5168 të dënuar, nga 5798 që mban aktualisht gjithë sistemi penitenciar, janë regjistruar në gjendjet civile në qytetet ku janë të vendosura burgjet ku ata vuajnë dënimin, për të shfrytëzuar në këtë mënyrë më 21 qershor të drejtën e votës.
Për herë të parë të dënuarit do t’u drejtohen kutive të votimit në formë masive edhe për zgjedhjet vendore, ndërkohë që ata e ushtronin këtë të drejtë vetëm për zgjedhjet e përgjithshme. Për zgjedhjet e mëparshme vendore u drejtoheshin kutive vetëm të dënuarit që ishin të regjistruar në gjendjen civile të qytetit ku ndodhej edhe burgu, duke u shoqëruar në qendrën përkatëse me automjetet e policisë së burgjeve.
Top Channel disponon listën për të dënuarit e regjistruar në zyrat e gjendjes civile për 21 burgje në vend. Kryesojnë burgu i Fushe Krujës ku janë regjistruar për zgjedhjet lokale e që mund të konsiderohen tashmë banorë të Fushë Krujës, 455 të dënuar, burgu i Drenoves i ka siguruar Korçës për këto zgjedhje lokale 404 votues, burgu i ri i Fierit 400 të dënuar që do votojnë si fierakë, burgu i Lezhës 706 votues, burgu i Peqinit 709 votues, i Rogozhinës 420 votues dhe “Jordan Misja” ka bërë si votues kryeqytetas për zgjedhjet lokale 464 votues.
“Për zgjedhjet lokale nuk kanë votuar, po kanë votuar një pjesë shumë e vogël, pasi nuk ka qenë bërë regjistrimi, në bazë të detyrimeve ligjore. Një pjesë e vogël, të cilit ishin të regjistruar në zyrat e gjendjes civile, ku në territorin në të cilin ndodhen institucionet, ka pasur, po ka qenë numër shumë i pakët. Pjesa më e madhe kanë qenë të kufizuar në lidhje me pjesëmarrjen në këtë proces. Prandaj theksojmë që për herë të parë jemi të angazhuar për të përmbushur këtë detyrim ligjor dhe kushtetutes, që është e drejta e garantimit të votës. Duke u nisur nga numri i personave të paraburgosur e të dënuar që ne kemi çuar në gjendjen civile, rezulton 5168”, thotë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto.
Ndërkohë për shkak të dinamikës që kanë burgjet ku përfshihen edhe të paraburgosurit, në të gjithë vendin, 700 persona i janë drejtuar gjykatave për të marre leje votimi. I vetmi burg që përjashtohet nga votimi është institucioni i Kavajës, pasi të dënuarit janë të mitur e nuk kanë të drejtë vote për shkak të moshës.
Forca Rilindja
eshte e drejta e me themelore e te burgosurve.e drejta per ushtrimin e votes.eshte nje e drejte themelore kushtetuese dhe me elementare qe mund te kete nje individ,dhe nuk asnje gje per tu cuditur apo per ta keqinterpretuar.dhe te burgosurit kane te drejte vote sepse ne thelb eshte dhe ajo e drejta e njerzve.
shume bukur dhe dicka normale per nje te drejte themelore dhe paresore e njeriut sic eshte e drejta e votes.pavarsisht denimeve te burgosurit jane njerz dhe si cdo njeri ne kete republik kane dhe ata te drejten e votes.bravo qeverise qe e perkrah kete nisme per te votuar dhe te burgosurit.
te burgosurit kudo qe ndodhen kane te drejten e votes pavaresisisht burgut ku ndodhen!! ata votjn ne zgjedhjet paralamentare dhe lokale prandaj eshte per te ardhur keq nese dikush se ate shtohen ne menyre fiktive pasi ligji eshte shume i wart dhe nuk lejon vend per keqkuptime!!
Po edhe ata kane te drejte te zgjedhin ke duan qe ti drejtoje qytetin,cfare thoni keshtu? Pse,se jane ne burg dhe do i leme te vdesin? Sigurisht qe do kene te drejte vote. Keni degjuar per te drejtat e te burgosurve? Ata jane qytetare te nje vendi dhe nuk mund kurrsesi ti hiqet nje e drejte legjitime sic eshte ajo per vote.Na habitet.
bravo qeveris eper perkrahjene qe po i jep te burgosurve duke mos ju ndaluar te drejten e tyre njerzore si cdo njeri.dhe te burgosurit kane te dretje ta perdorin voten e tyre dhe kane te drejte si cdo njeri qe dhe ata te thone dicka me voten e tyre.
Ata jane te privuar nga liria,por jo nga te drejtat. Kane dhe do kene gjithmone te drejtat e tyre per te zgjedhur ke deshirojne tju drejtoj qytetin. Fakti qe jane te denuar nuk i perjashton nga te drejtat humane. Eshte njelloj sikur te thuash:jane te privuar nga liria dhe nuk mund te marin fryme. A ka sens?
bravo qeverise per perkrahjen e ketij grupi njerzish pasi dhe keta kane nevoje per te votuar ashtu sic eshte e drejta e votes per cdo njeri.dhe keta kane te dretje qe te thone fjalen e tyre ne lidhje me qeverisjen.dhe per ti dhene lirine e votimit dhe ne zgjedhjet vendore.nje tjeter perkrahje per grupet e njerzve .bravo qeverise.
Bravo qeverise qe ka mare nje vendim te tille per kete shtrese njerezish. Edhe ata kane te drejten e tyre qytetare per te votuar dhe per te thene fjalen e tyre.E drejta e votes eshte nje e drejte legjitime nga e cila perfitojne te gjithe mbi 18 vjec pavaresisht statusit te tyre.
ata qe ndodhen ne burgje te ndryshem nuk marrin leje per te shkuar te votojn diku tjeter por votoj ne qendren ku ndodhen. kjo ndodh edhe ne zgjedhjet kombetare edhe ne ato lokale prandaj dhe nuk ka asnje perpjeke per shtimin e emrave fiktiv sic mund te pretendoj partia demokratike!! policia e shtetit, ministria e brendshme dhe qeveria shqiptare jane garante te zgjedhjeve!!
Nese jane te denuar nuk duhet te kene te drejte te votojne. Heqje lirie nenkuptohet edhe e drejta per te votuar.
Nuk ka kuptim qe keta njerez mbahen te izoluar nuk kane asnje menyre imformimi te mirqene por I jepet e drejta e votimit. Idjotsira.
Te dhjefsha mu ne demokraci.
Po ai pse quhet”i privuar nga liria”?
Ai s’ka dhe s’duhet te kete te rdejta te tilla.
Jo po jepu edhet te drejtat te zgjidhen deputet apo kryebashkiak dhe te drejtojne nga burgu?!?!?!
Kur te hiqet liria o lum miku s”duhet te votosh.. Ju s”jeni ne terezi plako. Nje kriminel voton. Prandaj quhet I burgosur, sepse s’merr vendime per pjesen e lire te komunitetit qe do te jetoj ne paqe.. Imagjino nje kriminel te kthej me vote vullnetin e popullit te lire.. Ore , jeni ne terezi ju.. Ai s’paguan taksa p’se po voton?!?! Ju prish gjiza atij se si po shpenzohen leket e qytetareve.. Po kandidova rradhes tjeter, do tju premtoj burgaxhinjve ushqim e trajtim me te mire.. Hajde mendje hajde..
eshte e drejta e kujtdo per te votuar, dhe te burgosurit do votojn aty ku ndodhen,. askush nuk duhet tia heqin te drejten e votes, dhe askush sduhet me e detyruar te mos votojn, keto jan thjesht politikat e atyre qe jane te deshperuar nga humbja. me ligj te gjithe kan te drejt vote. dhe pse jo te mos jen dhe ata pjes integruese te shoqeris,duhet sa me shume mbeshtetje pavaresisht se cfare arsye ndodhen ne burg
Nje nga te drejtat kryesore te cdo gjenie njerezore eshte e drejta per te votuar dhe ne asnje nga vendet e qyteteruara te burgosurve nuk i hiqet kjo e drejte.
Kjo tregon perparim dhe ecje perpara.
Ju lumte qe nuk e lini Shqiperine te kthehet pas ne kohe po te eci paralelisht me integrimin.
Ky eshte drejtimi i duhur qe na nevojitet!