Shqetësim për gjendjen shëndetësore të Helmut Kohl

2 Qershor 2015, 18:06Bota TEMA

Pas një operacioni në kolit ish-kancelari Helmut Kohl, sipas njoftimeve në media, ndodhet në reanimacion. Me sa duket ai ka qenë për një kohë të gjatë pa ndjenja. Gjendja e tij është kritike, bëhet e ditur.

Helmut Kohl, sipas informacioneve të revistave “Bunte” dhe “Spiegel Online” ndodhet në pavionin e reanimacionit në Kirurgjinë e Klinikës Universitare në Heidelberg. Mediet i referohen të dhënave nga rrethi i ngushtë i 85 vjeçarit. Kohl, sipas këtyre të dhënave, ka qenë për një kohë të gjatë pa ndejnja. Sipas “Spiegel Online” ish-kancelari ndodhet qysh prej tri javësh në pvionin e reanimacionit.

Për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (DPA) deri tani nuk është dhënë konfirmim as nga Qeveria Federale, as nga kryesia qendrore e partisë kristiandemokrate dhe as nga klinika. Eventualisht do të jepet një deklaratë më vonë në marrëveshje me familjen, tha një zëdhënës i spitalit, ku është i shtruar Helmut Kohl.

Më 4 maj Kohl pati përballuar me sukses edhe një operacion në pjesën e pasme të legenit dhe atij iu implatua një këllk i ri në Heidelberg. Fundjavën e parë të qershorit Kohl, që njihet si kancelari i ribashkimit të Gjermanisë, duhej t’i nënshtrohej një kure në një klinikë rehablitimi në Bavari.

5 komente në “Shqetësim për gjendjen shëndetësore të Helmut Kohl”

  1. Mirenjohesi says:

    Nderim dhe respekt per ketë Burrë të Madh!

  2. fabian says:

    gute besserung, der letzte dinosaurier in der weltpolitik!

  3. MAJAKOVSKI says:

    Burre shteti i Madh qe la pas nje grua shteti te Madhe. E tille eshte Gjermania dhe gjermanet.

  4. A says:

    HELMUT KOHL, burre shteti per mbare popullin dhe kombin GJERMAN. I uroj sherim te shpejte.
    Me burra te tille ecin popujt, shtetet dhe kombet perpara.
    Nuk ecet perpara me jashteqitje popullore te tipit BERISHA, NANO, META, RAMA dhe BASHA.
    Dy luftera boterore humbi Gjermania dhe perseri sot me punen, djersen dhe mundin e tyre jane elite e popujve dhe shteteve me te zhvilluar ne Evrope dhe ne bote.
    Prej ketyre duhet te marri shembull cdo shqiptar. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje