Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha denoncoi presionet, që sipas tij, po u bëhen kandidatëve por edhe votuesve për 21 qershor.
“Kryeministri Edi Rama po mban flamurin e kërcënimeve të kandidatëve të opozitës.
E nisi fushatën duke kërcënuar kandidatët e opozitës se do të ishin ose në burg ose pa mandate dhe e mbaroi po Edi Rama me kërcënime të tipit mafioz.
PD disponon të dhëna të pakontestueshme të kërcënimeve me telefon nga Edi Rama të kandidatëve të këtyre zgjedhjeve që të tërhiqen ose përndryshe do ta pësojnë sic e pësojnë armiqtë e popullit në filmat e kinostudios.
Ky është citim nga Edi Rama dhe e them me përgjegjësi të plotë”, u shpreh Basha.
Kreu demokrat kërkoi nga ndërkombëtat të vëzhgojnë me kujdes zgjedhjet për të shmangur manipulimet e dyshes Rama-Meta, ndërsa akuzoi Qeverinë për përdorimin e administratës dhe policisë së shtetit në fushatë por dhe për t’i bërë presion kandidatëve.
Denoncimet e bëra nga Basha
– Me urdhër të kryeministrit po përdoret administrata publike dhe po vihet në dispozicion të administratës. Po urdhërohen drejtorët e administratës të marrin në dispozicion kutitë e votimit.
-Në arsim, shëndetësi e burgje urdhërohet administrata të paraqesë listat e votuesve që do të votojnë për kandidatët e partive në pushtet ose rrezikojnë vendin e punës
-Në dhjetra aktivitete të dhënies së certifikatave të pronësisë janë dhe kandidatët e majtë
-Shqetësim, përfshirja masive e zyrtarëve të lartë të policisë në krah të kandidatëve
-Mos zbatim i ligjit në rastet kur kandidatët e opozitës janë kërcënuar nga bandat e lidhura me pushtetin, rasti i Sukthit.
-Banda e Xhabaftëve e armatosur me armë zjarri ka 72 orë që është e pranishme në qendër të Vorës dhe kudo ku zhvillohet fushata e kandidatit tonë. Ndonëse e vëzhgojnë, policia nuk ndërhyn nuk reagon.
-Policia e shtetit keqpërdoret
– Bashkëshorti i kandidates së PS-së në Klos, i dyshuar për grabitje bankash rrëmbime, është emëruar shef i policisë kriminale të Klosit e të Matit prej 3 javësh. Ky ka bërë dy gjëma: Ka vendosur policinë e shtetit me pahir nën funksionin e fushatës dhe i ka dhënë kartabiankë banditëve të cilët kanë kërcënuar aktivistë të PD-së por dhe gazetarët.
-Prej 48 orësh FNSH Fier terrorizon aktivistët tanë në Mallakastër.
-Ilir Meta ka urdhëruar FNSH e Shkodrës të bëjnë të njëjtën gjë në Bulqizë, ku nuk i mjafton prania e bandës së vëllezërve Spahiu por ka urdhëruar policinë të ushtrojë terror mbi simpatizantët dhe mbështetësit e kandidatit tonë Durim Balla.
-4 persona të armatosur të drejtuar nga Suel Çela, banditi i sjellë enkas nga Qazim Sejdini terrorizoi një lagje të tërë banorësh rom. Policia e Elbasanit refuzon ti ndalojë, asnjë prej tyre nuk është ndaluar
-kërcënimet e kandidatëve tanë nuk hetohen.
Cke bere do gjesh ne kete bote!
Posi ore. Leri denglat se nuk i ha njeri. Ke kandidat ka kercenuar? Futja kot . Qe pa u realizuar zgjedhjet filluat me justifikime qe i paraprijne humbjes. Madje ka edhe nje skenar te braktisjes se zgjedhjeve nga opozita e cila nqs sheh nje humbje te thelle do veproje keshtu per te shmangur disfaten. E kote, populli masivisht do votoje te majten.
Po flet ky mashtruesi qe premtoi e vetem premtoi per qytetin e Tiranes por nuk realizoi asgje. Premtoi kartat e studentit, hapjen e qendrave rinore, krijimin e hapsirave te gjelberta, Tramin, hipotekat, Terminalin, nje vrime ne uje beri. Duhet te jape llogari perpara qytetareve te Tiranes para se te llomotise poshte e lart.
Mjer ne per opozite qe kemi. Opozite destruktive qe vetem hedh akuza boshe e shpifje pafund. Gjuha helmuese eshte karakteristike e kesaj opozite. Keto justifikime te Bashe pertacit jane te kota, askush nuk i beson. Po pati fakte le ti drejtohet Prokurorise. Por populli e di fare mire se motoja e PD eshte shpif shpif se dicka do mbetet.
Shqiptaret e dine shume mire kush jane ato qe kercenojne eedhe kush terrorizojne nuk harrojne kaq shpejte. Ato jeni vetem ju sepse ne kte menyre keni mbajtur pushtetin gjithmon me dhune duke terrorizuar deri ne palcen.
Kjo politik mori fund ne 23 qershor 2013 duke ju denuar me vote juve qe kercenonit kandidatet edhe popullin shqiptare. me 21 qershor do ndodh prap e njejta gje politika e perbuzjes qe ju po i ofron ti shqiptareve do marre fund ne 21 qershor duke cuar gjithe shqiperine ne drejtimin e duhur!
booooo cfare njeriu i shpifur qe je o lulzim,,,po si nuk bere dicka per veten per veten o njeri por merresh vetem me llafe dhe hedh shpifje mbi te tjeret?? te ka pushtuar frika mesa duket dhe sta mban me,, prit me 21 qershor prit humbjen tende dhe te partise demokratike…
Mos perdor taktiken e frikes dhe presionit se eshte jashte mode dhe antieuropiane. Te gjitha keto jane skenare qe pregatiten tek SHQUP -i dhe skane asnje baze zndhe ne se jane te verteta drejtohuni drejtesise, por deri tani te gjitha rastet jane kryer nga ana juaj.Me keto v eprime do humni shume se populli kerkon zGjedhje yre qete.