Rama-Meta në konferencë shtypi: Kushte optimale që 21 qershori të jetë ditë feste për demokracinë

19 Qershor 2015, 12:28Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta garantuan në një konferencë të përbashkët për mediat se do të krjojnë kushtet optimale që dita e votimeve, 21 qershori, të jetë një ditë feste për demokracinë.

Rama dhe Meta vunë theksin në respektimin e standardeve zgjedhore, duke cilësuar përmbushjen e tyre si më të rëndësishme edhe se vetë rezultati zgjedhor.

“Standardet zgjedhore janë kryesoret. Madje nuk do të kishte asnjë gjë të keqe sikur opozita të fitonte 61 njësitë vendore, vetëm që standardet të garantohen”, theksoi kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Sipas tij, e rëndësishme është që shqiptarët të shprehin të drejtën e tyre të votës në mënyrë të lirë dhe të fshehtë, pas asnjë lloj presioni para procesit të votimit.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi se për herë të parë në një fushatë zgjedhore nuk u ndërpre mësimi në shkolla dhe nxënësit apo mësuesit të detyroheshin të dilnin në fushatë, apo që administrata të përdorej për fushatë dhe të nxirrej në mitingje sipas kuadrateve.

Gjithashtu Kryeministri theksoi se punonjësve të administratës nuk ua janë mbledhur kartat e identitetit, sikundër buxheti i shtetit nuk u bë pjesë e shpenzimeve elektorale dhe shpenzimet nuk u frynë dhe as nuk u deformuan për shkak të fushatës.

“Nuk ka përdorim të fëmijëve në fushatë por thjesht një përzgjedhje të natyrshme të fëmijëve me eventin që është tërësisht e pashmangshme”, tha Edi Rama, duke shtuar se nuk ka asnjë mënyrë sesi t’i ndalosh fëmijët të bëhen pjesë e një takimi elektoral.

“Incidentet si ato incidenti në Ersekë, ku një person hodhi karrige në drejtim të turmës së PD-së janë raste që janë ndjekur me rigorizet maksimal nga policia e shtetit dhe janë ndëshkuar siç e parashikon ligji.

Ndërsa historitë me fotografi me kamioncinë, apo makinë policie me flamur të PS-së, apo të rinj të LRI-së në një oborr shkolle ku nuk ndodhet kryetari i PS-së as ai i LSI-së  janë qesharake, por besoj se kjo tregon se ka ardhur dita kur të diskutojmë dhe këto raste.

Administrata e shtetit në asnjë rast nuk është vendosur në rresht nga Drejtoritë e Burimeve Njerëzore siç ndodhte deri në fushatën e shkuar dhe nëpunësit e shtetit në asnjë rast nuk janë gjendur nën presionin imponues për të qenë  të pranishëm në kuadrate të përcaktuara mitingjesh apo për të dorëzuar kartën e identitetit siç ndodhte në të shkuarën për shkak se dyshohet se janë kundërshtarë të pandreqshëm dhe kështu e linin kartën e identitetit te Burimet Njerëzore të premten për ta marrë të hënën, që të mos shkonin në votim.

Ushtria shqiptare nuk është përfshirë në asnjë veprimtari të natyrës që keni parë në zgjedhjet e shkuara, sidomos në 2013, ku Ministri i Mbrojtjes u bë Drejtor i Përgjithsëm i punëve komunale të Shtabit Elektoral të PD dhe forcat xheniere u kthyen në forca që merrnin çakull nëpër lumenj dhe e hidhnin nëpër fshatra për të marrë vota.

Për herë të parë buxheti i shtetit nuk u bë pjesë e shpenzimeve elektorale dhe shpenzimet nga buxheti nuk u frynë dhe as deformuan për shkak të fushatës, një shqetësim shumë i  madh i krijuar në të shkuarën në buxhet dhe vitet fiskale që pasonin zgjedhjet për shkak të gropave që hapeshin thjesht dhe vetëm për qëllime elektorale, gropat financiare. Rast tipik fushata e 2013 që hapi një gropë të madhe borxhesh dhe historish, të cilat ende nuk i kemi mbyllur dot hesapet.

Në konstatimet edhe tuajat dhe vëzhguesve thuhet rëndom që fëmijët përdoren për fushatë, më vjen keq është konstatim që nuk qëndron për arsye se nuk di ndonjë metodë sesi mund të rrethohen vendet ku zhvillohen takimet elektorale dhe të pengohen fëmijët të jenë pjesë në gjithë atë turmë njerëzish që vinë dhe me fëmijë.

Nuk ka përdorim të fëmijëve në fushatë, ka thjesht një përzierje të natyrshme të fëmijëve me eventin që është krejt e pashmangshme. Nuk janë partitë tona që u veshin fëmijëve bluza fushate, janë prindërit, familjet në një lloj procesi gjysëm feste dhe gjysëm sportive si fushata.

A është kjo një gjë normale, mbase jo. Por nuk ka lidhje me përdorimin politik të fëmijëve. Besoj se në këtë rast e njëjta gjë vlen edhe për palën tjetër”, theksoi Kreu i Qeverisë.

Në vijim ai shtoi se shteti në këtë fushatë ka qenë terësisht i ndarë nga qëllimet tona si parti të koalicionit dhe ambicja jonë për të fituar zgjedhjet.

“Nga janari 2013 deri në gusht, Kompania e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka akumuluar 220 milion dollarë borxh, borxh elektoral, duke jetuar jo vetëm shtimin e vjedhjeve dhe lidhjeve të paligjshme, por dhe duke marrë pjesë dhe vetë me inxhinierë dhe elektriçistë për të dhënë energji falas me qëllim marrjen e votave.

Në këtë fushatë OSHEE ka vijuar punën normalisht si një kompani që nuk është pjesë e fushatës, as aset i partive politike në pushtet, por kompania e të gjithë shqiptarëve”, theksoi Kryeministri.

Në konferencën për mediat, Rama iu përgjigj edhe pretendimeve të opozitës përsa i takon incidenteve elektorale.

Sa i takon pretendimeve të tjera, me keqardhje kemi konstatuar se në terësinë e pretendimeve të PD për mosmbarëvajtje të fushatës, pjesa më e madhe janë terësisht artificiale dhe më ngjan si përpjekje për të nxitur një lloj tensioni që nuk ka fare hapësirë.

Të gjithë jemi dëshmitarë që kjo është fushata më e qetë që kemi zhvilluar ndonjëherë.

I vetmi rast i provuar në lidhje me shit-blerjen e votave ka ndodhur në Bashkinë e Vorës“, tha Rama.

Në lidhje me votuesit fiktivë të shtuar në listat zgjedhore të disa bashkive, Kryeministri tha se një paligjshmëri nuk mund të zgjidhet duke përdorur një tjetër formë të paligjshme sikundër janë deklarimet se këta votues nuk do të lejohen të votojnë.

Ne nuk kemi ndërmend t’i bëjmë thirrje komisionerëve tanë që të pengojnë votuesit e përfshirë në listat e Bashkisë së Vorës, pasi nuk mendojmë se një paligjshmëri mund të zgjidhet duke përdorur një tjetër paligjshmëri, që mohon të drejtën e votës.

Kushtetuta dhe ligji zgjedhor nuk i jep asnjë të drejtë komisionerëve që ti mohojnë të drejtën e votës cdo qytetari që ka emrin në listën zgjedhore“, tha Rama.

 

19 komente në “Rama-Meta në konferencë shtypi: Kushte optimale që 21 qershori të jetë ditë feste për demokracinë”

  1. socialisti says:

    po hasani cfar mendimi ka

    1. joni says:

      kjo mazhorance ka kthyer faqen e fushatave zgjedhore, ka bere qe asnje punonjes administrate te dal me zorr ne fushate. policia nuk eshte shfaqur ne asnje zyre elektorale as per mbeshtetje dhe as per presione. qytetaret e shohin vet sesi shteti nuk i ben presion per asgje, por thjesht shpalos idet e veta per cdo bashki. ndryshimet nuk kan krahasim me kohen kur ishte pd ne pushtet

      1. olsi says:

        kjo qeveri tregoi fytyren e vertet te pd kur ishte ne pushtet. shikohen sot si po behet fushata pa administrate dhe u pan sesi beheshin gjerat kur edhe femijet e shkollave merreshin per te mbushur sheshe. e verteta e ketyre zgjedhjeve tregon sa lart eshte standarti i vendosur qe asnje votues te mos kete asnje problem pa dallime partiake. drejtimi i duhur per shqiperine po vjen dhe 21 qershori do sjelli per pd nje humbje mete madhe se ajo e para 2 viteve

        1. marini says:

          mazhoranca eshte ne rrugen e duhur te reformave. kjo qeveri deshmon se askush nuk eshte para ligjit, se askush nuk e perdor dot administraten neper fushate me zorr. asnje drejtor shkolle nuk i nxjerr femijet nga mesimi per te mbushur sheshin. qeveria nuk toleron me asnje lloj shkelje si ato qe beheshin para 2 vitesh. vendi po e sheh qe e vetmja rruge qe reformat dhe ndryshimi te vazhdoi eshte te votohet per drejtimin e duhur

        2. donald says:

          ASHE eshte e vetmja zgjidhje per te cuar cdo qytet te Shqiperise ne drejtimin e duhur.. te gjithe kandidatet e koalicionit jane individe punetore dhe plot ide per te cuar Shqiperine ne stadet e nje shteti europian. Krejt ndryshe nga kandidatet qe ka PD ku cdo dite e me shume tregojne sa te paafte qe jane ne cdo fushe.

      2. fatjon says:

        Der tani te jemi realiste eshte vertet fushata me e qete qe eshte zhvilluar der tani. Vetem shpresojm qe edhe diten e zgjedhjeve te mos kemi incidente se nuk rri dot Pd-ja kaq urte ! Do e beje ndonje gje sesben ashtu sic eshte munduar dhe tani te blinte ndonje vote tek tuk..

      3. arber says:

        ne te gjithe historite e zgjedhjeve, ky vit ishte me i qeti persa i perket incidentece zgjedhore..
        Edhe vete qytetaret tashme e kane kuptuar se vota e tyre vlen shume me shume sesa nje thes me miell. Iku koha kur PD mashtronte sipas qefit duke perfituar nga besimi qe populli apo me sakte mbeshtetesit e saj kishin tek partia..

    2. ergi says:

      barvo qeverise per marrjen e te gjitha masave per te garantuar mbajtjen e zgjedhjeve te qeta dhe te drejta duke respektuar te gjitha standartet zgjedhore, gjithashtu respekte per seriozitetin e treguar te qeverise e cila zhvilloi nje fuashte pa incidente dhe skandale duke sjelle dhe ndryshime ne menyren e organizimit duke mos perdorur as femijet as administaten publike kam besimin qe kete here e majta do veproje ne baze te disa rregulave duke garantuar standarte zgjedhore

      1. grejsi says:

        eshte shume e rendesishme qe me 21 qershor te jete nje dite e qete dhe qe qytetaret te shprehin te lire vullnetin dhe besimin e tyre duke zgjedhur kandidatet me te zote, qeveria eshte angazhuar maksimalist per mbajtjen e zgjedhjeve te lira duke marre nje sere masash paraprake, ka ardhur koha qe ti tregojme nderkomebtareve qe edhe shqiperia ka arritur disa standarte dhe se eshte e afte per te mbajtur nje proces zgjedhor korrekt

    3. bala says:

      Dy lideret e shtetit bashke. Nje figure shume e mire per te dhene idene e nje klime zgjedhore shume te mire.

    4. Limerik says:

      Shqiptaret edhe kesaj radhe do votebesojne koalicionin e Aleances per Shqiperine Europiane. Punet e mira te bera nga kjo qeveri bejne popullin te votebesoje serish te majten. Reformat e nisura te vazhdohen me tej e te dergohen deri ne fund. Vetem keshtu mund te progresojme.

    5. Agamemnoni says:

      Vazhdoni punen prandaj ju votebesoi populli. Deri tani eshte bere shume mirpo ka nevoje per shume me shume.Te mos harrojme se ne ç’derexhe u katandis vendi si pasoje e keqqeverisjes tete vjecare, pasoja te cilat populli po i vuan ende sot. Qeveria aktuale po rikthen ne normalitet te gjithe sektoret qe u derguan ne prag kolapsi nga e djathta.

    6. Kristos Ksolidhis says:

      Pyetja qe shtrohet eshte ku ishim dje? Ne prag te gremines. Ku jemi sot? Qeveria i eshte futur rruges se reformave. Kjo qeveri po tregon vullnet maksimal ne menyre qe vendi te ece perpara hap pas hapi me qellim qe ne nje te ardhme te afert vendi ti bashkohet familjes europiane, pjese e se ciles enderrojme te behemi. Ne rast se ecet me kete ritem e vendosmeri padyshim qe e ardhmja eshte e sigurt.

    7. homeri says:

      me vjen mire qe qeveria interesohet per qytetaret.qeveria e beri punen e vet dhe bravo i qofte per angazhimin e saj ne zgjedhje sa me te qeta.por nuk mund te them te njejten gje per opoziten qe nuk reshte se cenuari me skenare shpifjeje cdo moment te fushates,dhe me bindje te plote them qe keshtu do beje dhe gjate procesit zgjedhor.shqupi kete alternativ ka dhe kete menyr politike ben.

    8. homeri says:

      mund te them pavarsisht angazhimit te qeverise shqupi sdo beje te njejten gje.kushtet dhe standartet per zgjdhje te qeta dhe per ecuri zgjedhjesh.pra kjo eshte demokracia dhe liria qe ofron kjo qeveri ,ndryshe nga tjetera qe i mbushte njerzit me presion madje madje u mblidhte dhe kartat e identitet dhe i thoshte ti mos vota se ti najep voten kunder.jemi krenar qe ndryshoi shteti me reformat e duhura per qytetarin dhe jo per pushtetarin.

    9. populli says:

      qeveria per popullin dhe per te drejten kushtetuese te sovranit.e vetmja menyre per te pasur zgjedhje efektive,eshte qe procesi i zgjedhje te jete sa me i qete.dhe per kete qeveria duket e angazhuar plotesisht.sepse dhe vet fakiti qe opozita eshte e deshtuar ja ka bere qeverise kete proces me te qete.me ne fund qeveria per qytetaret dhe jo per deputet.

    10. publiku says:

      qeveria qe respekton qytetaret ndodh neper vendet demokratike.normalisht nuk ishim nje vend demokratik sepse qeveria para 2013 ,i bente cdo lloj forme presioni njerzve si dhe punonjsve te administrates dhe duket qarte qe kesaj politike i ka ikur koha tashme.praq me ne fund dhe renditemi mes vendeve europiane fale kesaj qeverie se te ishte per ate qe lame ne 2013 do renditeshim afern kongos dhe afer ugandes per proces zgjedhor.

  2. Rakiljano says:

    Rama Do te fitoje me se sben

  3. festa says:

    keto zgjedhje lokale te 21 qershorit do jene me modernet dhe te monitoruara me kujdes per te shmangur cdo parregullesi. nuk ka shanse qe partia demokratike te gjej justifike per humbje e tyre dhe per te zhvlerojne zgjedhjet me mosnjohjen e rezultateve pasi te gjithe shqiptaret e dine shume mire qe i pret nje katastrof elektorale!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje