Meta: Vora do t'i thotë jo Lulushit

19 Qershor 2015, 20:52Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka mbyllur në mbrëmje fushatën elektorale të Aleancës për Shqipërinë Europiane në Vorë, ku shprehu bindjen se LSI dhe ASHE do të arrijnë fitoren më të madhe në nivel kombëtar.

“Vora do t’i thotë jo mashtrimit për t’i hapur dyert zhvillimit, punësimit dhe investimeve të shumta.

Vora do t’i thotë jo Lulushit (Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike), sepse ai gënjen për orën e dorës dhe jo më për Vorën. Ndaj, tha Meta, i themi bashkë Lulushit të portokallisë boll e përgojove Vorën, boll e morët për 12 vjet nëpër këmbë Vorën me regjimin e Fiqos dhe miellin e tij të skaduar”, theksoi Meta.

Sipas tij, Vora është dy ditë larg ngjarjes më të rëndësishme, çlirimit të Bashkisë nga bunkeri i partisë.

 “Vora e ka marrë vendimin e saj, nuk ka kthim pas. Bashkia e Vorës do të kthehet në modelin e punësimit dhe investimeve në nivel kombëtar”, tha Meta.

Në vijim kreu i LSI-së tha se ne kemi forcën tonë tek vullneti i lirë i qytetarëve të Vorës, Bërxullës dhe të gjithë bashkisë së re e të madhe të Vorës.

“Vora e ka ndarë mendjen e i ka thënë “jo” regjimit të miellit të skaduar dhe zarfave të korrupsionit dhe i ka thënë “po” punësimit dhe zhvillimit.

Ju i keni thënë “po” Luan Sallakut, drejtimit të duhur për Vorën. Luan Sallaku, është kandidati i të gjithë partive të jashtëzakonshme të Shqipërisë Europiane, prandaj duke votuar për Sallakun keni votuar për shërbëtorin tuaj”, tha ai.

“Duke votuar Sallakun ju votoni për ta hapur bashkinë. Ne njohim si institucion bashkinë e re te Vorës. Na thonë që kemi sjellë banditë, por ku janë këta. Apo gratë e burrat që janë këtu, janë banditë? Mos të kujtojnë se për shkak të presioneve të Lulushit ne do themi merreni Vorën, vidheni Vorën. Jo, ne nuk do ta lëmë Vorën në mëshirë të fatit”, vijoi Meta.

Ai u bëri thirrje votuesve që të denoncojnë cilindo që kërkon të deformojë apo të blejë vullnetin e tyre.

“Ndërsa ndonjërit që mund të ketë marrë ndonjë zarf atje, të zyra e Fiqos dhe mund t’i ketë prishur ato lekët u them se të tuat ishin dhe ato, prandaj voto Luan Sallakun për t’i dhënë Vorës atë që meriton. Qytetarët e Vorës nuk mund të jetojnë me një zarf apo thes miell njëherë në katër vite. I ftoj të gjitha mediat që të jenë prezente. Zgjedhjet në Vorë do të jenë fantastike. Në Vorë do të arrihet fitorja më e thellë në nivel kombëtar. Votat tona janë bio, jo si mielli i Fiqos”, tha Meta

3 komente në “Meta: Vora do t’i thotë jo Lulushit”

  1. kaurri realist says:

    Foli ky, gergàsi i vrasjes se mbetun ne tentative te Tom Doshit? O Zot, sa plehi me dy kambe ban hije ne ate toke.

  2. Skrapari says:

    Legend respekt

  3. Familja e Ziver Veizit, njëri prej 4 të vrarëve në atë protest, ka telefonuar kandidatin për Bashkinë Fier, Albert Çaçi, një ish-deputet socialist, duke I uruar fitoren dhe duke I thënë se ndihen të harruar nga pushteti I sotëm.

    “Të nderuar miq, sot më ka telefonuar për të më uruar fitoren në zgjedhje bashkëshortja dhe vajza e Ziver Veizit, socialistit të vrarë në 21 Janar. Më ka prekur shumë ajo telefonatë. Më ka risjellë në memorie ato ditë të nxehta të terrorit berishian ndaj nesh, më ka sjellë në mendje foton e Anës së bukur duke qarë babain e vet të vrarë. Kur pashë dje Ramën dhe Metën që ecnin në bulevardin bosh për në miting, mu kujtuan të vrarët. Jam i bindur që i janë kujtuar dhe Anës. Nuk bëmë drejtësi për 21 Janarin. Përkundrazi, Ilir Meten që na quajti kokëpalarë e futëm në qeveri. Turp për Edi Ramen! Prandaj Ana më tha dje në telefon: Fito ti Berti, se të tjerët na harruan!”, shkruan Albert Çaçi sot në faqen e tij në facebook.

    Bashkëshortja e Veizit është hequr dhe nga puna që kishte në Ndërmarrjen e Pastrimit në Bashkinë Fier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje