Nën hijen e Sali Berishës..

20 Qershor 2015, 11:33Politika TEMA
Nën hijen e Sali Berishës..

Zeni dhe Basha

Zgjedhjet e së dielës do të jenë testi i parë elektoral për Lulzim Bashën si kryetar i Partisë Demokratike.

Vota do të tregojë nëse ai si kryetar i opozitës ka tejkaluar shifrat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e kaluara apo ka mbetur në kuotat kur ajo drejtohej nga Sali Berisha.

Rezultati do të jetë një mesazh si e ka lexuar elektorati udhëheqjen e Partinë Demokratike pas dorëheqjes së Sali Berishës dhe një sinjal nëse Lulzim Basha mund të jetë një alternativë për të frenuar supermazhorancën PS-LSI.

Basha e mori mbi shpatullat e tij të gjithë fushatën për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, duke mbajtur larg figura që deri dje ishin në vijën e parë të Partisë Demokratike dhe që shërbyen si ministra në dy qeveritë Berisha.

I distancuar nga fushata qëndroi edhe Sali Berisha që gjithsesi pavarësisht se nuk shoqëroi Bashën në takimet elektorale u tregua aktiv me konferenca shtypi dhe postime në rrjetet sociale.

Por a është e mjaftueshme kjo për të treguar se Lulzim Basha nuk është në hijen e paardhësit të tij dhe i shkëputur nga interesat e familjes që e solli në pushtet.

Në këto zgjedhje Lulzim Basha vjen me një bilanc të diskutueshëm në bashkinë e Tiranës dhe një opozitë që përveç retorikës së deklarative në parlament nuk ka treguar se ka qenë vërtet e interesuar për të zbardhur çështje që kanë të bëjnë me korruptive që kanë prekur pushtetin apo cëcshtje të tjera që kanë patur impact në opinionin publik.

Le të kujtojmë këtu skandalin me rimbursimin e barnave ku janë të implikuar drejtuesit e Fondit të Sigurimeve të  Kujdesit Shëndetësor dhe ku opozita akuzoi në parlament si të lidhur me këtë skandal Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Akuzat e opozitës mbetën në kuadrin e denoncimit dhe çuditërisht ajo nuk kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje.

Opozita e Lulzim Bashës  nuk kërkoi hetim parlamentar as për çështjen “Doshi”  dhe akuzat që lidhnin kryetarin e Kuvendit Ilir Meta me skenarë për eleminimin fizik të dy deputetëve.

Edhe në këtë cëcshtje gjithçka mbeti në kuadrin e deklaratave. Gjithë luftën e saj politike opozita e Bashës e përqëndroi në kauzën e dekriminalizimit dhe ofertën për ulje taksash e çmimesh që pavërsisht realizmit që bartin nuk i japin opozitës marzhin e besimit që i nevojitet për të kërcënuar numrat e shumicës.

Lulzim Basha karrierën e tij në politikë ia ka borxh Sali Berishës dhe këto rrethana duket se janë përcaktuese edhe për të ardhmen e tij politike.

Lulzim Basha nuk ka treguar shenja se është i aftë të kryejë atë që quhet  ndarje  mes “babait dhe të birit”  në familjen politike ku militon.

Mënyra e zgjedhjes së tij në Partinë Demokratike që i ngjau më shumë një emërimi sesa një gare demokratike, duket se do të jetë me kosto jo vetëm për opozitën por edhe për vendin që po ecën përpara me një demokraci të komanduar./ Respublica

42 komente në “Nën hijen e Sali Berishës..”

  1. geri says:

    lul basha nuk eshte kryetari, eshte thjesht figuranti. cdo gje ja shkruan saliu dhe ai vetem sa e lexon. qytetaret nuk mund te bien ne kurthe te tilla. ai nuk fitoi kurre pd, ate vetem sa e vune aty. tani te besosh qe luli eshte kryetar eshte si te besosh pucin e shtetit qe thoshte saliu. qytetaret nuk e besuan pucin dhe ndeshkuan saliun, dhe ne kete rast do jet perseri e njejta gje.

    1. toni says:

      a ka dhen nai prove luli qe eshte duke u distancuar nga Saliu? kush e pyt lulin aty? asnje! te plaku i ABA-s shkojne deputetet, kryetaret e degeve, kandidatet e kshu me rradhe. saliu nuk heq kurre dore nga ajo parti. luli eshte thjesht delja qe fsheh ujkun.

      1. Renata says:

        He se keta te dy kane filluar te bejne riogranizimin e PD-se nen drejtimin e zenit, meqe baba e beri parti familjare tani i takon zenit qe te marri persiper partine dhe ta drejtoje dhe te riktheje perser ne vend destabilitetin ekonomik kur gjithmone ka perfituar familja.

        1. Artemisa says:

          Hija e tij eshte kudo ne PD, nuk e le dot partine demokratike ky person, e ka me te lehte te vrasi njerez te pafashem sesa ta lere partine demokratike te kthehet ne nje parti vertet demokratike, pasi tashme ne kete parti ka zbritur komplet oborri i familjes berisha dhe e ka zaptuar kete parti.

          1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


            Edhe këtë radhë
            TemA ua nguli
            lule o-moj Zeni
            lule o-moj Luli.

            Janë sul’ si mizat
            Mu-t e bajga e kalit ?
            Djali i Ajlushit
            Djali i Xhelalit.

            P.S.
            Boll më i duruam
            Boll na çanë .arin
            Se një mut kërkuan
            E një mut do marrin !!!

        2. mira says:

          Partia demokratike nuk duhet te quhet me si e tille, popullaritetin e saj e humbi ne 2013 edhe tani po vertetohet dita dites qe po kthehet ne nje organizat qe mendon vetem per kryetarin edhe familjaret e tyre!

          1. klajdi says:

            Partia demokratike ka me shume se 23 vjet qe eshte marre peng nga nje familje qe quhet berishe. ka 23 vjet qe ndihet zeri i ksaj familje ne kte parti asgje tjeter. tentoj te marre peng edhe shqiperine po ne 2013 populli e tregoj shume qarte se nuk mund te vazhdohet me kte politik edhe me 21 qershor shqiptaret perseri do tregojne qe kjo familje sdo marre peng kte vend ppo do shkoj ne drejtimin e duhur!

            1. Elma says:

              Luli eshte trashegimtari i sali berishes ne keto zgjedhje ndaj dhe eshte mese e kuptueshme se nje vote per te dhe pd eshte nje vote per saliun qe di te mbjelle vetem faren e shkaterrimit dhe te rrenimit te vendit, ndaj dhe vota jone do hete dhe me masive kunder te djathtes per ti dhene dhe nje jere mesazhin e duhur asaj partie.

        3. Lenci says:

          PD-ja eshte nje turp shume i madh sepse jane mbledhur te gjithe kriminelet dhe kerkojne qe te trembin shqipetaret qe te mos dalin ne zgjedhje sepse e kane kuptuar se jane te humbur ne keto zgjedhje. Tani po kerkojne qe te organizohen me Saliun, Lulin dhe Xenin qe te bejne krimet e rradhes.

          1. klosi says:

            Sa te jete Berisha gjalle cdo njeri qe do te vije ne PD nuk do te ngreje koke sepse PD-ne e kane zaptuar Saliu me gjithe familjen e vet. Prandaj nuk ecin punet tek pd-ja dhe qe gjithemone aty ka sherre dhe ku njerezit nuk merren vesh fare me njeri tjetrin.

            Keta jane bere gazi i botes dhe jane bere nje bande kriminelesh qe drejtojne PD-ne.

      2. Tefiku says:

        Hija e Sales akoma mbreteron ne PD pasi ai ende eshte kryetari i kesaj partie, kot shtiret basha shikur ka ne duar bashkine, ai e di shume mire qe me ane te parave dhe shpifjeve ata mund te arrijne te marrin vota prandaj jane degraduar kaq shume.

        1. pandi says:

          Saliu ka per te drejtuar kete parti deri ne ditet e fundit te jetes se tij, mos te mendoj askush se ai do dorezoj partine te cilen ka 25 vjet qe e drejton, ai ishte aty qe ne fillimet e kesaj parti dhe nuk ka per ta lene per asnje menyre ti iki nga duart, per aq kohe sa eshte aty.

      3. Gleni says:

        Shikoni reagimin qe ben ne popull kur flet Saliu dhe kur flet Luli. Ndryshimi eshte shume dramatik sepse Luli eshte thjeshte nje speaker i Saliut. Saliu eshte koka i cdo gjeje i cde mendimin djallezor dhe cdo veprimi kriminal.

      4. Ylli Goxhaj says:

        Nen hijen e Sali Berishes eshte gjithcka qe lexon PD. Ai ende eshte i gjithpushtetshem ne parti, ai ende vazhdon te drejtoje partine, basha eshte thjesht nje marionete qe cila ben punen qe i zoti i urdheron, neser do te jete perseri nje marionete tjeret, por dora e sales do te jete aty.

      5. Uraniu says:

        Sali Berisha ka per te vazhduar te drejtoj partine deri ne diten e tij te fundit, ai ende ka pushtet, ai ende vazhdon te drejtoj, prandaj eleminoi edhe Olldashin qe mos te kishte njeri kundra dhe ti fuste friken te gjitheve qe do guxonin te sfidonin pushtetin e tij politik.

        1. pina says:

          Nen hijen e sali berishes, plak umeres eshte e gjithe partia demokratike e gjithe banda e tij mafioze perfshire lulzim bashen dhe djalin e tij shkelzenin qe jane lodra ne duuart e saliut,, eshte i vetmi njeri me mendje super djallezore dhe me vepra kriminale…

      6. Ilirjani says:

        Hija e atij njeriu mbizoteron ende ne seline e vjeter dhe te re te PD-se. Ai njeri nuk mund te dorezohet aq thjeshte pa luftuar dhe pa i treguar te gjitheve se vetem ai meriton te jete ne pushtet, eshte nje njeri i semure dhe gjithmone i etur per pushtet, nuk rron dot pa pushtet dhe PD-ja eshte serumi i tij.

      7. ortjoni says:

        Hija e Saliu mbizoteron ne cdo gje qe ben Basha, shikojeni sesi e ka kopjuar ne detaj ate njeri, cdo gje duke filluar qe nga modeli i flokeve e deri te menyra sesi flet neper fjalime, eshte pikerisht kopjimi i menyres sesi operon saliu, mos mendoni se lulezimi eshte personi qe drejton partine demokratike.

    2. keno says:

      nen hijen e saliut jan te gjithe kriminelat, sepse ai eshte AY qe i mblidhte te gjithe keto prototipat dhe krijote panik kudo ane e mban ne shqiperi , ka ikur ajo kohe dhe keto qe kan ngelur sdo ken me shans te bejn asgje sepse sdo ken me pushtetin ne dore , si te bashkise dhe te kryeministrise!!

    3. plaku says:

      plaku i urte i partise demokratike, sali berisha nuk u largua kurr!!! ai mund te qendroj si hijen ne prapaskene per ai eshte gjithmone aty gati per te perfituar nga humbja e thelle i lulezim bashes!!! ky lider sharlatan nuk mund te perballet ne asnje menyre me platoformen e e qarte te aleances per shqiperine evrpopiane si dhe as me sukseset absolute te qeverise!!!

    4. publiku says:

      kjo foto e tregon qarte sesa eshte shkeputur ai nga familja berisha dhe nga interesat e familjes berisha.por sigurisht qe ky eshte mallkimi me i madh i kesaj partie te deshtuar sepse nuk eshte perdorur si parti per interesat e njerzve por per interesat e familjes berisha.e kane mberthyer kete parti duke e pare si miniere floriri per zenin dhe per argiten.pra kjo nuk eshte parti por thjesht eshte nje organizate qe vepron dhe mendon per saliu dhe familjen berisha.

    5. andromeda says:

      Ky Lulushi asht ‘Toçi i Kukullës’ së ‘qenit e birit të qenit’ me emrin Sali, ndaj s’ka si t’ fitojë as tani dhe as kurrë ndonjëherë. Mirë e përcaktoi Meta- ai gënjen edhe kur e pyet për orën!

    6. te mjeret says:

      e verteta eshte se saliu nuk u largua kurr nga pd dhe ai vazhdon perseri qeveris pd.por ajo qe eshte e vertete eshte se luli e vodhi postin e tij sepse te gjithe shqiptaret e mbajne mend sesi u zgjodh u luli ne krye te pd.dhe saliu eshte perseri ai qe vendos,funjda te gjithe ishin pinjollet e saliut dhe ushtaret e pd.pra pd nuk e mori dikush qe ishte opozita e saiut te ndryshonte qeverisjene tij por vazhojne duke e kopjuar vazhdimisht modelin e tij.

    7. homeri says:

      e vertetta eshte se luli ka ecur inercishte nene gjurmet e saliut madje dhe strukturat e pd neper rrethe nuk i ka levizur por ka bere te njejten politik si saliu.dhe luli po ndjke modeli shkatrrimtar dhe barabar te idhullit te tij sali.dhe saliu eshte nje model i deshtuar i kesaj qeverisje te deshtuar qe e coi shqiperine ne buze te gremines.

    8. Klea says:

      Luli dhe Shkelzeni mos te bejne kot sikur mendojne me koken e tyre sespe thjesht marioneta te Berishes jane. Nuk mjaftojne demet qe i kane bere Shiqperise per vite te tera por duan ende te vazhdojne te shkaterrojne. Nuk kemi ndermend ti lejojme me te na perdorin ashtu sic i perdor Berisha ata.

  2. hija says:

    kjo mos mbeshteja e lulzim bashes ne takimet e tij neper qytete ose te pakten ne disa prej tyre mund te tregoj jo vetem qe berisha tani ka lene dore te lrie bashes ne parti per tu konsoliduar per qe edhe vet mund te presi si hije afer ti per te rimarr pushtetin e partise. ne cdo rast, lulzim basha do e kete te veshtire te mbaj partine pas nje gumbje aq te thelle qe e pret neser!!

  3. Falmerajer says:

    Ne ka nje familje qe i ka shkaktuar mjaft te liga ketij vendi ajo eshte pikerisht familja Berisha. Sali Berisha e dogji kete vend ne vitin 1997, vrau 4 njerez te pafajshem ne 21 Janar, shkaterroi vendin si pasoje e keqqeverisjes. Shkelzeni eshte fajtori kryesor i ndodhjes se Gerdecit, ai ndertoi aty biznesin e jashtligjshem te demontimit te predhave, si pasoje e se ciles mbeten te vrare 28 njerez. Argita ka historite e saja te erreta ku i merrte rryshfet cdo biznesmeni te huaj qe investonte ne Shqiperi.

    1. Andos says:

      Lulzim Basha u vendos ne krye te PD-se me urdher te Sali Berishes, kete e di nje Shqiperi e tere. Ndryshe nga Saliu ai nuk ka kurrfare ideje se si mund te behet opozite apo se si mund te drejtohet nje parti. Opozita ka rene ne nje nivel te ulet shpifjesh e akuzash boshe asgje me shume. Me humbjen ne keto zgjedhje do ndodhe nje riformatim i PD-se.

  4. dhelpra says:

    ne kete zgjdhje te 21 qershorit partia demokratika ka per te shijuar ndoshta humbjen me te thelle ne zgjedhje lokale apo edhe parlamentare ndonjehere!! lulzim basha ka qene versioni me i kew i lidership te berishes dhe e ka shkateruar me tej ate. tani parti demokratike duhet te rilnd edhe ajo pas zgjedhjeve me nje riorganizim te saj total!!

  5. maksmiliana says:

    lulezim basha do pesoje disfaten me te madhe qe ka pesuar ndoihere . njerezit jane te vetedijshem qe lulezim basha dhe partia demokratike nuk jane alternative ajo qe ata kane bere eshte vetem hedhja balte e asgje tjter e kjo nuk eshte ajo qe shqipetaret duan

    1. gasa says:

      nuk ka per te patur kurre nje lider tjeter pd sali berisha nuk kane per ti lene te qete . e dime se kush eshte ai qe jep urdherat e se gjithe te tjert jane ne hije. po fakti qe luli eshte lideri i se djathte e lider i ri nuk eshte arsye per te justifikuar humbjen qe kane per te patur kete here

  6. ortjoni says:

    po ti heqim masken lulit atehere do shohim se pas kesaj maske eshte sali berisha.kete e verteton dhe moskandidimi i agron dukes ne durres sepse duka gjtihmone eshte perfolur nga saliu si duka i krimit apo klani i zemunit.dhe moskaniddimi i tij eshte i sigurt se perseri backgroundi i pd eshte saliu.pastaj e verteta qe kjo parti eshte e humbur eshte sepse brenda pd nuk ka pasur asnjehere opozite duke e kthyer salen ne diktator sepse askush nuk i kthente dot fjalen saliut.prandaj dhe testi i pare i lulit do jete deshtimi.

  7. Tili says:

    Edi llumi që se futi në burg Saliun dhe bashkëpunon me burrin e Monikës ky duhet të jetë shqetësimi juaj jo inicialet e një partie

  8. Jimi says:

    Nje gje eshte e qarte! Lulja eshte e ndergjegjshme per pozicionin qe ka marre. Vndosja ne detyren e kryetarit te P.D.se per te ishte e perkohshme, Lulja e di fort mire qe eshte bedel i qoftlargut. Lulja e di forte mire qe nuk munde te permbush parametrat e nje politikani te nje force politike serioze. Ajo, Lulja nuk ka stature ass per politike e as per qeveri. Ajo e di fort mire fundin e kesaj farse dhe me koshience po luan rrolin qe i duhet, asaj dhe qoftlargut.Humbja e zgjedhjeve nga P.D.ja eshte parashikuardhe dhe e deshiruar, si nga Lulja edhe nga qoftlargu. Qoftlargu realizon objektivin e tij, vendos pinjollin e vete ne krye te P.D.se, plotesisht i justifikuar nga humbja e Lules.
    Lulja dorehiqet nga drejtimi i partise, post te cilin edhe per kaq pake kohe e mbajti me shpirte nder dhembe dhe krejte e sforcuar, ajo e dinte forte mire se politikberja ishte jashte kaopaciteteve te saje
    E justifikuar ploteshit nga doreheqja, mbledh rraqet dhe nje i jep e drejt e ne Hollande, shpeton nga nje barre qe se mbante dote dhe c’eshte me rendesishmja do te mundohet te terhiqet nga jeta publike ketu ne Shqiperi edhe per te vetmen arsye .Kohet e fundit presioni i brendshem dhe i jashtem eshte rritur shume, per ndeshkimin e politikaneve e qeveritareve qe kane bere shume zullume ne kete vend. Duke u larguar e zhdukur nga syte e miletit, Lulja mendon se ky milet e drejtesia nuk do te veprojne dhe do ta harojne!
    Me nje fjale te dyja palet do te ngelen te kenaqura me humbjen e zgjedhjeve!

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Rama, bej te sigurte nxirri keto hijena ne pension politik.. Kane mizen nen kesule ata s’largohen kollaj, vetem politika I mban qe te mos perfundojn mbas hekurave..

  10. STAVRI says:

    plaku MERE sot dhe neser rri ne kullen e tij bashke me TOSUN BACIN .neser ju bie gjylja ahahahah IKE O PLAKU MERE me gjith tespi e e TOSUN BAC

  11. Bz. says:

    Konkluzionin e jep vete shkrimi ne fjaline e fundit. Sa te jete rrumpalla, rrumpalle do jete PD.

  12. Tradita says:

    o komentues naive, jo vetem Luli por e gjithe politikanshqiptare ehste nen ndikimin shume te forte te Sali Berishes, politikaninit me aktiv me i fuqishem dhe me i mbeshteur nga ShBA sh BE. Asnje vendim i rendesishem nuk merret pa te, ku vendosmvijen e kuqe Sali Berisha nuk mund ta shkel askush. Qarte… kot lodheni… edhe nje dekade ai e drejton politiken shqiptare.

  13. muco agai says:

    Duket qarte fare se kush eshte qeni e kush eshte i zoti ne kete foto.

  14. Murlani says:

    Kjo foto tregon sikur po planifikojne aksion hajnie .

  15. Lili says:

    Aman mero,mos na merr per budallenj.kush besoin se lui udheheq gje ne shqiperi!

  16. Ajas says:

    O Gazeta Tema…mund te na besh nje nder..te shkon llafi Mero..

    Ne se po llafi te degjohet diku Mero thuaj te izolohet sot Sali Bersiha dhe grupi i tij forcat e tij te erreta te gateshme qe gjate dites dhe ne fund te perfundimit te procesit jane pregatitur per trazira .do .te nderhyjne me pretekesin se zgjedhjet jane vjedhur eshte dhunuar vota etj me qellim jusifikimi humbje dhe destabilizimi ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje