxhetit, të publikuara rrishtas 3 muajt e parë të vitit 2015, shpenzimet ushtarake i tejkaluan 9 përqind të PBB-së tremujore – thuajse dy herë më shumë, sesa shuma e cituar në “Forbes Magazine”. Gjykimi është e thjeshtë:Rusia nuk mund të përballojë shpenzime ushtarake, në një shkallë të tillë për një periudhë afatgjatë.

“Ekonomia moderne, ruse thjesht nuk gjeneron burime të mjaftueshme për të financuar programin aktual të riarmatimit 2011-2020. Kjo redukton seriozisht mundësinë, për të ripërtërirë në mënyrë efektive pajisjet e forcave të armatosura ruse”- theksohej në një analizë të kohëve të fundit nga ana e një think-tanku mbi mbrojtjen me qendër në Moskë, CAST.

E vetmja mënyrë që Rusia ka aktualisht, për të financuar shpenzimet në rritje ushtarake, është prekja e fondit rezervë të vendit – para këto që Kremlini i pati vënë mënjanë gjatë viteve të fundit, kur çmimet e naftës ishin të larta, me synimin për të zbutur efektet e gotidjeve të mundshme ndaj ekonomisë.

Sipas ekonomistit Sergei Guriev, me ndihmën e fondit rezervë – me një vlerë prej rreth 6 përqind të PBB-së totale të vendit – Rusia mund të ruajë defiçitin kombëtar në nivelin 3.7 përqind, për më pak se dy vjet. Megjithatë, kjo llogaritje mund të jetë ndoshta më shumë optimiste, pranon eskperti rus, duke pasur parasysh shpenzimet e tepruara të Kremlinit për mbrojtjen:”Rusia ka shpenzuar tashmë. më shumë se gjysmën e buxhetit të saj të përgjithshëm ushtarak për vitin 2015. Me këtë ritëm, fondi i saj rezervë, do të zbrazet para fundit të vitit”.

Në një artikull të kohëve të fundit, ai rrëfen atë çfarë disa spektatorë rusë thane, kur tanku i ri rus, “T-14 Armata”, befas u fik gjatë provave për paradën e madhe të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë në 9 Maj:”Armata me të vërtetë ka fuqi të paparë shkatërruese;një batalion mund të shkatërrojë të gjithë buxhetin rus!”.

Deri në vitin 2020, Rusia ka në plan të prodhojë 2300 tanke të tillë. Çdo tank kushton rreth 8 milionë dollarë. Ushtria ruse synon të zëvendësojë rreth 70 përqind të arsenalit të tjetër të tankeve me mjetin e ri, duke zëvendësuar kësisoj modelet e vjetër T-72 dhe T-90, që ishin dikur armët kryesore në fushën e betejës.

Mbi të gjitha, plani i  Moskës për shpenzimet ushtarake, synon modernizimin e 30 përqind të armëve të forcave të saj të armatosura, brenda këtij viti. Në vitin 2010, presidenti Vladimir Putin shpalli një plan gjigand prej 20 mijë miliardë rublash për modernizimin e ushtrisë, me qëllim zëvendësimin e 70 përqind të pajisjeve ushtarake të epokës sovjetike deri në vitin 2020, duke përfshirë edhe 50 anije të reja për marinën detare, qindra avionëve të rinj luftarakë, dhe mijëra automjeteve të reja për forcat tokësore.

Megjithatë, në prill të këtij viti, Putin pranoi se “industria e mbrojtjes, nuk është plotësisht e gatshme të prodhojë në kohë, lloje të caktuara armësh”. Gjithësesi, ai shtoi aty për aty:”Por, pa asnjë dyshim, programi do të përmbushet”. Sipas ekspertit ushtarak rus Dimitri Gorenburg, Moska mund të dëshirojë të ngadalësojë procesin e blerjes së armëve, deri kur çmimi i naftës të rritet në nivele të pranueshme, pasi “me tejkalimin e kostove, paratë e caktuara mund të mos jenë të mjaftueshme, për të ndërtuar atë që ata duan”.

Përveç kësaj, ai vuri në dukje se “në lidhje me atë që duan të ndërtojnë, ata nuk do të kenë shumë prej tyre, mund t’u duhet më shumë kohë për t’i ndërtuar, por programet do të ruajnë angazhimet që kanë aktualisht”.

Megjithatë, për Sergei Guriev, vendimi që shpenzimet ushtarake të Rusisë duhet të vazhdojë në normat aktuale, parathotë zhvillime negative:”Nëse Rusia s’mund të përballojë një buxhet 4 përqind të PBB për mbrojtjen në kohë të mira, ajo nuk mund të menaxhojë një normë të tillë të lartë të shpenzimeve ushtarake tani, kur ballafaqohet me çmime të ulëta të naftës, sanksionet perëndimore, dhe recesionin ekonomik (…). Ndaj njëlloj si tanku T-14 në Sheshin e Kuq, fat i Putinit mund të ngecë në vend”.

“The Diplomat”-Bota.al

22 komente në “Shpenzimet ushtarake mund ta çojnë Rusinë drejt katastrofës ekonomike”

  1. tfgs arxidoglyftoi says:

    Toidhio si dhjeraniket greke. Nga fobia qe kane për turqit, buke skane po buxhetin e ushtrise nuk e tkurin.
    Po dhjeraniket akoma se kane mesuar qe stan me lepuj sbehet

  2. Ajaxs says:

    Mos i qani hallin superfuqise ushtarake.

  3. Klimax says:

    Ndoshta, por nuk eshte i vetmi vend qe po investon shume me teper ne buxhetin ushtarak.
    Ne qoftese do bazohemi tek faktet atehere do te vertetonim se buxheti ushtarak amerikan eshte mbi 612 miliard dollare ne krahasim me vetem 100 miliard te buxhetit rus te pakten deri me sot. Por jo vetem kaq. Buxheti ushtarak amerikan eshte me i madh se ai i Rusise dhe nente vendet te tjera me shpenzimet ushtarake me te medha ne bote se bashku.
    Kina me rreth 130 miliard dhe Rusia qe po afron ne keto shifra dhe vazhdojne me tej, Britania e Madhe me 55 miliard, India e Japonia me 50 miliard, Franca e Gjermania me 45 miliard, Korea e Jugut me 35 milliard, Turqia me 20 milliard dhe Izraeli mbi 15 miliard dollare!
    Problemi eshte se drejt ku po shkon bota me keto shpenzime gjigande ne emer te sigurise, paqes dhe ekulibrave te dy superfuqive?

    1. iliri says:

      Drejt fundit po shkon Klimax. Pyetja është: Kur, dhe kush do ta filloj i pari????????

      1. sit... back..and relaks →→→ says:

        amerika shpenzonte me shume se te tjeret edhe gjate luftes se ftohte po e pame se kush pordhi i pari. amerika eshte i vetmi shtet ne bote sot qe mund te pushtoje nje tjeter vend mijera km larg ne nje kohe te shkurter. rusia ben ciu ciu cerr me ata qe ka ne kufij. i ben mire llogarite amerika se jo per gje po edhe makina llogaritese e botes ndodhet ne amerike bashke me llogaritaret me te mire. punon gjithe bota per dollarin, per rublen punon vetem rusia.

  4. Z/Kallami says:

    Nese prodhimet e armatimeve rrijne stoqe e nuk vihen ne perdorim vendi pa m’dyshje do kaloje ne katastrofe ekonomike.Ti vesh ne perdorim don te thote te besh trimin.E kushte lene te trimnohesh sot kur cdo gje asht me komandim elketronik.

  5. genti says:

    Keta jetojne njesoj si tek ”shkretetira e tartareve”, po vdesin per pak armiq imagjinare!

  6. Ilir says:

    o tema po jeni ber nje gazet vetem propagandistike duke ber vetem dizinformacion dhe aspak formacion ,jeni ber vetem copy paste e gazetave propagandistike te natos dhe amerikanve ,rusia duam ne apo nuk duam ne ka qen eshte dhe do te jet superfuqi ,pore e verteta eshte se tani rusia po ngre zerin per te mbrojtur interesat e veta dhe dikujte nuk i intereson qe ta kundershtoje ,por ka ikur koha kur benin cfar donin amerikanet tani aleanca rusi,kin ,indi ,brazil dhe vendet euroaziatike dhe qe jane vendet ne zhvillim me popullsi dhe economi ne rritje ,ne krahesim me vendet europiane dhe ameriken qe jane zhytur ne regres dhe borge te brendeshme ,u ka ngelur vetem propaganda te bejne, ndaj ju lutemi te jeni me profesionist kur shkruani artikuj ne lidhje me vende qe mendojne dhe punojne ndryshe ,se boll me diktate ,bota eshte e bukur se nuke eshte e njejte ,dhe nje perandori sic e shte perandoria amerikane nje dite do te rrezohet si te gjitha perandorit e tjera

    1. Pelasgian says:

      pervec kines dhe indise( e cila zhvillimin e saj e ka fort te lidhur me shba dhe pdrendimin) te tjeret jan “tigra prej letre”.

      megjithate edhe kina dhe india kan shume probleme te brendshme.

      nga europa te gjithe po e marrin veten pervec gerrkut.

      1. arber says:

        kush po e mer veten Amerikani me 100 trilione dollare borxh ekonomik? Me mbi 150 milione vete ne tallona ushqimesh? Me qytete m keq si afrika qe po faimentojne sic jane Detroit? Baltimore?Sint Leuis? Camden? Trenton? ka dhe plot te tjera. Me nje popullsi me injorante latino aerikane dhe zezake qe e shkaterruan Ameriken? Kush ESHTE MIRE EVROPA? E mbyt mearabe zezake dhe popullsi te plakur, e ,bush me homoseksuale dhe drogaxhinj dhe familje te shthurura plot me degjenerim? Enderro shoku enderro. RUSI DHE KINA BEJN LIGJIN SOT. KERRY VAJTI I PUTHI KOQET PUTINIT NE SOCHI NE RUSI

        1. sit... back..and relaks →→→ says:

          i ka triliona dollare borxh e vertete, por ama te gjithe sulen kush e kush ti bleje borxhin amerikes. vrite pak trurin se pse.

  7. rusi says:

    Situata po degradon si ne 90. Ku Bashkimi sovjetik e shkriu ekonomine per ushtri, armatime, bomba atomike pa hesap dhe ne fund uli koken duke pranuar deshtimin e sistemit te ngritur. Pra epersia perendimore ishte aq e forte sa kishte hyre ne shpirtin e popullit si kultura me e avancuar dhe qe duhej perqafuar dhe nga vete ruset dhe pjesa e popullit te bllokut sovjetik.

    Ndryshimi i tanishem eshte se blloku segziston me, por egziston nje Rusi le te themi ne thonjeza me standarte perendimore (por ska shanse te behet perendimor per 25 vite) por e dobesuar shume fort gjate ketyre viteve. Ka humbur shume zona te medhaja influence dhe me zor po mban dhe ato qe ka akoma. Ndihet e kercenuar si nje shtet qe mund te humbi jo vetem influencen por mund edhe te shkrihet si shtet. Duke qene se eshte nje federate me shume kombe brenda dhe duke mos patur kapacitete per te administruar ne mneyre demokratike dhe te drejte te gjithe territorin, do ti fillojne levizjet separatiste per daljen e shume shteteve nga federata ruse.

    Tani ska nje kundeshtar te barabarte, por ka disa shtete dhe aleanca te frikshme qe mund ta kercenojne. NATO nuk eshte strukture qe po vajti muhabeti ne lufte do rri kaq e qete sic po rri tani. Kete Rusia e di mire. Nga ana tjeter eshte e rrethuar nga shtete te medha dhe te frikshme si KINA, Pakistani, India qe tashme sjane me shtete cope cope. Dhe nese vjen pika ne bashkepunime, e di mire qe te gjitha do kerkojne te bashkepunojne me perendimin e konsumit dhe jo me Rusine e krahut te forte.

    Rusia ka dhe problemin e qendrueshmerise se brendeshme, qe dihet qe eshte shume i paqendrueshem. Kur te thahet barku, spyt populli per PUTIN e te tjere.

    Nese sa ka per te shkrujt per kete gje, pa fund.

    Ajo qe dua te them eshte qe Rusi me Putinin e dine shume mire qe i ka ardh koha o te ulin koken ose te nisin luften e trete Boterore dhe te shkaterrimit ne mase, deri ne ndryshime te territoreve te tokesh e jo te kufijeve shteterore.

    Kjo eshte dilema qe edhe perendimi e ka frike se mund te ndodhi.

    1. Klimax says:

      Je plotesisht gabim! Eshte pikerisht Rusia qe ka lidhur marveshje bashkepunimi jo vetem ekonomike,por edhe ushtarake te pakten me dy vende te medha, Kina dhe India. Pa folur me pas per lidhjet e saj me ish republikat e Bashkimit Sovjetik si Kazakistan, Turkmenistan, Azerbaxhan, Kirgistan, Taxhikistan, Bjello Rusia dhe duke vazhduar me vende te Amerikes Latine si Brazili apo te Afrikes si Afrika e Jugut, etj, etj.
      Per cfare “ulje koke” na flet atehere sikur po flasim per nje vend si Papua New Guinea??!!

      1. mediet e preshit, patetike e bythlepirese ..... ai vend nuk behet me!!! says:

        @Klimax…… Si Kina ashtu edhe India te dyja vende “perendimore” jane!!!!
        Buxheti ushtarak amerikan eshte i larte por gjithsesi vetem 4% e GDP. Kurse ai rus eshte te pakten 5.3% pa llogaritur qe realisht eshte rritur edhe me shume si pasoje e renies se GDP.
        Ik studio edhe pak se nuk e kalon provimin me kaq pak njohuri sa ke.

    2. Ilir says:

      Ne pergjigje per “rusin” eshte e vertet qe renia urss ne vitet 90 ishte nje goditje e rende qe nato dhe us i dhan rusis ,por kjo nuk ndodhi sepse rusia hyri ne garen e armatimit si e comentoi “rusi” ishin shum faktore te tjere ,ishte strategjia e amerikanve duke zgjedhur ne krye te Pku Gorbaciovin dhe kliken e tij qe i dhane goditjen vdekje prurse urss pra ishte faktori i brendshem faktori vendimtare qe ra urss, Pra ishte tradhetia qe kreu i partis i beri vendit te vete ,
      sepse urss i kishte te mundesite ekonomike dhe ushtarake ti mbijetonte shperberjes , nuk kishte nje mbeshtetje politike dhe nje bashkpunim me vende te medha sic eshte tani kina dhe india dhe nuk eshte e vertet qe kina perben rrezik sic e paraqet “rusi” po ta shofesh rusia ka bashkpunim ushtarak me kinen luftanijet kinese dhe ruse bejne stervitje te pernashkete ne detin e kines ne mesdhe ne detin e si ne paqesore.Rusia ka lidhur kontrata ekonomike marramendese me kinen per energjin per industrin ushtarake per trasportin ,e njejta gje dhe me Indin rusia ka patur historikishte mardhenia te mira me indin vetem vjet putini lidhi kontrata per industrin berthamore ,ushtarake ,ne fushen e hidrokarbureve ,farmaceutike per qindra miliard dollar dhe po ta shofesh ne paraden e 9 majit presidenti kines dhe inian si dhe ushtrit kinese dhe indiane moren pjes ne paraden e moskes

      1. sit... back..and relaks →→→ says:

        nje pyetje kisha une, sa kineze dhe sa indiane te indise emigrojne ne usa dhe sa ne rusi? me jep dot nje pergjigje? e kam fjalen per trurin e indise dhe kines e jo per punetoret e fasonerive te kines dhe indise

  8. Truthseeker says:

    I qajne hallin kaloresit pse i varen kembet
    Debilet flasin per Rusine sikur me qene Somalia, nderkohe qe Rusia ka pasuri te paimagjinueshme dhe siperfaqje sa gjysma e globit dhe nivelin me te ulet te borxhit te jashtem ne planet…nderkohe qe SHBA sapo i morri hua nja $3 trilione Kinezit dhe Japonezit

    1. Pelasgian says:

      Kapitalizmi bazohet ne borxhe . Amerikes i japin borxh se e dine qe i shlyen ,ka shtet tjetri,nuk eshte bythgris si rusia.

      Jeton dhe ushqehet me mire nje qen i nje familje amerkkane sesa 5 familje ruse te marra sebashku.

      Vec moska e st pjeterburgu kan te hane ,te tjeret jetojne me keq se moldavet.

      kalores pa kal

      1. arber says:

        PRANDAJ KA 100 TRILIONE DOLLARE BORXH DHE DLLARI PO BIE SE I PAGUAN BORXHET AMERIKA?

        1. sit... back..and relaks →→→ says:

          ku e pe renien e dollarit ti shoku? eshte amerika ajo qe e uli cmimin e naftes ne te gjithe globin duke nxjerre jashte loje arabet dhe rusine bashke. kot nuk i kishte vene tape burri huj puseve te naftes plus dhe shpikjen e re me te fundit teknollogjike per nxjerrjen e saj. amerika vellacko punon per shekullin tjeter nderkohe qe rusia se di se ce pret neser. nqs mbytet amerika pjesa tjeter e botes kap tabanin e oqeanit. bota sot eshte si nje ajberg ku ne maje qendron usa, nqs usa zhytet mos kujto se ata poshte do dalin larte, jo do shkojne dhe me poshte akoma. pra askujt nuk i intereson te bjere amerika ashtu sic dhe amerikes nuk i intereson te bjere kina india apo rusia. mos u lodh me politike dhe ekonomi globale se jane ata thinjoshet qe mendojne per kete pune. ne ne shqiperi te shohim sa vajti kilja prasit dhe sa lart mund te fluturojm me pras. rusia mund te perpiqet te beje aleanca sa te doje por te gjithe syte i kane nga amerika sepse ajo ofron shume me teper sesa rusia, ofron liri, ofron siguri per biznesin.

      2. Truthseeker says:

        Kapitalizmi eshte loje e e me te fortit, Kina u be de fakto fuqia nr 1 Daj Semit i kane ngelur breket e grisuar dhe 25milione femije qe jetojne nen nivelin e varferise! borxhet qe po i merr Kinezit Amerika nuk jane pa kushte dhe pasoja…tashme dalngadale SHBA do filloje te ule koken kundrejt dragoit te lidjes sepse cdo goditje ndaj Kines do te ishte goditje ndaj vetvetes

  9. billy says:

    Prandaj i duhet nje krize ushtarako-politike ne ngushticen e hormuzit (gjirin persik)qe te rritet cmimi i naftes…na lodhen kta kartelet, ka ardhur kohe per pak kalinka me vodka ne tregjet nderkombetare…nuk ecet me te njejten muzike se ngordhi ekonomia ruse…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje