A është Papa komunist?

9 Qershor 2015, 12:02Bota TEMA

Ed Stourton

Kritika që Papa Francesku i ka bërë ekonomisë së tregut të lirë e ka shndërruar atë në një ikonë të të Majtës, si dhe ka nxitur pretendimet se ai është komunist. Udhëheqësi i 1.2 miliardë katolikëve të botës e ka quajtur kapitalizmin një burim pabarazie, në rastin më të mirë – dhe një vrasës, në rastin më të keq. A është Papa, ashtu si pretendojnë kritikët e tij, një radikal i kuq?

Rrugës së kthimit nga parada e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës javën që kaloi, udhëheqësi kuban, Raul Kastro u ndal në Romë, për të falënderuar Papa Franceskun për rolin e tij në afrimin e Kubës me SHBA. “Nëse Papa vazhdon në këtë rrugë”, tha Kastro më pas, “unë do të filloj të lutem sërish dhe do të kthehem në Kishë – nuk bëj shaka”.

Në shtator, Francesku do të rikthejë komplimentin me një ndalesë në Kubë, kur të udhëtojë në SHBA. Dhe vizita në Amerikë mund të jetë më e vështira e papatit të tij, jashtë Vatikanit.

Mbështetja që ka marrë prej Raul Kastros, vështirë se do ta bëjë të pëlqyeshëm Papa Franceskun për të djathtët amerikanë, shumë prej të cilëve reaguan me zemërim ndaj nismës kubane të presidentit Obama. “Ka shumë skepticizëm mes katolikëve në SHBA”, thotë Stephen Moore, krye-ekonomist në think tank-un konservator Heritage Foundation në Uashingon, edhe ai vetë një katolik.

“Unë mendoj se ky është një Papë që duket qartë se ka prirje marksiste. Nuk ka asnjë dyshim që ai ka një skepticizëm shumë të fortë ndaj kapitalizmit, sipërmarrjes së lirë dhe… unë mendoj se kjo është shumë shqetësuese”.

Rush Limbaugh, spikeri konservator me një emision shumë të ndjekur në radio flet edhe më troç: ai e ka quajtur “marksizëm të pastër” këshillën apostolike Evangelii Gaudium (Gëzimi i Ungjijve) të dhënë nga Papa.

SHBA është shteti më i krishterë i botës perëndimore. Në SHBA ka afro 80 milionë katolikë të pagëzuar, dhe janë grupi fetar më i madh. Shumë prej pjesëtarëve e shohin Shenjtin Papa Gjon Pali II si një papë-hero, për arsye se ai ishte një “luftëtar” vërtetë i guximshëm gjatë Luftës së Ftohtë – dhe në reagimin e tyre ndaj Franceskut ka një ndjesi tradhëtie. Ndonëse përqindja e mbështetjes për të është elartë, sidomos mes demokratëve katolikë, ai do të jetë një prani polarizuese, dhe pyetja “A është Papa komunist?” do të jetë vërtetë e rëndësishme.

Papët Gjon Pali II dhe Francesku erdhën nga botë shumë të ndryshme, dhe kjo ka ndikuar pashmangshmërisht në mendimin e tyre për çështje si ekonomia dhe drejtësia sociale.

Pjesën më të madhe të jetës së hershme, Papa Gjon Pali II e kaloi në regjime totalitarë – në fillim pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë, më pas dominimi i gjatë stalinist dhe sovjetik i Polonisë gjatë Luftës së Ftohtë. Cdo gjë që ai përjetoi si prift dhe peshkop i mësoi se armiku ishte komunizmi.

Ndryshe nga ai, Francesku – ose Jorge Bergoglio, siç quhej atëherë – u rrit në regjimin e udhëheqësit nacionalist argjentinas, Juan Peron.

Austen IVereigh, i cili ka shkruajtur një biografi për Papa Franceskun, dhe ka studiuar edhe vetë teologji në Argjentinë, thotë se Peronizmi ka dominuar politikën argjentinase që atëherë, por është e vështirë ta përcaktosh në terma politikë tradicionalë. “Në të vërtetë nuk është as i majtë, as i djathtë”, thotë ai. “Por ai del si një lloj rilindjeje nacionaliste në Argjentinën e viteve 1930 dhe 1940, dhe u identifikua me klasën punëtore, mbi të gjitha, sidomos me sindikatat”. Ivereigih beson se Bergoglio i ri u ndikua shumë prej ideve Peroniste.

Të dy Papët kishin gjithashtu një kuptim shumë të ndryshëm për Teologjinë e Clirimit, lëvizja e shumëdiskutuar e ngritur mbi bindjen se ungjijtë urdhërojnë Kishin që të vendosë në radhë të parë të varfërit, dhe e cila ka trazuar dhe përçarë katolikët e Amerikës Latine për pjesën më të madhe të viteve 1960, ’70 dhe ’80. Gjon Pali besonte se ajo kishte joshur disa priftërinj dhe peshkopë në një ideologji pothuajse marksiste e të dhunshme madje, dhe kur ishte Papë ai u soll ashpër ndaj disa prej tyre. Jorge Bergoglio hodhi poshtë marksizmin – ndonëse e pranon se ka shumë miq marksistë – por pranoi shumë prej parimeve të Teologjisë së Clirimit, duke përqafuar atë që Austen Ivereigh e quan “një version nacionalist të lëvizjes”, ose e ashtuquajtura “Teologji e Popullit”.

Megjithëkëtë, shkrimet mbi ekonominë të Gjon Palit dhe Franceskut reflektojnë gjithashtu të njëjtën traditë intelektuale – atë që njihet si Mësimi Social Katolik. Ajo u artikulua fillimisht në një dokument papnor të vitit 1891, i quajtur Rerum Novarum, në të cilin Papa Leo XIII fliste për “frymën e ndryshimeve revolucionare” që kish përfshirë atëherë Europën.

Një pjesë e tij është hartuar haptas për të qenë një kundërshtim ndaj ideve komuniste që ishin pjesë e atij ndryshimi, por është gjithashtu kritikë e disa aspekteve të kapitalizmit. Kështu që, është një përzierje jo shumë e ndeshur, që nuk zë vend në ndarjen e fortë mes të majtës dhe të djathtës, që ka dominuar politikën në shekullin që pasoi.

Prpofesor Maurice Glasman, një ekonomist britanik që ka qenë këshilltar i Ed Milibandit, ka studiuar mësime sociale katolike për doktoraturën. Ai u josh prej mënyrës se si dokumenti hedh poshtë ideologjitë tradicionale të të majtës dhe të djathtës. “Ai i kundërvihet idesë që duhet të jetë ose shteti, ose tregu”, thotë ai. “Ai beson në aktivizimin e shoqërisë – ai që e quan solidaritet – me qëllim që t’i rezistojë dominimit nga të pasurit të të varfërve”. Glasman thotë se ai i kundërvihet komunizmit për arsye se “mbron pronën private dhe është anti-kolektivist”.

Glasman kujton fare mirë se si u sulmua nga një ekonomist amerikan, pasi mbajti një fjalë në një konferencë në Vatikan kohët e fundit, në lidhje me mësimet sociale katolike. “E dini, ka një fjalë për atë që po thoni ju Baron, Lord Profesor, apo cilido që jeni”, i tha ekonomisti amerikan. “Po, quhet komunizëm. Ju po përpiqeni të intereferoni me prerogativat e menaxhimit, po përpiqeni të interferoni me kapitalin, dhe po përpiqeni të interferoni me çmimet. Dhe kjo gjë është provuar – nga Bashkimi Sovjetik”.

Gjatë diskutimit që pasoi, Glasmani u gëzua që u ndie i mbështetur nga Papa dhe nga Kryepeshkopi i Mynihut, Kardinali Marks.

Interpretimi që i bën Francesku mësimeve sociale katolike sigurisht që tingëllon më radikal se sa ai i paraardhësve të tij. Në Argjentinë, ai këmbëngulte se priftërinjtë e tij duhej ta shihnin botën me sytë e të varfërve, duke jetuar mes tyre, dhe e solli këtë qasje me vete në Romë.

Papa Francesku ka thënë gjithashtu se papunësia “është rezultat i një zgjedhjeje mbarëbotërore, i një sistemi ekonomik që ka sjellë këtë tragjedi, një sistemi ekonomik që ka në qendër të tij një Zot të rremë, një Zot të rremë që quhet para”.

Përgjigja për pyetjen e ngritur në titullin e këtij artikulli është “JO”. Ka shumë në të majtë që e admirojnë Papa Franceskun, dhe ka shumë në të djathtë që skandalizohen prej tij, por ai nuk është një komunist.

Megjithatë, duket se atij i shijon kur provokon njerëzit. Shumë shpejt ai do të botojë një enciklikë që pritet të merret me ndryshimin e klimës. Një prift që e ka lexuar pjesërisht thotë: “Nëse njerëzit mendojnë se është komunist tani, prisni e shihni se cfarë thotë ai për mjedisin!”

BBC – Bota.al

19 komente në “A është Papa komunist?”

  1. I_Krishteri says:

    Krishterimi u shmnaget te dyja ekstremeve, si kapitalizmit barabar, ashtu dhe komunizmin totalitar. Shume here Kishes u eshte dashur te pozicionohen pro apo kunder nje rregjimi apo sistemi, por ky eshte vetem nje pozicionim per ate kohe. Pozicionimi i perjeteshem i Kishes eshte Bashkesia e Perjeteshme me Jezus Krishtin, pozicionimet “ne kohe” te Kishes mund te jene pro ose kunder sistemeve njerezore. Por, dihet qe cdo sistem njerezor ka pasur shume probleme , madje dhe kur ka qene sistem shume demokratik, prandaj Kisha ka qene nje opozitare e perjeteshme (me perjashtime te pakta)

  2. Para Laci says:

    Kjo s’do te thote se Papa esht komunist… Kjo do te thote se Papa e shikon qart se kapitalizmi i fort po ben te pasurit me te pasur dhe te varferit me te varfer. Kur amerikanet vijne e punojne ne evrope ata thone se ktu ne evrope punohet dhe jetohet me mir.. Ne amerike kan 10-15 dit pushim ne vit (pa llogaritur ditet kombetare qe kan pushim gjat vitit). kurse ne evrope 20-25 dite minimumi (pa llogaritur ditet kombetare). Nuk ka asistence sociale atje, por ne evrope ka, te japin edhe shtepi falas. “Endrra Amerikane” nuk funksion me… Ishte nje genjeshter.

    Kapitalizmi duhet te beje nje marreveshje sa do te vogel me socializmin sepse njerzit po vriten e sakatohen moralisht, shpirterisht dhe fizikisht per gjoja “endrren amerikane” Ne kapitalizem ka produkte me shumice po distribucioni nuk esht eficient. Te pasurit qe jan 10% ndajne 90% te produkteve, kurse te varferit dhe shtresa e mesme qe jan 90% ndajne 10% te produkteve… Ne socializm nuk ka prodhim te mjaftueshem te produkteve por ditribucioni i tyre behet tamam, sa do pak qe jan prokuktet. Dhe ktu them duhet te behet marreveshja. Evropa e ben kte shpendarje pak me mire se amerika.

    Ne nje emision qe kam par ne BBC, bankieret e thonin qart se e gjith kjo krize financiare esht be me paramendim dhe te pasurit behen me te pasur ne kurriz te te varferve. Edhe pse bankieret thonin se ju vjen keq per pjesen tjeter te popullsise qe humben c’do gje ne kte krize, por ne anen tjeter thonin se s’kan c’te bejne sepse dikush duhet ta beje kte pune. Nqs nuk jam une do jet dikush tjeter.

  3. Z/Kallami says:

    Sot pluralizmi nuk asht i ndertuem dhe komplet pluralizem.

    Pluralizem i quejtun kapitalist asht i manget.Asht njena barre e ngrakume.Duhet dhe barra tjeter ne ngarkes qe asht komunizmi per te ecur revan dhe jo tapall.Pluralizmi duhet te ekzistoje vertet me dy te kunderta(komunizmi dhe kapitalizmit) me njeri tjetrin po me bosht te perbashket ne nji shoqeri perparimtare ne rritje te mireqenjes dhe garancise se jetes se njeriut nga lindja e deri ne vdekje te bahet natyrshem dhe jo me krime nga vete dora e njeriut ndaj njeriut.
    Komunizmi dhe kapitalizmi duhet te huazojne nga njeri tjetri duke eleminue negativet dhe perqafuar pozitivet ne sherbim te shoqerise njerezore,jetes se njeriut.
    Komunzmi ne rivalitet pluralist me krahun e kundert te tije kapitalizmin duhet te shuajne diktaturen qe vjen nga biografia,agjitacioni dhe propoganda kunder shteti pushtetit te vet.Te njohin pronesine,e te mos jete vrases.
    Ndersa Kapitalizmi duhet te shuaj te largoj,te elminoje pabarazin sociale dhe ky te mos jete vrases ne rastin ma te keq.
    Mendimet e ish Papes Gjon Pali dyte ndaj komunizmit asht qe e quante nji rend te persosun por i pa rrealizushem.
    Une nisem nga uniteti mjafte i ngjashem ndermjet normave te komunizmit per te kene komunist i devoteshem dhe i ndershem.Dhe normave te Kishes shejte per te kene katolik i devotshem dhe i ndershem.Per cudi te dyja normat mbajn kuoetn,shifren 10-te.
    Konkretisht:Dhjete cilesite e komunistit.Si dhe Dhjete urdherimet e TenZot.

  4. anticensurë 45756 says:

    ““Unë mendoj se ky është një Papë që duket qartë se ka prirje marksiste….”
    normalisht është detyra e tij të jetë “marksist”!
    lali ti e di fare mirë se ndryshimi ndërmjet të dyve krishtit dhe marksit është pothuajse minimal!!
    njëri e kërkon parajsën në qiell tjetri në tokë!!njëri në jetë tjetri pas saj!!që të dy kërkojnë barazinë shoqërore e kështu me rradhë!!
    ajo që ka bërë të krishterët të jenë kundër marksit është zhveshja e tyre nga pronat,bile deri në ndalimin e veprimtarisë fetare!!

    1. xanax says:

      Ky Papë më pëlqen se po e reformon kishën. Pranimi i teorive të reja shkencore, darvinizmi, ekzistenca e ET-ve, ambientalist dhe kundër kapitalit e bëjnë atë një Papë me prirje marksiste.

      1. xanax says:

        Ky Papë më pëlqen se po e reformon kishën. Pranimi i teorive të reja shkencore, (darvinizmi, ekzistenca e ET-ve), përkrahja e lëvizjeve ambientaliste dhe kritikat e shpeshta kundër kapitalit e bëjnë atë një Papë me prirje marksiste.Dhe e pastë jetën të gjatë, se mos pushteti i parasë ia bën shpejt gropën.

        1. anticensurë 45756 says:

          ke të drejtë!
          nëse e gjitha kjo është kështu si është, besimi i krishterë katolik po evoluon!!
          të paktën në vëndet e përparuara,demokratike!!
          hapjen e parë e pati voitila,ai bëri atë që nuk e ka bërë asnjë papë ose asnjë klerik deri në atë kohë!!në vjeshtën e ’99,më duket shtator ose tetor,ai çbëri atë që prej gati 2000 vjetësh është quajtur si baza e besimit të krishterë!!tha se si parajsa dhe ferri nuk janë ato që ne predikojmë,mendojmë,dy vënde njëri në qiell e tjetri nën tokë,por ato janë jeta e përditshme në këtë tokë!!veprimet e drejta njerzore na bëjnë të jetojmë parajsen çdo ditë!veprimet e këqija kriminale na bëjnë të jetojmë ferrin çdo ditë!
          sot bergolio po hapet më shumë drejt realitetit!drejt qënjes njerzore!!
          është normale që një njeri që ka njohuri të përgjithëshme të bëjë një gjë të tillë!!ky me sa duket,bergolio,ka bërë njëjetë normale dhe jo atë të një kanoniku!!
          të mësosh përmëndësh një libër nuk është mënçuri,është thjesht budallallëk!!leximi i gjithçkaje që mundesh të hap horizontin!të bën njeri përkundrazi je një dogmatik që pranon vetëm të njëjtin!të tjerët këthehen në armiq!!

  5. Klimax says:

    Perse kjo pyetje?! Sepse Papa Francesko kritikoj ekonomine e tregut??!! Te mbrosh te varferit, te pafuqishmit, te vuajturit, te pastrehet, te semuret, te shperngulurit nga lufta e varferia, paqen, gjithe njerezimin dhe gjithshka qe natyra apo Zoti ka dhuruar ne toke (per ata qe besojne tek e mbinatyrshmja), do te thote se je komunist??!!
    Atehere kryqezoheni Papen si dikur pushtetaret romake kryqezuan Jezu Krishtin!
    Ne kete prizem si trajtohet pyetja, atehere me te vertete Jezu Krishti duhet te “ishte” komunisti i pare ne bote!

    1. katarakti says:

      Me kollaj hyn gamilja ne vrimen e gjilperes,
      se i pasuri ne mbreterine e Zotit.

      Jezu Krisht

  6. gjyshi says:

    Shkon Marksi tek zoti .
    Dhe i thote :
    Perse o zot me harrove dhe librat e mi i le ne bodrume ?

    Mendohu se çfare ke shkrojtur o Marks ?
    i thote zoti .

    Une kam shkruajtur vetem
    Ato qe ju ZOT predikoni çdo te diele ne Meshe
    Atehere i bie qe po me denove Mua
    ke denuar vetveten , pergjigjet Marksi ,

    Jo ,
    thote zoti .
    Ti marks ke thene qe Zoti nuk eshte .

    Dhe ju o ZOT
    vetem per kete po me denoni ?

    Po pergjigjet ZOTI ,
    pER KETE qe ke thene .

    E cili do te jete denimi
    pyet marksi .

    Zoti pergjigjet :

    Ti Marks e di qe
    mua me kerkojne shume njerz ne DITE ,
    Prandaj do te marr
    Roje tek dera e shtepise
    Qe kur te vine Njerzit
    e te me kerkojne
    TI MARKS , TU THUASH QE ZOTI NUK ESHTE.

  7. Kostandin says:

    E shihni sa pak marksiste paskan qene ne Shqiperi?
    E quanin vehten marksiste-leniniste, por kane qene vetem enveriste-feudale.
    E shoh veç qe marksistet, apo me mire ata qe Marksin e kuptojne vertet, jane shtuar e kjo me ben te mendoj qe ndergjeja shoqerore e individuale e shqiptareve po rritet cilesisht, po zhvishet nga enverizma-feudale e amerikanizma-anadollake qe karakterizon mbi 80% te shqiptareve.
    Artikulli ishte interesant, por komentet shume me interesante!

    1. katarakti says:

      Ata qe ne ate kohe e quanin veten komunista dhe shoke te Enverit ishin delenxhinj dhe kopuke. Pjesa me e madhe e tyre u bene komuniste per te perfituar dhe qenur siper te tjereve. Enver Hoxha i vrau dhe i syrgjinosi te gjithe komunistet e vertete, duke filluar nga Qemal Stafa. Per mua sot te jesh komunist do te thote te jesh se pari antienverist. Pasi Enveri pothuajse nuk zbatoi asgje nga principet e Marksit. Por ai vuri me terbim ne jete vetem diktaturen e proletariatit te shpallur nga Lenini. Te jesh komunist sot do te thote te jesh idealist, njeri me kulture te gjere, humanist etj etj. Pa asnje dyshim demokrat i vertete, jo si ai nga Viçi Doli qe e ka ndyer kete emer, si Enveri ate te komunistit.

  8. mondi says:

    Vetem ndryshimi o GJYSH esht se marksin e njohu dhe do ta njoh ter bota dhe ne foto, kuse zotin e imagjinon gjisecili mas menyres vet,kisha predikon, mos vidh mos vrit predikon barazi menyr jetese natyrale? çfar predikonte komunizmi, ta duash vendin ku ke lindur, mos vidh, mos vrit,harmoni kolelektive barazi,martesa burr grua te tjerat nuk i njifete nuk njifte pederastin e denonte me ligj kurvllikun luftonte analfabetizmin,kerkonte rrespektin e njerezve ne vartesi te moshes,PRA KU ESHT NDRYSHIMI KOMUNIZMIT ME PREDIKIMET E KISHES KTU MAS DESHIRAVE DHE URDHNESAVE TE ZOTIT GJEINI?sot po fole per barazi te quajn komunist, se ata qe kan paran kan pushtetin dhe prapaganden dhe ata nuk duan kurrsesi te jen te barabart me te tjeret,kjo esht arsyeja qe papen e quajn komunist,por po nuk predikoi dhe kte gje papa politika kapitalit po degjeneron ne total njerzimin duke i martuar ne te njejtin seks, e çar i ngeli papes te predikoj tjeter i bie qe te mari trajsen dhe te shkoj ne pun te vet, se nuk i ngelet gje tjeter me bo.

  9. Lala says:

    Duke mos qene si pope Francesku ne ndjenja mund ta akuzosh per shume rryma kunder idologjike andaj dhe ay eshte Pope ZOTI e Bekofte pope Franceskun

  10. Pal-i says:

    Interesante,

    Papa nuk eshte komunist, por, komunistet jane hajdute qe kane vjedhe dhe degraduar vlerat e Krishterimit!

  11. fieraku nga ferrasi says:

    Gjyshi e ke qare
    Sa per papen ai eshte nje pape i mencur
    Duke e dite se te majtet Jane ateiste
    Po ben lojen e deshmitareve te jehovajit
    Per te kthyer te pafete ne katolike.

  12. Tarras Zhapkoqi says:

    Jezu Krishti nuk ka qene gje tjeter vec nje njeri qe ka kerkuar barazi shoqerore per te gjithe njerzit e kesaj bote. Te gjithe kujtojme pasazhin e tij te terbimit kundrejt tregetareve qe e rrisnin cmimin e mallrave dhe ai ua flaku tezgat, Eshte e njohur shprehja e famshme e Jezu Krishtit: “Jepinin Cezarit ate qe i takon Cezarit” Shume maskarenj te te gjitha kohrave e kane shtremberuar kupitmin e shprehjes se Jezuit duke thene qe cezarit i takonin taksat (djersa) e popullit dhe prandaj ulni koken dhe jepjani. Por a eshte e vertete qe Jezusi te ishte aq i pandershem sa te kerkonte qe popujt te neneshtroheshin dhe ti jepnin Cezarit te Romes djeresn e tyre? Natyrisht jo, Popujt duhet ti jepnin cezarit ate qe i takonte. Atij i takonte shpata mu ne turi sepse kishte ardhur si pushtues dhe dhunues i popujve, dhe popujt pikerisht kete qe i takonte heshten dhe shpate ti jepnin.
    Kjo eshte dhe arsyeja perse Jezu Krishti u denua me kryqezim nga armiqte me te medhen te popujve te vjeter te kohes se Perandorive “global” Te dhjefsha globalizmin genjeshtar.
    Duke u nisur nga keto te verteta del se Komunisti i pare i njerzimit ka qene Jezu Krishti!

    1. katarakti says:

      Me vjen keq Tarras, por nuk ke te drejten e Copyrajtit. I pari qe ka thene se komunisti i pare ne bote ka qene Jezu Krishti, ( me sa di une) ka qene mendimtari Rexhinald Heribert Uells ne vepren e tij :”(Skice e historise njerezore) + – 1920. Eshte po ai qe ka shkruajtur Njeriun e Padukshem, Lufta e Boteve dhe plot te tjera qe mund t’i gjeni te Vikipedia.

  13. mondi says:

    O KOSTANDIN delja, ku e gjete feudalizmin tek ENVERIZMI O KAQOL, ENVERI feudalet i futi ne burg shteti ENVER Hoxhes kishte barazin, feudalet u ben kulak se i pinin gjakun fshatarve,ne kohen e xhaxhit kishte ferma e koprativa bujqesore ku te ter punonin per te ter kjo ishte ideja atij sistemi dhe nga xhaxhi deri tek roja objektit mernin rrog te caktuar mos ja fut si kau peles kur smer vesh dhe e ke me te degjuar at sistem,ai sistem nuk vjen me per SHQIPTARET ne njoni tjetrin do vjedhim sa te jet jeta dhe kurr nuk do ket shtet tek ne, me njerez si puna jote qe nuk din nga lidhet gomari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje