Braçe: Votoni Erion Veliajn për të ndryshuar Tiranën

19 Qershor 2015, 12:08Politika TEMA

Një tjetër figurë emblematike e së majtës ka dalë në mbështetje të kandidatit të mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Dy ditë para se qytetarët t’i drejtohet kutive të votimit, nënkryetari i grupit parlamentar socialist dhe një prej deputetëve më të vjetër të PS-së në Parlament, Erjon Braçe, ka kërkuar prej tyre që të bëjnë zgjedhjen e duhur, duke votuar Erion Veliajn.

“VOTONI PER ERIONIN!! Po e shkruaj sot dhe prej mëngjesi, në respekt të gjithkujt që më njeh, ndan me mua bindje të përbashkëta, ka qenë ose jo në rrugën time e rrugën tonë, mik apo thjesht i njohur, shok prej shkolle apo prej punës, familjar apo i afërm i imi, kemi ndarë lagjen e vjetër në Kombinat apo ndajmë lagjen e rë aty ku banojmë dhe, kujtdo tjetër që; i duhet një moment pushim, mbase një ditë e tërë për të menduar e reflektuar; në Tiranë, VOTO PER ERIONIN!”, shkruan Braçe në një koment të tijin në rrjetin scoiale facebook.

Ai u drejtohet qytetarëve se duhet ta votojnë Veliajn jo vetëm për arsyet dhe meritat që kjo kandidaturë mbart, por për të ndryshuar Tiranën dhe për t’i dhënë qytetit rritmin dhe drejtimin e duhur. “Nuk dua të rendis pafund arsye. Thjesht bëje për të ndryshuar këtë qytet që ndajmë prej një jetë!! Të rikthejmë e të vemë të parën për gjithkënd PUNEN!! Une them se Erioni mund ta bëjë këtë për secilin ndër ne, qytetarë, punetorë, studentë, sipërmarrës, bujq, pensionistë e femijë të këtij qyteti. Jepini një kontratë pune dhe ndihmojeni ta realizojë për ju!! Është vetëm një votë larg”, – shkruan Braçe.

Braçe thekson se ky qytet nuk ka nevojë për barcaleta e thashetheme grash. Me to nuk bën dot asnjë punë, fare fare, thjesht je “çun tavoline, shoqnie” e kështu me radhë!!”, shprehet Braçe. 

19 komente në “Braçe: Votoni Erion Veliajn për të ndryshuar Tiranën”

  1. Besnik says:

    Erioni gezon mbeshtetjen e te gjithe PS sepse ai eshte fituesi i ketyre zgjedhjeve. Nje njeri qe ka vizon per te ardhmen dhe qe do te beje shume gjera te mira per Tiranen.

    1. zani says:

      Erioni eshte personi i duhur per Tiranen, dihet tashme sesi ka punuar kur ishte ne ministri, nuk ka lene projekt pa e nisur ose pa e perfunduar, por mbi te gjitha nuk ka karruar qe punon per popullin e thjeshte dhe i ka qendruar gjithmone prane.

    2. xixa says:

      Erdhe Brace doli ne mbeshtetje te Erionit pasi dihet qe ai eshte personi i duhur per bashkine e Tiranes. Ka per te qene nje superfitore per Erionin dhe partine socialiste prandaj mendoj se ka per te bere nje ndryshim vota e cdo personi qe Tirana te shkoje drejt drejtimit te duhur.

    3. Ciceroni says:

      Brace eshte nje figure e larte e partise socialiste dhe nese ai mendon se Erioni eshte i duhuri kjo tregon se tashme partia socialiste eshte unifikuar ne mbeshtetje per Erion Veliajn pasi ai eshte vertet njeriu me i pershtatshem per Tiranen. #DrejtimiiDuhur

    4. Majlinda says:

      PER ERJONIN, PA DISKUTIM VOTEN, e mendoj qe eshte i duhuri per te punuar, dhe jo per llafe, Dihet qe ne keta 25 Vite demokraci, me gabime apo pa gabime, e MAJTA ka bere pune ne kete vend, te Djathtet me Berishen vetem e kane renuar kete vend, e futen ne lufte civile, i vune flaken, i hodhen helme JUGUT te Shqiperise ( ose tentuan ta benin kete gje ), vrane ne Bulevard, i vodhen gjithe kursimet ketij populli te vuajtur, vodhen parate e rrugeve, qe i lane pothuajse te gjitha perghysem, dhe ato qe bene, E djathta ne berishen beri ligjin e pronave me te keqin e mundshem, i futi ne nje sherr qe nuk ndreqet dot pronaret e vertete me pronaret e rinj qe berisha beri,
      Njerez te ketij vendi, VOTONI Erjonin, do shikojme shume shpejt se cfare do te bej ky djale puntore dhe i vendosur, per kete KRYE-QYTET, e djathta me Bashen di vetem te vjedhe, dhe te shpif,

    5. valbona says:

      Vota per Erion Veliaj eshte nje vote per nje te ardhme me te mire per te gjithe qytetaret e Tiranes dhe te rretheve qe tashme quhen pjese e Tiranes, kjo fushate eshte vendimtare pasi me kete fushate ne tregojme se kush eshte drejtimi i duhur per Tiranen dhe ne fakt Erion Veliaj eshte drejtimi i duhur.

    6. artist says:

      normale qe vota ne 21 qershor do te shkoje per erioni.per enerjgine dhe vizionin e tij.sepse gjate fusahte s vetem erjoni tregoi interesin me te madh per te zgjuar nga gjumi bashkine e tiranes qe fjeti per 4 vjet.dhe keto 4 vjet luli ka bere gjume me gerhima.pra kjo eshte menyra sesi nje njeri interesohet per popullin dhe qytetin e tij.

    7. platoni says:

      me 21 qershor i gjithe populli masivisht do votoje per erjonin sepse vetem erjoni i dha plane programe ,dhe menyren sesi do i zgjidhi problemet e tiranes.problemt qe luli me gjumin e tij i la te shtoheshin dhe te shumoheshin.ne 21 qershor un kam fuqine e votes dhe ate do ja ajp programit te erjonit.

    8. homeri says:

      ne menyren sesi erjoni shpalosi fushaten u duk qarte,qe vetem erjoni di ta beje kete qytet te ringrihet ashtu sic tirana e meriton,ndryshe nga 4 kandidatet e tjere te shqupit qe nuk na kane treguar nje zgjidhje dhe nuk kane dhene nje plan veprimi apo nje plan urbanistik.pra halimi tha vetem fjale dhe vetem fjale dhe na ofroi aspak pune.

    9. deti says:

      erjoni garoi i vetem ne kete fushate perkrah 4 kandidatve te shqupit.pra vizioni dhe projekti i erjonit ishte fitimtare perballe cdo fjale te kater kandidatve.praktikisht shqupi deshtoi me menyren e tij te berit fushate jo vetem ne tirane por ne cdo qytet.erjoni shpalosi dhe menyren sesi ai do e zgjoje bashkine e tiranes duke e kthyer aktive 24/7.

    10. plaku says:

      besoj se populli do jete i qarte ne voten e tij ne 21 qershor,dhe do jete mjaft i bindur nga kontratat qe na ofroi erjoni dhe jo duke ndjenjur dhe duke i thene gurpeve te interest “une ta qaj hallin dhe un nuk do ju zhgenjej”.pra politika e doktorave e mori ne qafe 25 vjet kete vend,nuk besoj se shqiptaret duan eprseri nje politike doktore qe ta marri ne qafe dhe 4 vjet bashkine e tiranes.

    11. deti says:

      gjate fushates na u dhane dy oferta.oferta erjonit me plane dhe kontrata dhe menyren sesi u ofruan zgjidhjet,na u ofrua dhe nje plan urbanistik te cilin lul boshi e hartoi me bulevarde me pyll betoni.dhe oferta tjeter na u dha nga 4 kandidatet e cial na udha vetem oferta e fjaleve dhe jo e punes.pse dueht ta votojme halimin kur aps maskes se tij ofrohet modeli i deshtuar 4 vjecar i lulit.

    12. Kristos Ksolidhis says:

      Qytetaret e Tiranes do votebesojne kandidatin Erion Veliaj me qellim qe tu rikthehet qyteti. Tirana pe fat te keq eshte lene ne meshire te fatit prej kater vitesh, kryebashkiaku aktual ke kater vite ne letargji totale. Ka ardhur momenti qe kryeqyteti te shkoje ne drejtimin e duhur. Z. Veliaj ka te gjitha aftesite per te bere pune te mira per kryeqytetin e braktisur.

      1. Andos says:

        Erioni eshte djale me energji e vizion te qarte per Tiranen. Puna e mire e bere ne ministrine qe drejtoi e verteton kete. Ne Tiranen e 1001 halleve do i duhet vertete shume pune per ta rikthyer ne normalitet. Ai ka plan konkret per zhvillimin e komunave e fshatrave qe i bashkangjiten bashkise me ndarjen e re. Investimet ne keto zona do bejne te mundur integrimin dhe zhvillimin e tyre.

  2. Joana says:

    Sigurisht qe vetem me voten per Erionin mund te ndryshohet Tirana pasi nuk mund te hecet ne kete menyre ne kryeqytetin e Shqiperise. Te gjithe duhet te punojme dhe te japim maksimumin tone qe te rregullohet dhe te permiresohet gjendja aktuale e skandaloze.

    1. vini says:

      sigurisht qe erionin do votojme dhe ne o brace, e gjithe shqiperia voton per erionin per drejtimin e duhur… me ne fund erdhi dhe momenti qe te ndryshoje vendi per te mire, gjendja do permiresohet dhe rregullohet jo sic eshte tani ne menyre skandaloze..

  3. Janaqi says:

    Erdhi dita qe me ne fund te kemi mundesine qe me voten tone te vendosime ne krye te bashkise t e Tiranes nje kandidat si Erioni i cili sigurisht qe ka per te sjelle shume ndryshime si ne jeten e qytetit ashtu edhe ne infrastukturen dhe menyren e urbanizimit te tij.

  4. Boli says:

    Na rrofsh o Brace!

    Por une do ta votoj se e njef Edi Rama. Dhe meqe e njef ai , ne nuk

    kemi pse ta njofim se njofim Edi Ramen. !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. eda says:

    qytetaret e tiranes e kane te qarte se cili kandiadt eshte i duhuri per tiranen, erion veliaj e ka vertetuar se angazhohet seriozisht dhe ka deshiren e madhe per te bere gjera te mira dhe per te dhene me te miren e tij mbi te gjitha gezon mbeshtetjen e gjithe te majteve, sa per halimin eshte nje mjek i nderuar por vetem kaq, pd-ja nuk mund te perdore imazhin pozitiv te halimit si mjek dhe ta perdore per ti siguruar fitoren, duket qarte qe ne momentin qe halimi bisedon me qytetaret se nuk eshte i duhuri per bashkine prandaj me 21 qershor qytetaret e tiranes do zgjedhin drejtimin e duhur per nje tirane me me shume mundesi dhe ndryshime pozitive

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje