Erdogan provokon sërish debate në Turqi. Kërkon që imamit kryesor në vend t’i vihet në dispozicion avion privat: Edhe Papa e ka një të tillë...

27 Maj 2015, 17:38Bota TEMA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan është burim i përhershëm lajmesh nga më të larmishmet.

Sot p.sh, gazeta e Fetullah Gulenit, “Zaman” raporton se Erdoğan është shprehur në televizionin “NTV” se “posti i kreut të Drejtorisë(Direktoratit) së Çështjeve Fetare, nuk është i rëndomtë, por një zyrë e dinjitetit”.

Dhe për t’iu përgjigjur këtij statusi, Erdoğan ka deklaruar se do të kërkojë nga qeveria që t’i sigurojë kreut të kësaj drejtorie, Mehmet Görmez, një avion privat.

Ky lajm vjen pak pasi presidenti turk i vuri në dispozicion Mehmet Görmezit, një Mercedez, raporton Respublica.

Në përgjigje të kritikave presidenti turk ka sjellë si shembull Papën që ka një avion privat dhe makina të blinduara.

Mirëpo “Zaman” i kujton presidentit se Papa Françesku mbërriti në Turqi pak kohë më parë me një avion të Alitalia dhe u largua po me këtë linjë.

Edhe në Stamboll ai përdori një Renault Clio, në vend të Mercedezit të blinduar që iu vu në dispozicion nga autoritetet turke.

8 komente në “Erdogan provokon sërish debate në Turqi. Kërkon që imamit kryesor në vend t’i vihet në dispozicion avion privat: Edhe Papa e ka një të tillë…”

  1. shvejk says:

    Vatikani eshte shtet , dhe Papa eshte zgjedhur nga konklava per te drejtuar kete shtet. Me kte llogjike duhet te pranojme se Turqine nuk e drejton Erdogani por nje imam.

  2. .$$$ says:

    Kur e ka mundesime ekonomike le ta bej pune e tyre c na duhet ne se c ben Erdogani ne vendin e tij

  3. tfgs says:

    hahahahaha,o dogan o rrot kkkkkkkkkkkk si arrin mor korrak te krahasosh Papen me nje korrak/mufti…………!!!!!!!!!???

  4. alexi says:

    Babush erdogan nuk ngopet vetem Duke financuar xhami ne shqiperi e bosnje por dhe z’nobon udheheqsit fetar islamik.

    Sultani i fundit i ballkanit

  5. A says:

    Se cfare ben REXHEP TAIP ERDOGAN ne vendin e vet TURQINE eshte puna e vet. Po kete s’kuptoj kur vjen ne SHQIPERI ne pritjet zyrtare hiqet busti i Heroit te Popullit dhe Kombit Shqiptar GJERGJ KASTRIOTI.
    Arrine deri atje sa kerkon qe shtremberoje historine dhe te thote qe TURQIT dhe SULLTANET ne SHQIPERI per 500-te VJET nuk kane qene pushtues.
    Eshte gadi te thote se kane ardhur per pushime dhe turizem. Qe shqiptaret nuk jane kthyer ne besimin islam, musliman, me dhune, me dajak dhe me ane te shpates, por me deshire, me mirekuptim, duke i mare me te mire.
    Ne nje kohe qe ne vendet arabe islamike muslimane jo vetem qe te krishteret dhe kishat nuk kane vend por i therin si kafshet, por edhe muslimanet normal i duan dhe i vrasin si pa gje te keq duke ja prere koken pa hezitim.
    Shqiperia gabimisht nen drejtimin e SALI BERISHES eshte futur si anetare e Organizates se Vendeve Islamike dhe dokumentin per kete problem e pat nenshkruar ministri i Jashtem i asaj periudhe ALFRED SERREQI. Tung.

    1. ?????? says:

      500 vjet pushtim nuk quhet me pushtim por nje fare bashkejetese e gjithe ballkanesve me Turqine e duan apo jo kete ballkanasit analfabete ka ardhur koha disa gjera te fliten sipas realitetit e jo politikes

      1. Drini says:

        Shum e verte disa injorant mendojn se ne kemi luftuar 500 vjet me shpat ne dore kunder turqve skan faje keshtu i ka mesiar komunizmi. Logjik e thjesht po te kishim luftue ne 500 vite vetem nga nje i vrar ne dite ne do ishum zhduk si populle.

        Historia osmane nuk e njefe fare skenderbeun aqe me pak nuk flet per asnje betej te skenderbeut qe na esht servuar neve si trim i trimave. Me beteja e prralla legjendare.

        Pra historia osmane fare nuk e permende skenderbeun si ka mundesi qe emri i keti gjiganti qe na eshte servuar neve te mos permendet fare nga historia osmane.

    2. albani says:

      Bustin e Skenderbeut nuk e hoqi populli Shqipetar pjesa me e madhe e te cilit eshte mysliman dhe krenohen me Skenderbeun,por e hoqi nje matuf dhe spurdhjak njeri qe e ka emrin Bujar Nishani,dhe per ket te jesh i sigurte se nuk pyeti njeri,prandaj u mundua dhe te mashtronte duke thene qe busti kurre nuk ka qene vendosur aty,pra dhe atij i dogji kjo gje,aq sa mund ta djege,sepse ai djegur dhe dhjere eshte.
      Te Jesh anetar i organizates se vendeve Islamike do te thote te jesh nje nga 50 shtetet e kesaj organizate,dhe ato qe pershkruan ti per kisha apo prerje kokash nuk jane qellimet e kesaj organizate,ato veprime i bejne xhihadistet,lufta dhe kaosi,njerezit e keqinj qe nuk kane asnje lidhje me islamin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje