Gazetari i ”The Sun” dënohet për blerje të informacioneve në polici

29 Maj 2015, 21:43Bota TEMA

Një reporter i gazetës më të shitur në Britaninë e Madhe u dënua sot nga një gjykatë e Londrës se kishte korruptuar një polic me qëllimin për t’i marrë informacione.

Anthony France, gazetar për tabloidin ”The Sun”, i kishte dhënë më shumë se 22 000 stërlina (30 000 euro) një polici të aeroportit londinez, Heathrow për 38 informacione në vitet 2008 dhe 2011.

Gazetari Anthony France është personi i dytë i dënuar në kuadër të kësaj çështjeje në të cilën janë përfshirë deri në 29 gazetarë.

Gjatë seancës së pyetjeve para një Gjykatë në Londër, gjyqtari Timothy Pontius zbuloi se pagesa për të marrë informacione ishte një praktikë e pranueshme në redaksinë e gazetës ”The Sun”, që shet çdo ditë rreth dy milionë kopje.

Gjykata e dënoi gazetarin Anthony France me 18 muaj burg për korruptimin e një agjenti policie

3 komente në “Gazetari i ”The Sun” dënohet për blerje të informacioneve në polici”

  1. elton says:

    Policia jone i shet informacionet ne moment, qenka e jashtlighshme kjo?

  2. Peoples says:

    A e ka lexuar ai gazetari KOKA ? Neper studio ai ben sekretciun e madh ,nxjer informacione te klasifikuara se i blen ne drejtorine e Tiranes.Bravo Koka sepse nuk ka shtet ,nuk ka drejtesi.Drejtesia ne Shqiperi eshe FYTYRA E NISHANIT dhe knowledge eshte sa inteligjenca e kapter Nishanit.

  3. gjin bue shpata says:

    po polici?
    apo ka imunitet!
    haa haa!
    si deputetet shqiptare mo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje