21 Qershori, të dhënat për procesin e zgjedhjeve vendore

19 Qershor 2015, 15:51Politika TEMA

Zgjedhjet vendore të 21 qershorit janë zgjedhjet e shtata lokale që mbahen në vend, që nga viti 1991.

Më poshtë vijojnë të dhëna zyrtare për zgjedhjet e së dielës:

– Qytetarët shqiptarë votojnë të dielën për kryetarët e rinj të 61 bashkive dhe për 1595 vende në këshillat bashkiakë.

– 62 subjekte politike janë regjistruar zyrtarisht në KQZ për të konkuruar në garën elektorale, 57 nga të cilat janë grupuar në dy koalicione.

– Koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i drejtuar nga Partia Socialiste, grupon 37 parti, ndërsa koalicioni i djathtë “Alenca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, i drejtuar nga Partia Demokratike, grupon 15 parti.

– Nga kandidatët e regjistruar në shkallë vendi për kryebashkiakë vetëm 15 prej tyre janë femra.

– Të regjistruar në listat e votuesve figurojnë 3.382.295 zgjedhës

– Ditën e votimeve do të funksionojnë 5299 qendra votimi.

– Dokumenti që do të përdoret nga zgjedhësit ditën e zgjedhjeve është pasaporta biometrike ose letërnjoftimi elektronik.

– 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor do të administrojnë procesin

– Në total janë prodhuar 6.876.366 fletë votimi, ku 3.437.683 janë fletë votimi për kryetarët e bashkive, ndërsa
3.438.683 të tjera janë për anëtarët e këshillave bashkiakë.

– Në zgjedhjet e këtij viti janë mbi 143 mijë të rinj që do të votojnë për herë të parë.

5 komente në “21 Qershori, të dhënat për procesin e zgjedhjeve vendore”

  1. sherifi says:

    Urime dhe vetem votime te qeta dhe pa konflikte,se ka shume gjasa qe nga eksperienca,humbesit po kerkoin shkak sado te vogel dhe te krijuar po nga vet ata qe te terhiqen nga zgjedhjet.

  2. taso kume says:

    Uroje qe zgjedhjet te behen ne menyre demokratike pa grindje te qeta ka ardhur koha te prezantohemi te qytetruar per hire te armiqeve qe na rethojne ( sllavo-greket) se gati jane ta bejne gojen çorape,megjithese kame dyshime sa te jete jashte burgut SHPELLARI SHQIPERIA probleme do kete.

  3. KRISTAL says:

    Perse nuk e ka shkruar ne CV Dritan Leli qe ka qene pedagog ne universitetin i mjeksise Kristal. Perse nuk e ka shkruar sesa ju kerkonte studentave per provim dhe sa merrte per mbushje kartelash kur diploma shitej?
    Kandidati Dritan Leli eshte me i rezikshem se Elvis Roshi.

  4. 3 dhe 15 says:

    keto jane alternativat e ndryshimit dhe mireqenies per ti kthyer dinjitetin dshqiptarve.duke votuar per numrin 3 dhe 15 keni votuar per nje te ardhme me te sigurt.keni votuar per nje qytet me te zhvilluar,per me shum vende pune ,per taksa me te ulta.

  5. Maryland says:

    Ora kur fillon & mbaron votimi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje