I nxehti vrasës në Indi, alarm për nivelin e ozonit në qytetin 18 milionësh

29 Maj 2015, 14:43Bota TEMA

I nxehti vrasës i rreth 2 000 personave, që ka mbërthyer Indinë që prej 10 ditësh, ka shkaktuar rritje të ndotjes atmosferike në Nju Delhi, sidomos përsa i përket ozonit, njoftoi sot media indiane.

Sipas centraleve të Sistemit të Cilësisë së Ajrit dhe Kërkimeve Meteorologjike indiane (SAFAR), mesatarja e ozonit e përllogaritur gjatë një fashe tetë orarëshe arriti nivelin e 240 mikrogramëve për metër kub, thënë ndryshe dyfishi i lejuar që është 100 mikrogramë për metër kub.

Sipas ekspertëve, ndotja nga ozoni, shpesh i përcaktuar si ”smog veror” pasi krijohet nga rrezatimi i fortë diellor, shkakton shqetësime në frymëmarrje, edhe nëse ndodh për pak kohë.

Kryeqyteti indian me 18 milionë banorë është përcaktuar nga OBSH-ja si më i ndoturi në botë, sidomos për nivelin e pluhurit që del nga skapamentot, kantieret e ndërtimit dhe aktivitetet e ndryshme djegëse.

1 komente në “I nxehti vrasës në Indi, alarm për nivelin e ozonit në qytetin 18 milionësh”

  1. malok nga laberia says:

    nuk e ka fajin vetem moti fajin e kane shtete si india dhe kina qe jane komshinj dhe secila kane mbi 1 miliarde banore kina ka 1.2 miliarde dhe india sipas llogarive ne 2020 mund te harrije deri ne 1.8 miliarde dmth gjysma e popullsise se globit ndohet ne dy vende fqinje imagjinoni sa energji dhe ushqim duan keto dy shtete qe po zbarzin rezervat e tokes me keto ritme do shpertheje ndonje lufte per ta zbritur numrin e popullise perndrsyhe me keq do shkoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje