Ilir Meta: Dita e sotme, festë e demokracisë

21 Qershor 2015, 10:45Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e konsideroi 21 Qershorin si një festë të demokracisë, ndërsa ftoi qytetarët të votojnë në mënyrë të lirë dhe pa asnjë ndikim.

Pas votimit të kryer, Meta tha se në bazë të informacioneve procesi po ecën mirë, ndërsa ftoi të gjithë aktorët e procesit që të distancohen nga cdo lloj incidenti apo tensionimi.

“Të gjithë duhet ti shërbejmë procesit, duhet të distancohemi nga cdo akt tensioni apo incidenti.

Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë në mënyrë të lirë dhe të pandikuar nga askush në një proces historik, pasi që nga dita e nesërme, Shqipëria do të ketë një tjetër organizim të pushtetit vendor.

Kush nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet, ndaj apeli im është që qytetarët të marrin pjesë në këtë proces”, tha Meta.

3 komente në “Ilir Meta: Dita e sotme, festë e demokracisë”

  1. tfgs says:

    flet fytyra me e peshtire e politikes shqiptare,madje per …..DEMOKRACI!!

  2. Ramy says:

    Kur flet per demokraci dhe kjo lloqe, te ben te thuash hapu dhe se ka zbritje, e forta eshte se dhijaksit qe me te drejte e shanin kur ishte me Saliun tani qe ia hapi krahet Edushka militantet e saj po ne kete forum e mbrojen me turbim, hipokrizi , botoje Mero hiq friken se nuk besoje qe edushka te ndal leket kaq lehet, je ber bajat duke botuar vetem komentet e militanteve Hoxhist

  3. vezhgues says:

    Per kete mbrekulli qe beri rilindja ne keto dy vjet populli duhet te shkoje ne votime duke kenduar e kercyer, edhe votimet rilinden ,u kthyen ne feste si ne monizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje