PD e Vaut të Dejës: Tom Doshi po ushtron presion, votuesve i jepen 10 mijë lekë

19 Qershor 2015, 17:26Politika TEMA

Dega e Partisë Demokratike të Vaut të Dejës ka denoncuar fenomenin e shitblerjes së votës.

Përmes një deklarate PD thekson se këto ditë Tom Doshi ka aktivizuar element kriminal që të lëvizin të armatosur në këtë zonë dhe u bëjnë presion votuesve që të mos votojnë kandidatin e djathtë Zef Hila, madje u ofrojnë edhe nga 10 000 lek ne këmbim të votes.

“Denoncojmë fenomenin e shëmtuar të shitblerjes së votës në bashkinë Vau Dejës nga Tom Doshi. Këto ditë Tom Doshi ka aktivizuar arsenalin e tij kriminal të qarkut të Shkodrës, element me precedent penal, banditë që lëvizin të armatosur, ditën dhe natën, me makina pa targa, me xhama të zinj, duke i bërë presion votuesve, e duke i dhënë 10 mijë lekë të reja në këmbim të votës. Ju bëjmë thirrje banorëve dhe votuesve të Bashkisë Vau Dejës: mos bini viktima të këtij personi me rrezikshmëri shoqërore dhe të kësaj dukurie me pasoja katastrofike”, thuhet në reagimin e degës së PD.

Dega e Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, deklaron se Tom Doshi shfaqet një herë në 4 vite në zonë dhe forca e tij janë paratë e pista. PD u ben thirrje votuesve të mos bien pre e provokimeve dhe të mos shesin votën

7 komente në “PD e Vaut të Dejës: Tom Doshi po ushtron presion, votuesve i jepen 10 mijë lekë”

  1. FBI says:

    Hajde merre vesh kete pune tani??????????

    1. deja says:

      partia demokratike po behet qesharake dita dites edhe me shume. para skandalit doshi, partia demokratike kishte tom doshin se delen e zese te qeverise. pas asaj farse me videon partia demokratike e morri ne mbrojtje dhe si simbol te protestave te saj dhe tani perseri e akuzon ate per blerje votash. o milet ndajeni mendjen!!

    2. Toma says:

      Toma godet perseri!!!

    3. oli says:

      Larg nga keto kriminela qe kane pushtuar vendin tone dhe sna lene te ecim perpara..larg nga keta humbes, deshtake, qe cdo gje qe nuk e kane duan ta blejne me leke, por jo cdo gje blihet, as njerezit dhe as vota nuk blihet me,,shihni se cfare shembulli japin keta..

    4. viktim says:

      deri dje partia demokratike kishte transformuar tom doshin si simbolin e kapjes se shtetit nga dyshja rama-meta!!! tani edhe nje here tjeter tom doshi na del kriminel i cili me bandat e tij kriminale po blen vota dhe benka presion tek votuesit!! kjo parti ka humbur fare seriozitetinn dhe kredibilitetin e saj!!

  2. filani says:

    Po more po, do gjeni alibi ju qe ju doli zbuluar ajo kurva e PD-se. Pse beheni me shume karagjoza se sa jeni? Pse nuk dolet perpara se te nxirrte Fiksi faktet qe jeni ju qe po i blini votat dhe jo te tjeret? Edhe kur genjeni jeni te trashe per zotin, shyqyr qe ju hoqem qafe dhe ishalla ndergjegjesohen te tjeret qe mos te votojne me per ju.

  3. Z/Kallami says:

    Keto jane konstatime.Policia sodit Vaun e Denjes.Dhe i bahet bisht Tomes nga shkon e nga vjen.
    Behu serioz ore pushtet i rilindjes.Cdo konstatim veni hekurat dhe te mos dalin qe andej pa kryer detyrimin kohembajtje ne burg dhe gjoben ne emere te ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje