Luan Rama pas incidentit të Kryemadhit: Të kontrollohet çdo makinë deputeti, PD të distancohet nga aktet kriminale

20 Qershor 2015, 00:08Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar pas incidentit në Shën Koll të Lezhës.

Siç keni mësuar dhe nga raportimet e medias, një ngjarje shumë e rëndë është shënuar sonte në mbrëmje në zonën elektorale të Bashkisë së Lezhës, më konkretisht, në afërsi të fshatit Rrilë në ish-komunën Shënkoll.

Njerëz të armatosur, bandit, nën shoqërinë e deputetëve të Partisë Demokratike, kanë qëlluar me armë zjarri pranë makinës ku udhëtonte deputetja Monika Kryemadhi me shtabin elektoral të kandidatit për bashkinë e Lezhës, z. Viktor Tushaj.

Natyrisht që kjo ngjarje e rëndë është gjë tjetër vetëm se një rast, një episod, në tërësinë e episodeve kriminal të shfaqur gjatë ditëve të fundit ku eksponentë të Partisë Demokratike, kandidatë të Partisë Demokratike, të dëshpëruar nga humbja dhe të bindur që kanë kundër shumicën e qytetarëve shqiptarë, tentojnë të prishin, të komprometojnë dhe mundësisht të sabotojnë procesin zgjedhor me akte të tilla kriminale.

Gjatë ditës së sotme ka pasur disa incidente të tilla në Bashkinë e Lezhës. Deputetja Monika Kryemadhi, kandidati për kryetar të Bashkisë të “Aleancës të Shqipërisë Europiane”, Viktor Tushaj, kanë denoncuar pranë Policisë së Qarkut të Lezhës, pranë Prokurorisë, pranë misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it, raste të tilla duke kërkuar me këmbëngulje që deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të Partisë Demokratike të distancohen nga veprime të tilla kriminale.

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëherë i kërkoj drejtuesve të Partisë Demokratike që të distancohen hapur, prerë dhe qartazi nga të tilla, veprime kriminale, të distancohen dhe të dënojnë elementë kriminalë dhe të bëjnë çdo përpjekje dhe të japin çdo kontribut që procesi zgjedhor të jetë korrekt, të jetë transparent të jetë i ndershëm dhe në përputhje me parimet e OSBE/ODIHR-it. Nga ana tjetër, i kërkoj Policisë së Shtetit të mos hezitojë, por të bëjë detyrën në përmbushje dhe në zbatim të ligjit duke iu nënshtruar kontrollit ligjor të çdo mjeti ku udhëtojnë edhe deputetë të cilësdo parti qofshin.

Të kontrollohen makinat e deputetëve sepse as deputetët dhe as makinat e tyre nuk kanë më imunitet. Imuniteti është vetëm tek vota e qytetarëve. Ata që flasin për dekriminalizimin të distancohen sa më parë nëse nuk duan të konfirmojnë që janë pjesë e drejtpërdrejtë e veprimtarisë kriminale. Prandaj edhe njëherë jo vetëm të mos hezitojnë, por të mbështesin maksimalisht Policinë e Shtetit të përmbushë detyrën e saj.

Qytetarët janë të vetëdijshëm që kanë në duar fatet e tyre, fatet e vendit në zgjedhjet e 21 qershorit dhe nga rruga e tyre e Shqipërisë evropiane, nga drejtimi i duhur për të votuar Shqipërinë evropiane. Nuk mund t’i ndalojnë, nuk mund t’i trembin dhe t’i detyrojnë të tërhiqen as bandat e kriminelëve dhe as ata që pas bandave të kriminelëve me imunitetin e ashtuquajtur politik, kërkojnë të terrorizojnë qytetarët. Është ora për t’u ndarë përfundimisht nga e keqja. E ftoj lidershipin e Partisë Demokratike të distancohet nga të tilla veprime kriminale, t’i dënojë këto akte, t’i dënojë dhe t’i denoncojë autorët e këtyre ngjarjeve të rënda kriminale nëse duan vërtet të dëshmojnë se janë vetë të angazhuar për një proces zgjedhor korrekt, të ndershëm, transparent, evropian dhe qytetar ashtu siç i ka hije Shqipërisë anëtare e NATO-s dhe Shqipërisë kandidate për në Bashkimin Europian.

Kjo ishte deklarata që bëj në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Jemi të gatshëm dhe do të komunikojmë me ju hap pas hapi nga sot dhe deri në kurorëzimin me sukses të procesit zgjedhor për gjithçka që lidhet me zgjedhjet”, tha Luan Rama.

16 komente në “Luan Rama pas incidentit të Kryemadhit: Të kontrollohet çdo makinë deputeti, PD të distancohet nga aktet kriminale”

  1. coli says:

    policia e shtetit te jete ne krye te te detyres te beje punen qe i takon nuk ka te majte a te djathte kush shkel ligjet e kushtetuten e shqiperise te mare denimin boll nje i njerkes e tjetri i nenes:

  2. Uji i ftohte says:

    Loja e felliqur e LSI-se duke shperndare leke te vjedhura neper familjet shqiptare arrin kulmin!

  3. Sit back.. and .....relaks says:

    Nuk mund te kontrollosh dot makinen e nje civili pa mandat nga gjykata ose pa lejen e personit sepse eshte prone private, e jo me makinen e nje deputeti. Nqs polici merr mandat kontrolli nga gjykatesi ok te beje kontrollin nqs jo gishtin ne goje dhe parakalo. Dhe qe gjykatesi te japi autorizim duhet qe policia dhe prokurori te kene fakte dhe arsye te forta per kontroll. Keshtu i dashur leone se perndryshe nuk di quhej me shtet ligjor po shtet xhunglor ne te cilin policia perdoret per te intimiduar deputet dhe politikane te opozites me pretekste kontrollesh apo verifikimesh. Hajde leone relaks se mona e di ku i djeg miza, ka dhe ajo fabriken e saj te “miellit”

  4. Pilo says:

    Po kjo Monika eshte bere si Nexhmia dikur.
    Mjaft me me Meten e Moniken.

  5. Populli po zgjohet says:

    Keto aksjone nuk drejtohen kunder Ps por kunder hajduterise se lsi!

  6. Tiku says:

    Luani kerkon ndihme te rama meta se ata kan pushtetin dhe mos bej lojna zbatoni ligjet

  7. Tili says:

    Pse se mbajte drejt!!!

  8. Rilindasi says:

    Praktika ka treguar se taktika te tlla kane funksionuar. Vecanerisht kur luhen nga aktore bandite si Kryemadhi.

  9. temujin says:

    Kjo ngjarje do ta demtoje shume PD-ne. Si tha Nastradini: “sa ta marrin vesh qe sjam…mbaruan zgjedhjet…”. Sot eshte dhe heshtja elektorale nuk lejohen deklaratat politike. KQZ te penalizon…

  10. taksirat kusuri says:

    Aleanca eshte per shqiperine rusiane,eshte amaneti i eterve.E njejta metode e eterve ne vitet 45se denigrojne te djathten, veprime qe bene etrit, nxirnin armet( e futur gjate nates nga ata vete,)nga kishat.Shqiptare historia po perseritet,Patriotet jane te majtet,tradhetaret jane te djathtet,simboli i yllit eshte piramida,vendi i tradhetareve eshte spaci,e ardhmia rusiane e brezave te tradhetareve eshte internimi,motor i zhvillimit te shqiperis partia e madhePS-LS e ne vend te luftes klasave pluhuri i bardhe

  11. tr says:

    Ky Luani eshte fytyra me e ndyre dhe degjeneruar .

  12. Petro says:

    Hajduti qe thote kapeni hajdutin

  13. Petro says:

    Hajduti qe thote kapeni hajdutin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje