Televizioni Tema, qysh në orët e para të mëngjesit ka nisur transmetimin në livestream ku ore pas ore do të informojë mbi zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Kronika speciale mbi zgjedhjet lokale, të ftuar në studio, raportime nga gjithë vendi mbi atë që po ndodh, të sjella në një platforme të re do të mund t’i ndiqni në Tema në internet.
TemaTv e nis me një sfidë këtë transmetim, duke u shfaqur në internet, duke qenë i pari televizion në vend që guxon një transmetim të tillë.
Televizionin Tema mund ta ndiqni në faqen e gazetës tema online.