Kryetarja e KQZ Luzi: Ska probleme, votoni te qete

21 Qershor 2015, 07:48Politika TEMA
Kryetarja e KQZ Luzi: Ska probleme, votoni te qete

 

Kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi voton në ZAZ numër 35 të vendosur tek Akademia e Arteve. Luzi ka qenë qytetarja e parë që ka votuar në këtë qendër votimi. Fill pas hedhjes së votës së saj në kutinë e votimit, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Luzi i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, që të votojnë. Gjatë një deklarate para mediave, Luzi theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve.

“Sikurse ju e kemi ndjekur KQZ ka punuar nderi në orët e para të mëngjesit për të bërë të mundur që sot ditën e zgjedhjeve çdo qytetar të votoje. Nuk kemi informacion nëse janë hapur të gjitha qendrat, do marrin informacionet e nevojshme pak më vonë. Baza materiale për të cilat ishte problematike në Kurbin është shpërndarë.”, tha Luzi.

Lidhur me deklaratat e opozitës për Kavajën dhe Kurbinin, Luzi theksoi se të gjitha pretendimet e një subjekti politik duhet të respektohen. “Kjo është një deklaratë e subjektit zgjedhor dhe vendimmarrja e saj Sot shkoni të gjithë në qendrat e votimit, pasi siç e dini këto zgjedhje janë test i radhës për këto votime. Dua ti bëj thirrje dhe grave, se vota e tyre ka rëndësi, pasi vota e tyre është deri në 50 për qind. Ndaj ju ftoj dhe të rinjt që votojnë për herë të parë që ti drejtohen qendrave të votimit. I bëj thirrje gjithë shqiptareve që ti drejtohen qendrave të votimit, pasi këto janë zgjedhje me rëndësi, për të ardhmen e Shqipërisë. Duhet të ruajmë qetësi dhe të zhvillojmë zgjedhje të qeta“, përfundoi Luzi.

3 komente në “Kryetarja e KQZ Luzi: Ska probleme, votoni te qete”

  1. irisi says:

    Po ku ka me probleme tani se ka shtet e polici seshte me si dikur qe me teser partie i shpetoje dhe vrasjes e jo me burgut, ajo parti qe na degjeneroi ne kte fare feje.

    1. endriti says:

      Po kur kemi nje rezultat te paster fitues per PS pse duhet te kete konflikte, pse duhet te krijojne pakenaqsi te kota kto te tjeret qe skane pik interesi.

  2. kqz says:

    pavaresisht disa tencioneve te gatuara ne menyre fiktive nga partia demokratike per te prishur kete feste te demokracise, qytetaret duhet te bejn detyren e tyre demokratike dhe te dalin ne votime per te votuar per te ardhemn e tyre, partine socialiste dhe aleancen per shqiperine evropiane!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje