Rikthehet makthi i Luftës së Ftohtë/ Tani Rusia luan kartën e armëve bërthamore në Krime

2 Qershor 2015, 11:10Bota TEMA

Mikhail Ulyanov i përgjigjet ministrit të Jashtëm ukrainas: “Jemi gati të dërgojmë armët bërthamore në cilëndo pjesë të territorit rus”

“Rusia ka të drejtën të vendosë armë bërthamore, nëse është e nevojshme, në cilëndo pjesë të territorit të saj, përfshirë gadishullin e Krimesë, që u aneksua “ilegalisht” sipas BE dhe SHBA vitin që kaloi”.

E ka pohuar në një intervistë të dhënë për agjencinë e informacionit Ria Novosti drejtori i Departamentit të mospërhapjes dhe kontrollit të armëve bërthamore, të ministrisë së Jashtme ruse, Mikhail Ulyanov, në përgjigje të deklaratave të ministrit të Jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin, sipas të cilit dërgimi i armëve bërthamore ruse në Krime do të ishte shkelje e traktatit të mospërhapjes bërthamore.

Më herët, ministri i Mbrojtjes i Rusisë kishte paralajmëruar dërgimin e mundshëm në gadishullin në Detin e Zi të 10 bombarduesve TU-22M3, në gjendje të transportojnë armë bërthamore, por nuk ishte përmendur askund mundësia e armatimit të tyre me mbushje bërthamore. “Dërgimi i armëve bërthamore në Krime, kishte deklaruar Kimkini, do të ishte shkelje e rëndë e angazhimeve ndërkombëtare të Moskës”.

Ulyanovi ka kujtuar se programi i mbrojtjes raketore të SHBA “ndikon negativisht” në marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, dhe diskutimet mes dy vendeve sa i përket armëve bërthamore nuk po japin rezultate pozitive.

“Pozicioni ynë për këtë temë është shprehur disa herë. Kemi nevojë për garanci të besueshme, që ky sistem nuk ka si synim frenimin e Rusisë. Por deri tani na kanë thënë se garanci të tilla nuk mund të jepen me shkrim në letër, dhe që sistemi do të krijohet me apo pa mbështetjen e Rusisë”.

Një politikë që për funksionarin e lartë rus nuk “favorizon reduktim të mëtejshëm të armëve bërthamore, por përbën një pengesë për carmatimin”.

IlGiornale-Bota.al

7 komente në “Rikthehet makthi i Luftës së Ftohtë/ Tani Rusia luan kartën e armëve bërthamore në Krime”

  1. druni says:

    ehuuu ata i kan dergu me kohe, gazeta tema axhornohet vetem per berishen ameriken edi ramen edhe kallashin qe del lakuriq, per gjonat e tjera axhornohet mas i viti

  2. shqiptar says:

    armet berthamore i kane derguar me kohe kudo i kane me vete edhe usa edhe rusi
    nejse rusia ortodokse ka shume miq korraker sunite si siria iraku libia irani greqia (younanistan) si e therrasin vellezrit e gjakut aziatike greqine

  3. temujin says:

    Akoma si kane derguar keta…u be lajm i vjeter ky ka disa muaj qe qarkullon…

  4. analisti says:

    Ky eshte lajmi me kot. SHBA-ja dhe Rusia i kane armet berthamore kudo. Italia ne vitet’70 permes referendumit ndaloi impiantet berthamore per qellime civile, nderkohe qe baza ushtarake e NATO-s ne ne Alviano kishte rraketa berthamore multitestat

  5. Swansea. says:

    Ti themi tfgs-s ja kjo qeka pun orthodox???? Se te dy jan orthodox pra .se ai sa behet noj vrasje ne shqiperi ai thot pun sunitesh ose islamiket .e pra qe tfgs-ja ta marr vesh njerizit gjithmone kan vra e pre njeri-tjetrin pa dallim feje !!!un per vete jam i pafe ama respekt total per gjith fete ne shqiperi per njerizit qe jan ne rregull jo extremistat se ka extremista nngagjith anet si tfgs prrshembull othidix extremist.rrespekt pa kuinj per orothodoxet shqipetare qe e quajn veten shqipetare jo tfgs se eshte orthodox e flet shqip e na bo 24 ore propagande greke ktu..

  6. arber1468 says:

    Krime nuk çlirohet me luftë po me sanksione. Po të jenë persistent pas 2-3 vjetësh tërhiqet vetë. Europa duhet të shkëputë varësinë nga Rusia dhe kjo e fundit përgjërohet vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje