Koalicioni i vëzhguesve vendorë: Ja problemet në të gjithë vendin. 20% e komisionerëve të patrajnuar, sepse janë ndërruar në momentin e fundit

21 Qershor 2015, 10:43Politika TEMA

Koalicioni i vëzhguesve vendor në një deklaratë për shtyp ka raportuar të gjitha problemet që hasen në të gjithë vendin lidhur me zhvillimin e procesit zgjedhorë. Problematikat sipas koalicionit janë kryesisht për çështje teknike ose nga ndërrimi i komisionerëve në minutat e fundit. Përfaqësuesit e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë (KVV) deklarojnë se janë vendosur në të gjitha KZAZ­të për të monitoruar të gjithë procesin. Sipas KVV, ka pasur probleme në Kurbin.

Probleme me disa vendimmarrje në qendrat e procesit të votimit pranë burgjeve.

Në Sarandë, 3 qendra votimi nuk janë hapur në kohë për shkak të mos paraqitjes së anëtarëve të komisionit.

Në Konispol ka pasur ndërrim komisionesh.

Në Dropull është ndërruar kryetari i Komisionit.

Në një qendër kanë humbur vulën, në një tjetër nuk janë paraqitur për të marrë në dorëzim qendrën.

Në Librazhd, 3 QV të hapura pas orës 7 për probleme teknike.

Dy QV u hapën me vonësë sepse mungonin komisionerët e PD.

20% e komisionerëve nuk janë të trajnuar sepse janë ndërruar në momentin e fundit.

Në Shkodër, KZAZ 3 ka Qendra Votimi të pahapura sepse mungojnë komisionerët. Në Mirditë janë ndërruar sërish komisionerët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje