Shmanget tragjedia në plazhin e Shëngjinit: Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen nëna dhe djali i mitur

20 Korrik 2026, 15:57Kronika TEMA
Shmanget tragjedia në plazhin e Shëngjinit: Rrezikuan të

Një ngjarje e rëndë është shmangur në plazhin e Shëngjinit këtë të hënë, ku një grua dhe djali i saj i mitur rrezikuan të mbyteshin teksa ishin futur në det për t’u larë. Incidenti ndodhi në zonën e Ranës së Hedhun. Sipas te dhënave paraprake, nënë e bir, në rrethana ende të paqarta kanë hasur vështirësi në ujë duke rrezikuar jetën.

Ndërhyrja e menjëhershme e rojeve bregdetare te ndihmuar edhe nga pushues të tjerë, bënë të mundur nxjerrjen e tyre në kohë nga deti.

Shërbimet e urgjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, duke u dhënë ndihmën e parë mjekësore, pasi dyshohet se kishin konsumuar sasi të konsiderueshme uji.

Aktualisht, nëna dhe fëmija ndodhen në Spitalin e Lezhës, ku po marrin ndihme mjekësore dhe fatmirësisht gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

2 Komente

  1. x
    xy

    qfare masakre mjedisore dhe shpirterore....ku jane protestuesit e dallendysheve qe nuk vin ketu te protestojne per ket mjedis urbane kaotike e te pa koncept....ooo shqiperi e mjera shqiperi qe te qiti Sali shkjau me krye ne Hi....a keni shpirt ooo arabo-turqit e shqiperis ne krye me baba mondin...a lejohet te shkaterrohet bregdeti keshtu...shiqojeni foton dhe germadhat perreth pa kurfare koncepti ...

    Përgjigjjuni
    1. O
      Opopo

      Shko pi noj kokerr se qenke rende...dhe shikoje pak me kujdes alfabetin shqip se ka 36 germa/tinguj

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje