ISIS do të jetë “Bashkimi Sovjetik i xhihadit”

1 Qershor 2015, 10:29Bota TEMA

Ka gabuar edhe Obama, ashtu si të tjerët, kur ka injoruar mësimet e historisë. Edhe ai ka nënvlerësuar një ushtri revolucionare, për shkak se është e vogël, e improvizuar, e udhëhequr nga njerëz pa tradita ushtarake.

Dhe kështu, ushtria modeste e ISIS-it ka vënë përfund atë irakene dhe atë siriane, me një teknikë ushtarake të re, me fuoristrada të shpejta, me kamionë kamikazë të mbushur me 10 tonë eksploziv, në gjendje të shkatërrojnë një fortesë, duke terrorizuar armiqtë dhe prerë kokat e të gjithë të burgosurve.

Obama dhe gjeneralët e tij nuk kanë mësuar nga historia që lëvizjet revolucionare përmbysin skemat, sjellin risi, shpikin? Në luftërat boheme të viteve ‘400, Zosca mposhti katolikët duke vendosur topat mbi karro të shpejta. Në vitet gjashtëqind, Oliver Kromuelli mposhti ushtrinë mbretërore me Ushtrinë e Modelit të Ri. Në vitin 1796, ushtria e improvizuar e kolonëve amerikanë mposhti ushtrinë angleze, pasi kish vënë në përdorim luftën guerilase.

Pak vjet më vonë, Revolucioni francez fitoi, duke krijuar atë ushtri kombëtare që edhe sot e kësaj dite marshon nën tingujt e Marsejezës. Duke ardhur në kohët më të fundit, amerikanët u mundën nga Vietkongët, që kishin mbështetjen e fshatarëve.

Sadam Huseini u përpoq të pushtojë Iranin gjatë revolucionit të Khomeinit, dhe u spraps nga një ushtri e fanatizuar, e cila dërgonte përpara fëmijët për të çminuar terrenin.

Obama dhe gjeneralët e tij nuk kujtojnë as që Goeringu donte ta fitonte luftën kundër Anglisë, duke përdorur vetëm aviacionin, dhe dështoi? Në Amerikë, nuk e studiojnë historinë? Ndoshta duhet ta bëjnë, për të kuptuar që avionët dhe raketat që dërgohen tek ushtarët e frikësuar irakenë, nuk do ta pengojnë Kalifin që të krijojë një Shtet Islamik të ri e të fuqishëm, i cili përfshin veriun e Irakut dhe të gjithë Sirinë. Një shtet i pasur me naftë, që do të njihet nga shtetet e tjerë. Dhe që do të shndërrohet në fuqinë udhëheqëse, motorrin, shembullin, modelin e revolucionit botëror xhihadist, të formuar nga miliona meshkuj të rinj në moshë, të etur për gjak që po mobilizohen në të gjithë Azinë Qendrore, dhe që në Afrika po afrohen, përmes vendeve që lagen nga Mesdheu, drejt jugut të Europës.

Një shtet prijës, ashtu si ishte, përgjatë gjithë Nëntëqindës, Bashkimi Sovjetik për lëvizjen komuniste ndërkombëtare. 

Il Giornale – Bota.al

7 komente në “ISIS do të jetë “Bashkimi Sovjetik i xhihadit””

  1. tfgs says:

    pikerisht keshtu enderrojne edhe korraket e Zikes per nje ”big albania” madje me nje big xhami ne Tirone…………….

  2. Para Laci says:

    Mir mir , po mos harroni se c’do ideologji qe ndertohet me struktura te forta mendore heret a vone bien…. Ashtu sic ra edhe Bashkimi Sovjetic.

