File photo dated 08/10/01 of Sir Tim Hunt, as The Royal Society moved to distance itself from comments reportedly made by member Sir Tim about women in science.
Tim Hunt, fitues i çmimit nobel është dorëhequr nga posti i tij si profesor nderi në University College London (UCL), pasi disa komenteve të këqija për femrat.
Hunt, tha se femrat kanë probleme me shkencën dhe kjo sipas tij për shkak të ndjeshmërisë së tyre.
Në një konferencë më 9 qershor nobelisti tha se “femrat në laborator qajnë kur kritikohen dhe bien në dashuri me kolegët e tyre meshkuj”.
Ai shpjegoi për BBC-në se ato që kishte thënë ishin të vërteta, por sërish ndihej keq rreth tyre.
UCL është universiteti i parë në Angli që ka pranuar studente femra në kushte të barabarta me meshkujt.
Tim Hunt, 72 vjeç, që është vlerësuar me çmim Nobel në fiziologji e mjekësi në vitin 2001 për studimin e tij për mënyrën se si qelizat ndahen, tha në një konferencë të zhvilluar në Korenë e Jugut: “Le t’ju tregoj për problemet e mia me vajzat. Tre gjëra ndodhin kur ato janë në laborator: ti bie në dashuri me to, ato bien në dashuri me ty dhe kur i kritikon fillojnë të qajnë”.
Biokimisti britanik shpjegoi se ato ishin thjesht disa komente ironike e pa qëllim, por ishin interpretuar krejtësisht ndryshe nga audience.
“Kërkoj falje nëse kam ofenduar njeri, nuk doja,” tha Hunt.
Uee 72 vjec! Nese ne kete foto eshte ai vet ose foto rishtas, atehere s’kane faj femrat e shkreta qe bien ne dashuri me te ?
Ja edhe një mendimtar i madh se çfarë mendon për gratë.E kam përkthyer unë nga serbokroatishtja.Uroj të pëlqehet.
Nikola Tesla në gusht të vitit 1924 në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës prestigjioze”Galveston daily news” jep shpjegimet se përse nuk është martuar.Atëbotë 68-vjeçari,Tesla në fillim zbërthen idealin e tij të gruas.
Gjithmonë kam menduar që gruaja zotëron ato vlera delikate të mendjes dhe shpirtit të cilat nga kjo pikëpamje e kanë bërë më superiore në mardhënie me burrin.E kam ngritur në piedestalin më të lartë,figurativisht thënë,dhe nga tipare padyshueshmërisht të rëndësishme e kam konsideruar shumë më të lartë nga burri.I kam admiruar thembrat e qenies të cilën e kam vendosur aq lart dhe si çdo admirues tjetër i vërtetë,jam ndier i padenjë përball objektit të këtij.adhurimi.
Megjithatë,vazhdon,e gjithë kjo ishte dikur.”Tani gruaja fine me zë të butë çfarë e admiroja praktikisht është zhdukur.Vendin e saj e ka zënë gruaja e cila mendon se suksesi i saj kryesor në jetë është që sa më tepër të barazohet me burrin:në të mbathur,me votën dhe në veprime,në sport,dhe në arritje të çdo lloji”rezymon shkencëtari gjenial arsyet për të cilat ka ngelur beqar.
Gratë”thotë Tesla,bëhen më të fuqishme se meshkujt edhe fizikisht dhe mendërisht.Bota ka provuar tragjedi të shumëta,por sipas mendimit tim tragjedia më e madhe nga të gjithat është gjendja e tanishme ekonomike,ku gratë janë në kompeticion me burrat dhe në raste të shumëta ia dalin edhe tua rrezikojnë vendet në profesione dhe në industri.Kjo tendencë në rritje e grave që ta eklipsojë burrërinë e tij,paraqet eskspresionin e shkatërrimit të civilizimit.Ai konstaton se” kompeticioni me aq vendosmëri i gruas me burrin në botën biznesore rrënon disa nga traditat më të bukura.Praktikisht të gjitha të arriturat e meshkujve deri tani kanë qenë të frymëzuara nga dashuria e tij dhe përkushtimi ndaj gruas..Burri ka qenë i frymëzuar për vepra të mëdha ngase një grua ka mbështetur besimin e tij,sepse ai ka synuar ta meritojë admirimin dhe respektin e saj.Për këtë edhe ka luftuar dhe gjithnjë nga e para ka rrezikuar jetën e tij”
Ai pastaj analizon pasojat e dëshirës së gruas bashkëkohore që të barazohet me burrin:”Në të vërtetë vetë gruaja është viktimë dhe jo fitimtare ashtu si kujton.Në jetën e saj nuk ka kënaqësi.Është ambicioze përtej dhuntive të saj natyrore që të arrij çdo objektiv.Shpeshherë edhe harron që nuk mund të bëhen të gjitha femrat primadona dhe yje filmi.
Gratë të cilat në vazhdimësi janë të mallëngjyera nga ambicia e madhe që tia tejkalojnë burrit në këtë lojë,njëkohësisht kujtoj se humbin diçka që në fund vlenë shumë më tepër se mirënjohjet e varfëra të një
suksesi afarist apo profesional që mund t’i sjellin.
Në fund,Tesla rikujton se historia është përplot me egzemplarë të influencës së tejbukur të grave të
jashtëzakonshme.
Në mesin e tyre janë edhe nënat e burrave të mëdhenj.Por ndikimi i tyre nuk është i mbështetur në vendosmërinë për ta mposhtur burrin e as të garojnë me të.Ndofta pse paraqet një instrument të hollë dhe të ndieshëm, gruaja instiktivisht e njeh fuqinë e saj dhe kupton se niveli i saj qëndron në pozitën e lartë që zë.
Shkatërrimi i civilizimit.
“Civilizimi ynë do të fundoset në kushtet që i gjejmë tek bletët,milingonat dhe insektet tjera-ku meshkujt papërfillshmërisht vriten.Në këtë mbretëri materiale do të vendosen rregulla femërore”profetizon të ardhmen gjeniu nga Smiljani.
Vërejtje e redaksisë së gazetës”GALVESTONE”
Këto pikëpamje të zotëri Nikola Teslës do të ndiqen me një interesim të madh pamvarësisht nga ajo se a dakordohemi ne me idenë që gruaja në rolin e saj të ri paraqet forcën e errët e cila do ta rrënojë dhe shkatrrojë strukturën e gjithë shoqërisë sonë.
Fjala është për njeriun i cili në princip është i pranuar si njëra nga mendjet më gjeniale të shekullit tonë”qëndron në vërejtjen e fundit të redaksisë së gazetës
Ore femrat qe binin ne dashuri me te, binin me verte apo ashtu i dukeshe profesorit me mendjen e vet,se mua me duket se ky eshte beqo akoma.
Ose ndoshta profesor shkence-madhi sic duket ka zbuluar parfumin e dashurise kodoshi dhe luan pa teklif me ndjenjat e brishta te vajzave .