Viktor Tushaj, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane në Bashkinë e Lezhës, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjes e së premtes në Lezhë ku u qëllua me armë pranë makinës së deputetes Monika Kryemadhi.
Tushaj tha se kjo nuk është hera e parë që deputeti Aldo Bumçi bëhet pjesë e të tilla incidenteve. Ai thotë se kjo është shprehje e panikut të humbjes që ka kapur demokratët.
“Nuk është hera e parë që deputeti i Partisë Demokratike dhe kryetari i Shtabit Elektoral të kundërshtarit bëhet pjesë e këtyre incidenteve jo të vogla. Ka disa ditë që po përpiqen përmes intimidimeve të ndryshme, përmes përfshirjes në të gjithë atë platformën e tyre, në stafet e tyre, njerëz me preçedent penalë, po përpiqen të krijojnë panik tek njerëzit sepse e kanë kuptuar që humbja është pranë tyre. Incidenti i mbrëmshëm, ku gjuhet me armë pas një takimi elektoral të zonjës Kryemadhi në fshatin Rrilë besoj se është shprehje e atij paniku që po përpiqen të ndotin këtë proçes të jashtëzakonshëm”, tha Tushaj.
Kryebashkiaku në detyrë akuzoi se PD se po terrorizon banorët e Lezhës, ndërsa tha se ka prova për tentativa të blerjes së votës të cilat do ti denoncojë në vijim.
“Ne mbrëmë kemi bërë denoncimet tona, jo vetëm të këtij rasti por dhe rasteve të mëparshme. Policia po vijon zbardhjen e kësaj ngjarje. Janë pyetur shumë persona.
Por ajo që është e rëndësishme është përfshirja e deputetit, kandidatit, e njerëzve të tij në këtë ngjarje. Përpjekja për të ndotur. Duan të spostojnë vëmendjen tek incidente të tilla dhe pastaj të bëjnë atë çfarë janë mësuar në harkun e këtyre 25 viteve.
Autokolonat e tyre vrapojnë nga fshati në fshat për të bërë të mundur jo vetëm frikësimin e njerëzve, por edhe atë çfarë akuzojnë të tjerët, blerjen e votës. Kemi fakte dhe shumë shpejt do ti denoncojmë. Ne kemi inkurajuar policinë por u kemi bërë thirrje të gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë që të jenë shumë më prezent për të bërë të mundur që dita e nesërme të jetë një ditë e qetë për qytetarët e Lezhës, që tashmë e kanë përcaktuar verdiktin e votës.
Nuk mund ta ndryshojë Aldo Bumçi as me makinën e tij, as me shoferët e tij, as me njerëzit e inkriminuar që ka rreth vetes. Ne kemi bërë një fushatë model”, tha ai.
Nje kokerr trapi si aldo bumci te terrorizoje qytetaret,para fillimit te votimit?!?!?!
Kete pohim mund t’a bejne vetem qurravece,te cilet nuk jane kader te bejne kundrpergjigjen dhembe-per-dhembe te shtetit te se drejtes me burracaket e aldo idjotit.
Aldo njeri deputet koti. Nuk ka pare kush hajer nga ai vetem Shklezeni i Berishes. Urojme nje fitore madheshtore te Koalicionit te Majte ne te gjithe Shqiperine per te larguar nga administrata te paftet e berishes dhe te pd se qe e kane marre neperkembe jeten e bshakive dhe shume komunave qe kane patur uzurpuar per vite.
urojme Fitore madheshtore ne te gjithe Shqiperine te koalicionit te majte te drejtuar nga PS e LSI si i vetmi koalicion ku kane shprese shqipetaret dhe cdpo njeri i ndershem se mund te realizohet ndertimi i shtetit ligjor ku te jene te gjithe te barabarte perpara ligjitsi gjyqtari ashtu dhe cdo qytetar tjeter dhe jo si ne kohen e berishes ku nuk lejohej policia qe te arrestonte gardistet megjithese kishte urdheruar prokurori, vetem e vetem se keta ishin militante te partise demokratike te cilet akuzoheshin per ngjarjet e 12 janarit 2011 ku mbeten te vrare kater qytetare.
Toni, paske rreshkit fare. Kur te lexova ty thashe se kane mesu danezet shqip ?
Shyqyr qe ka ik Aldo ne Lezhe qe po shofim icik qetsi ketu ne Tiron. Na boni nji zile kur te kthehet qe te mbyllemi ne shpi prape se mos I dalim para pa dashje dhe na shkriu……. Hahahaha
Nuk beson njeri se PD,po ben teror,kur polici,rend,i ka ne dore PS.Eshte absurditet,kur jepen keto njoftime se ne Lezhe,po terorizon PD.Lepuri fle diku tjeter,e PS ben gjoja se qingji po turbullon ujin?????????
Incidentin e krijuan vete njerzit e LSI per ti lene kopilin ne dere PD. LSI ka mesuar shume nga sigurimi i shtetit.
Ujku mjegull kerkon!
Kjo shprehje e vjeter popullore i vjen ne ndihme kesaj situate. Eshte pikerisht Tusha e LSI qe e kane varur te gjithe shpresen ne “goditjen e minutes se fundit”, ne blerjen e votave, bile ne menyre masive.
Vetem keshtu mund ta vene nen kontroll te grupit te tyre mafioz, Lezhen!
Shpresoj te mos ndodh.
PD-ja po largon vemendjen nga kapja e super te kerkuarit Gjuta,te njohura keto veprime te saj,per “harrimin” e ngjarjeve qe njollosin kete parti
Filluan me shashkat keta makineria e baltes, e verteta eshte ndryshe, lsi po fut policine per te kontrolluar c’do militant te pd-se ne lezhe sepse kan filluar qe mbreme duke bler votat dhe duke bere terror me makina, 2 dit me pare kan sulmuar njerezit e pd-se por ka ngelur i izoluar rasti, mbreme eshte qelluar ne ajer per tu treguar banditeve te ardhur nga Skrapari qe ne Lezhe ka zot shpia dhe nuk ka pushtues as nga Dibra e as nga Skrapari qe blen voten e lezhjanve edhe as me presion e as me intriga mediatike.
Turp te t’ju vije qe nxirni keshtu lajmesh. Na paskan hedhur hi syve, keta qenkan me te vertete bijt e byrose politike te diktatures komuniste dhe po sidhe si specialista te terrorit, duke bere c’do lloj rremuje vet dhe duke ja kaluar fajin tjetrit. Nese nuk ke deshir qe te gjuhesh me arme zonja Kryemadhi mos shko ne Lezhe me gjith halabaket e vendit per te bler votat e te varferve, nese do te fitosh zgjedhjet fitoji me merite jo me terror, ne Lezhe ka Mirditor dhe Malsor te paret agresive dhe te dytet inatcor mos u kruaj me ta se nuk ka bir nene qe te ndaloje flaken e ndezur, nuk i paske kuptu akome me duket mentalitetin e tyre. Do te ishte edhe me mire per ty qe te humbisje Lezhen sepse me vone ai popull te dhunon kur nuk ka alternativa te tjera.
Pastaj akuzoni Aldon se po ben terror, po Aldo eshte si kolopuc more eshte palluqe nuk kam mentalitet te tille ai eshte zadrimor, Zadrimoret jan shquar per urtesi dhe mencuri jo per dhune, nuk ju beson njeri.
Mendoj se keto aksjone neqoftese do ti quajme te tilla jane urrejtje e drejtuar vetem tek Hajdutet e LSI!Shume njerez edhe socjaliste biles deshirojne qe te fitoje Fran Frroku megjithese eshte i PD partise famekeqe.Kjo tregon se sa e urryer eshte Monika dhe rrethi i saj kompromentues qe ka shperdare kudo para sidomos ne zonen e Lezhes me teper se kudo.Sigurisht qe dhuna eshte e keqe kur drejtohet kunder njereze ama kur drejtohet kunder politikaneve te tille duhet te jemi me se te kenaqur duke menduar se ku e kane katandisur kete popull!
Mos e Votoni kete, sepse i thone tre mandate, si Enveri!
Duhet ti ndrroni shpesh njerezit nga detyra sepse krijohen rrezikshmeri me anen e klaneve qe krijohen naturalisht.
4 vite i mjaftojne njej kandidati per tu pare se a ka punuar apo jo?
ne qofte se ka punuar – mund te ja japish edhe 4 vite te tjera, por jo ma shume sepse bahet e rrezikshme qeverisja !