Detaje nga vdekja e 3 shqiptarëve në Maqedoni: U nisën drejt aeroportit për të marrë motrën e nuk u kthyen më kurrë!

20 Korrik 2026, 15:20Kronika TEMA
Detaje nga vdekja e 3 shqiptarëve në Maqedoni: U nisën drejt

I afërmi i tre shtetasve shqiptarë nga Kosova që humbën jetën si pasojë e një aksidenti në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka zbuluar detaje tragjike nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik.

Sipas Fatmir Beqirit, Ejup Tërnava që e drejtonte automjetin, së bashku me bashkëshorten kishin shkuar për ta marrë motrën e tij në aeroportin e Shkupit, kur papritmas ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën në vend.

“Të gjitha informatat që ju i keni pasur janë të drejta, janë reale, nuk ka asnjë spekulim. Kontakti i fundit ka qenë nëpërmjet kamerave të shtetit maqedonas rreth orës 22:38,  pastaj ata kanë humbur gjurmët. Ejupi si shofer e ka humbur rrugën, ka hyrë në një rrugë qorre dhe prej aty  pastaj…ajo që ka ndodhur”, tha ai.

Më tej, i afërmi i viktimave pretendon se shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë mungesa e sinjalistikës rrugore.

“Në kuptimin që asnjë informatë, asnjë sinjalistikë nuk ka ekzistu në vendin e ngjarjes. Unë jam prej të parëve që kam shkuar personalisht atje mbrëmë dhe s’kam parë asnjë shenjë”, është shrpehur Beqiri në një lidhje telefonike për T7.

Sakaq bëhet se Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut është angazhuar për transportimin e trupave të viktimave drejt vendlindjes së tyre.

Zemërthyer familjarë kanë reaguar për ngjarjen e rëndë, ndërsa bëjnë me dije se në vijim do të japin dhe detaje mbi ceremoninë mortore të viktimave.

1 Komente

  1. x
    xy

    per qfare e ka fjalen ky kusherini ...na jemi nga kosova dhe rruga bllac -shkup asht fenemenal e mire dhe asht renovue para dy-tri viteve dhe eshte ma mire sesa ne kosove nja 10x...rahmetlia paska marre me vete grat se..... nejse...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje