Zbardhen detajet e arrestimit të Vladimir Gjutës/ Nga përgjimi i telefonave, dërgimi i SMS-së dhe ndërprerja e energjisë në tunel

20 Qershor 2015, 18:21Politika TEMA

Vladimir Gjuta është lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ai i tregoi gjykatës se gjatë kohës që ishte në kërkim ka qëndruar në Tiranë tek lokali, në Kosovë si dhe është rikthyer në Shqipëri nga Hani i Hotit, i pashqetësuar nga policia.

Ndërsa mohoi njohjen me kosovarin Blerim Thaçi, personi i cili po e dërgonte në Kukës me makinën e tij.

Gjuta i tha gjykatës, se ditën e arrestimit ka hipur rastësisht në makinën e Thaçit në Vorë, i cili kishte pranuar ta merrte në makinë deri në Kukës.

Ndërsa vet kosovari Thaçi, për të cilin gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat nuk ka pranuar të jap shpjegime para hetuesve.

Nga ana tjetër, gjykata la në burg pa afat edhe Indrit Ademin shoqëruesin e Vladimir Gjutës.

Para gjykatës Ademi pranoi njohjen me Gjutën, duke treguar se ditën e arrestimit ishte nisur nga lokali i familjes që ndodhet në rrugën e Elbasanit nga ku kishte marr dy çanta me rroba për t’i dërguar në Kukës, raporton ABC News.

Prokurorët thanë se rrugës Ademi i dërgonte mesazhe Gjutës, i cili vinte nga pas me kosovarin Blerim Thaçi, duke i treguar se rruga ishte e pastër.

Në dalje të tunelit, kanë ndërhyrë forcat RENEA duke arrestuar Ademin dhe nga telefoni i tij i kanë nisur përsëri një mesazh Gjutës, duke i thënë se rruga është e lirë.

Prokuroria tha se makina e Gjutës sapo ka hyrë brenda tunelit të Kalimashit, policia ka fikur dritat duke detyruar makinën të ndaloj me ndihmën e sinjalistikave.

Në këtë moment kanë ndërhyrë forcat RENEA duke arrestuar Gjutën dhe kosovarin Thaçi pa bërë rezistence.

13 komente në “Zbardhen detajet e arrestimit të Vladimir Gjutës/ Nga përgjimi i telefonave, dërgimi i SMS-së dhe ndërprerja e energjisë në tunel”

  1. B says:

    Bravo policise , shkalle e larte profesionalizmi , te pakten metodat e perdorura per ta kapur me sa shkruhet me siper.

    1. meti says:

      Ju lumt policiaBravo bravo bravo

    2. toni says:

      Ne kohen e berishes e ka trashur qafen ky kriminel. Eshte mesuar te kullote me lejen e Flamur Nokes ky. Po ju lumte djemave te policise se shtetit qe i kane kane treguar vendin ketij krimineli te rrezikshem. Ka filluar te levize sic kane filluar qe tju marre “menderja” fryme ca krimneleve te tjere nga fushata e zgjedhjeve se kujtojne se do te behet deti kos e do ta marre pushtetin berisha e te bejne cfare te duan e te mos i ndale kurrkush. Por jo populli e ka zgjedhur me votene tij te lire me 23 Qershor ata qe do ta perfaqesojne ate dhe qe do ta drejtojne Shqiperine.
      Urojme nje fitore gjigande ne te gjithe Shqiperine te Koalicionit te Majte te drejtuar nga PS ja dhe LSI ja.

  2. Rita says:

    ne kohen e PD keta pisa i mbronte shteti se ku ishin ne kohen e ENVER dalit keta trima i mronte Flamur ndotja me forcen e shteti te kalbur te SALI KRIMINELIT po ja e gjeti me ne fund ta kalbni ne burg ndyresiren
    Futjani ne balle gjithe familjes se tyre dhe merjani te gjithe ato pasurite qe kane vene keta shpellare dhe jepjuani popullit qe e kane vjedhur per 25 vjet klyshat e kurvave

  3. Hustler says:

    Kjo eshte Policia qe duam!

  4. populli voton says:

    Fund Berishes me companine e zagareve te zgjebosur qe ka krijuar nga pushteti qe I kane dhene injorantet apo grabitja banditeske e votes qe ka bere nder vite.

  5. niazi,.'.. says:

    Bravo policise shtetit…aksioni i shkelqyer me profesionalizmin dhe perkushtimin me te madh…SUPERRAKSION….IMPRESIONUES…FYTYRA E VERTETE E POLICISE ,PASQYRA E SHTETIT DHE LIGJIT.NO COMENT.

  6. Illo says:

    Kemi te drejte te krenohemi me policine , qe ka krijuar Tahiri . Meriton falnderime . Polici me standarte kohore . Nuk e kam fjalen vetem , per kete rrast . I. Foto

  7. te shohim drejtesine says:

    Si arin qe nje kriminel nga kukesi te beje zap nje shtet te tere.do presim drejtesine e koruptuar qe ka per ta liruar dhe policia te rinise per ta kapur.lirimin e ketij krimineli nuk kemi per ta mare vesh kure .arestimi vetem propogande.

  8. leci says:

    Cfare provash ka kunder Gjutes?

  9. elidon says:

    kuksion-tropojan- kosovar kan pushtu tironen s njohin as shtet as rregulla por dun t fortin dhe t shkelin ligjet vetem enveri ju vinte hakut ktyne.

  10. ismeti says:

    rstesisht po arma e fshehur un e vura aty,edhe ajo lista nga mbiu

  11. niko says:

    Suksese te metejshme policise se shtetit dhe ministrit e stafit te sAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje