Prokurorët nisën proçedurat për kallëzim penal ndaj kryeministrit rumun, Victor Ponta, njoftoi sot Drejtoria Kombëtare Antikorrupsion (DNA).
”Sipas parashikimeve ligjore dhe kushtetuese, DNA-ja hapi procedurat e njoftimit të Dhomës së Deputetëve”, tha ajo. Dhoma e Ulët e parlamentit duhet të miratojë heqjen e imunitetit në mënyrë që t’i hapë rrugë hetimeve.
Ponta akuzohet për evazion fiskal dhe pastrim parash në një rast korruptiv ku janë përfshirë kompanitë ”Turceni” dhe ”Rovinari”, ku Ponta ka qenë avokat. Deklarata e DNA-së nënkupton se akuza kundër Pontas është në konflikt interesi me postin e kryeministrit.
Shikoni politikane se mos merrni na nje gje te mire nga Rumania se elbete jane shume perpara neshe ata,se doni e se nuk doni vazhdoni se mire e kini me qeveri socialiste dhe institucione Berishjane perfshi edhe kapter narin.
Tomorr, DNA-ja qe po heton kryeminitrin rumun eshte ajo Byroja Investigative qe do te krijoje Rama por qe s’e pranon PD-ja…
Kurse ne Shqiperi,duhet te hapet hetim kriminal kunder te gjith kryeministrave,kunder te gjith ish dhe kryetareve te partive sot,kunder te gjith kryetareve te bashkive,kunder drejtueseve te hipotekave dhe te kadastrave,kunder gjykatesve….
Politikanet e sotem shqiptare nuk e zgjidhin dot kete problem,sepse jan besnike te Partise dhe jo te Shtetit,kete e zgjidh nje komison i pavarur juristash nga KE.
Normal se ato jane vende ku banojne njerez,dhe vetem ku ndodhen njerez drejtesia gjykon cdo lloj heriarkie
Hetim “kriminal”, nuk me kishin degjuar ndonjehere veshet deri tani!!! Ka akte kriminale, sjellje kriminale… po “hetim kriminal”, eshte kulmi!!! E kuptoni ça keni shkruar apo jo ore?