  3. anticensurë 67456 says:

    që fillimii shkrimit është i gabuar:”Edhe ai ka nënvlerësuar një ushtri revolucionare, për shkak se është e vogël, e improvizuar, e udhëhequr nga njerëz pa tradita ushtarake.”
    ppo të nisesh nga kjo premisë atëherë do të thotë se o është shkruar tre vjet më parë,oi shkruesi ka mbetur me njohuritë bazë të tre vjetëve më parë!!
    prej më shumë se një viti kanë ndryshuar shumë gjërat!!
    kemi dy faktorë që nuk përmënden!ose përmënden tangjecialisht.
    -sot ISIS drejtohet ushtarakisht nga ish gjeneralë të sadamit
    -si në fillimet e tij dhe sidomos pas dështimit në egjypt,ndikimi,dhe financimi prej islamistit të paskrupullt erdogan,është i hapur!!
    është e vërtetë që një grupim i tillë nuk mund të mposhtet dhe të shkatërrohet me disa sulme në javë,dhe këto ajrore!!nuk mund të luftohet nga njerëz që janë të painformuar realisht për të dhe për më shumë shpesh mendojnë si ata!!
    ky grupim paska makina të shpejta dhe kamionë kamikazzo!?a jeni tu bo gallatë apo si??
    ça jeni tu na tregu luftrat e indianëve me kuaj kur rrethonin pionierët e parë të amerikës??
    taktika e luftës së ISIS është aq e thjeshtë sa mund ta pastrosh me ushtri të rregullt thjesht në “duel”toksor!!pa pasur nevojë për luftë ajrore!!
    me fuqinë toksore që kanë të gjithë shtetet e rajonit,shtete veç e veç jo të tërë,mund ti futesh e ti dalësh në krahun tjetër brënda muajit!!
    por asgjë nuk po bëhet në kët drejtim!!ajo që po bëhet është thjeshtë një shaka,ose kohëvrasje!!shtyje ta shtyjmë!!
    është e vërtetë se lufta revolucionare vepron kështu si është pëshkruar,por këtu nuk kemi një të tillë!!nuk është një luftë e mbështetur ng masa!!është një luftë e LEJUAR,E MBËSHTETUR NGA DISA RRYMA!!
    e keqja është se sa më shumë rrihet pasiv ndaj saj aq më keq është!!sa më shumë lejohet të veprojë që më shumë do të ketë kohë të indoktrinojë,prodhojë mish për top për qëllimet e saj!!
    vërtet po bëhet sikur po luftohet kundër saj,por nuk janë marrë masa për ti bërë një embargo ekonomike zonës që shtrihet nën ISIS!!të jetë një gabim kështu si i pa vënë re??
    apo thjesht nuk duan të prishin punët me sulltanin e turqisë??
    pa izolimin ekonomik nuk mund të thuhet se mund të ketë shpresë për shkatërrim!!
    shumë pyetje dalin për fuqitë që janë kundër tyre!!
    si ka mundësi që këta luftëtarë të leshit të udhëtojnë me karvane fuoristradash dhe të mos sulmohen nga qielli asnjëherë??sot është aq e mundëshme sa janë bombarduar me një sukses prej gati 100% automobila të vetëm!!si është e mundur të mos bombardohen ata pak tanke që kanë marrë nga ushtria irakene një vit më parë??sadamit dhe kadafit iu bombarduan dhe në bukerë kurse këta ku ti ken futur??në të sëmës??
    këta bëjnë parada dhe askush nuk i shikon,pavarsisht se mund të lexosh gazetën nga satelitët nëorbitë!?
    kjo që po ndodh është një loja luftash që nuk i dihet se ku do ta ketë fundin,por që ISIS do të shkatërrohet pa asnjë dyshim!!

  4. Klimax says:

    Kjo ushtri xhihadiste me vetem 30 mije islamik jo vetem qe po perballon, por edhe po sfidon 600 mije forca te ushtrise se regullt te Irakut e Sirise, forcat vullnetare kurde dhe oto shiite te Iranit e Libanit si dhe bombardimet e fuqishme te aviacionit amerikan dhe aleateve te tij. Dhe faktoret e ketij suksesi jane disa:
    E para, sepse popullsite vendase te zonave te Sirise e Irakut, ne te cilat Shteti Islamik ka suksese ndaj kundershtareve, jane ne pjesen dermuese te tyre sunite ashtu si dhe xhihadistet islamik.
    E dyta, sepse keto popullsi sunite qe kontrollohen nga Shteti Islamik deshirojne dhe mbeshtesin xhihadistet qe ato territore te mos kalojne nen kontrollin e forcave shiite qe jane armiq tradicional te tyre.
    E treta, sepse keto popullsi e shikojne si armik Perendimin dhe ne vecanti SHBA-ne.
    E katerta, sepse Izraeli, ne realitet po qendron pasiv dhe mbi te gjitha ndjen me shume si rrezik te tij forcat shiite iraniane se sa ato sunite te Shtetit Islamik.
    E pesta, vende te tjera sunite si psh Turqia, jo vetem qe ndjejne simpati, por edhe ndihmojne me lehtesime te medha si dhe me armatime forcat islamike. Vetem pak dite me pare u zbuluan dokumenta sekrete ku sherbimi sekret turk dergonte sasira te medha armatimi tek xhihadistet. Mbi te gjitha Turqise nuk i intereson nje fuqezim i autonomise se territoreve kurde qe me kerkesat e tyre per nje shtet me shume se autonom jane nje rrezik per territoret e Sirise, Irakut dhe vet Turqise.
    Po ashtu Arabia Saudite eshte me shume e interesuar me situaten ne Jemen, ku po kryhen bombardime te renda ndaj shiiteve qe moren kontrollin e vendit, se sa ndaj situates ne Siri e Irak. Dhe e vetmja arsye per kete eshte ajo fetare. Sunitet nuk deshirojne qe ne Lindjen e Mesme qe Irani te luaj rolin kryesor.
    Per kete arsye SHBA-ja kerkon qe te mbaj nje ekuliber si me “mikun” e saj, Arabine Saudite, ashtu dhe nje afirmitet me “armikun” e saj Iranin duke ndjere dhe ashpersine e “ftohjen” e Izraelit ndaj saj ne te njejten kohe. Ana tjeter e medaljes eshte se i Izraeli ashtu dhe SHBA-ja kerkone ne mos largim, nje dobesim te metejshem te regjimit sirian.
    Qe te afrosh Iranin ne nje aleance perendimore nga ana tjeter, eshte e nje rendesie akoma me te madhe sepse e largon ate nga orbita ruse, e cila nga ana e saj kerkon te futet ne loje duke “luftuar” ndaj Shtetit Islamik. Pra interesat gjeopolitike te zones jane me interes global ku luhet midis dy superfuqive, Rusise e SHBA-se, duke lene keshtu ne nje zvarritje dhe ne plan te dyte luften ndaj Shtetit Islamik.

  5. iliri says:

    Ejani èdhe tek ne po ju bejme xhamin ne tirane kushedi sa xhihadist do prodhoj kjo xhami ishte e nevojshme nje baz xhihadi ne tiran

  6. Ledio says:

    Duke mos hequr asnje gje nga ato qe shkruan Klimax dua te them qe ISIS eshte krijese e Turqise me bekimin e Washingtonit. Plus te gjitha shtet aty jane shtete me kufije artificial te krijuara kur Francezet edhe Anglezet benin fuqine. Por ne fund te fundit keshtu ndodh kur Amerikanet te clirojne dhe qeveria qendrore e Irakut do ti bleje armet nga Ruset. Si ne cdo gje ne jete edhe ne poliike duhet mbajtur balance.Amerikanet nuk jane aq budallenj sa ti luftonin fiset Suni deri ne nje dorzim total. Eshte detyre e qeverise Irakiane te beje paqe edhe te gjeje nje balance.

  7. D says:

    Lind pyetja si ka mundesi qe superfuqite e botes me superarmatime te avancuara nuk na qenkan ne gjendje te shkaterrojne ISIS ?!
    Ku i merr ISIS armatimet ? Kush i furnizon me armatime…tjetra ISIS e ashtequajtur ne fillimet e saj nga amerika “freedom fighters” qe po luftonin gjoja kundra bashar al asadid u pajis dhe u ndihmua nga nato dhe amerika….njs per ate qe ka pak logjike e kupton qe ISIS eshte nje loje e ndyr agjenturash dhe superfuqish me perfitimi financiare duke filluar qe nga shitja e armatimeve etj etj etj etj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje