Britani/ Vdes ish-drejtuesi i partisë Lib Dems pasi humbi vendin e tij si deputet në parlament

2 Qershor 2015, 13:02Bota TEMA

Ish-drejtuesi i partisë Liberal-Demokrate në Britaninë e Madhe, Charles Kennedy, i cili ka shfaqur hapur kundërshtimin e tij për luftën në Irak në vitin 2003, vdiq papritur në moshën 55-vjeçare në shtëpinë e tij, njoftoi sot familja.

“Me një trishtim të madhe dhe dhimbje të thellë, njoftojmë vdekjen e Charles Kennedyt”, deklaroi familja në një komunikatë. Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet ende.

“Charles vdiq dje në shtëpinë e tij në Fort William. Ai ishte 55 vjeç. Ne jemi shumë të hidhëruar  për vdekjen e tij”, shtoi familja.

Charles Kennedy drejtoi Liberal-Demokratët nga viti 1999 deri në janar të vitit 2006,  kohë në të cilën ai dha dorëheqjen duke pasur një probleme me alkoolin.

Miqtë e tij thanë se ishte pikërish alkooli ai që i mori jetën.  Sipas tyre ai mbeti i lënduar dhe me zemër të thyer pasi humbi vendin e tij si deputet ne parlamentin anglez ne zgjedhjet e fundit, ku partia e tij pesoi nje humbje drastike.

David Cameron, Nick Clegg dhe Nicola Sturgeon kanë shprehur ngushëllimet e tyre, ndërsa ish kryeministri Tony Blair tha se vdekja e tij është ”një tragjedi”.

Kryeministri David Cameron theksoi se ishte thellësisht i hidhëruar për këtë lajm.

”Ai ishte një politikan i talentuar i cili vdiq në moshë shumë të re. Ngushëllimet e mia për familjen e tij”, shkruan në rrjetin social ”Twitter”, kryeministrin Cameron.

“Vdekja e parakohshme e Charlit ka privuar Britaninë e Madhe nga një prej politikanëve më të talentuar të gjeneratës së tij”, theksoi gjithashtu Nick Clegg, i cili e pasoi në krye të partisë para se të jepte dorëheqjen muajin e kalaur pas dështimit të liberal-demokratëve në zgjedhjet legjislative.

1 komente në “Britani/ Vdes ish-drejtuesi i partisë Lib Dems pasi humbi vendin e tij si deputet në parlament”

  1. anticensurë 67456 says:

    “Britani/ Vdes ish-drejtuesi i partisë Lib Dems pasi humbi vendin e tij si deputet në parlament”
    saaaaaaaa tiiiituull iiiiiiiidiiiiot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje