Bojaxhi: Kurajoja qytetare, më e madhe se gjithcka

19 Qershor 2015, 14:50Politika TEMA

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi në një takim me pjestarë të “Ne Tirana” tha se ajo që i bashkon është fakti se guxojnë të veprojmë dhe e dinë që e ardhmja nuk i takon sehirxhinjëve dhe spektatorëve por atyre që guxojnë të veprojnë.

“Pas çerek shekulli ne nuk mund të pranojmë si të mirëqënë tezat e politikanëve, analistëve, mediave të kapura; se kemi një sistem që nuk mund t’a ndryshojmë dhe duhet t’i nënshtrohemi dhe se në këtë vend nuk ka njerëz të ndershëm. Ne jemi të ndershëm dhe kemi kurajo të vendosim sesi do qeverisim”, tha Gjergj Bojaxhi.

Ai shtoi se është  i bindur se ne kemi kuptuar që tashmë kemi ndryshuar historinë politike të këtij vendi, ashtu pa bujë, pa zhurmë.

“Çdo votë e juaja apo miqve tuaj është sot më e rëndësishme se kurrë.  Ky nuk është takim përmbyllës por fillimi i një ndryshimi të madh historik”, u shpreh ai.

Gjergj Bojaxhi theksoi se kjo nismë ka korrur një fitore shumë të madhe pasi ka treguar se njerëzit janë më të rëndësishëm sesa paraja.

“E gjithë fushata prej dy muajsh kushtoi 30 mijë euro, aq sa kushton  vetëm një orë e fushatave e kandidatëve politikë . Treguam se në këtë vend ka akoma njerëz idealistë të cilët zgjedhin të drejtën pa marrë parasysh koston dhe pa pritur të marrin mbrapsht ndonjë gjë”, u shpreh ai.

Bojaxhi tha se ne një vend ku mbizotëron frika, u dha shembulli se kurajoja jonë qytetarë është më e madhe se gjithçka.

16 komente në “Bojaxhi: Kurajoja qytetare, më e madhe se gjithcka”

  1. Nevila says:

    Gjergji duhet te jete i kenaqur se mori pak vemendje keto dite fushatash duke qene se e kishin harruar te gjithe. Kaq donte kaq e mori,tani le te shkoj ne shtepi. Nuk eshte Gjergji per te drejtuar Tiranen. Tiranen mund ta drejtoje vetem nje njeri i cili quhet Erion Veliaj.

    1. tanja says:

      A eshte e mundur te mos na bej te renin nga qielli Bojaxhiu.. se pjelle e Berishes me shoke eshte , i kujtohet valle historia e TEC-T ne Vlore ne 2004-2005qe edhe pse i ndertua ne kundershtim te plote me ambientalistet po kujt i interesonte aso kohe se cbehej me qytetaret dhe se rrezikohej seriozisht shendeti i tyre.

      1. fisnikja says:

        sa mire do ishte te dilte Bojaxhi e ta na fliste pak per “Everest Oil” ne te cilen eshte perfaqesues ligjor i kesaj kompanie ne date 15.6.2012 e do te jete pjese e saj deri me 15.6.2015 , per keto te dale te flas Bojaxhiu jo et flas kodra pas diellit duke bere si shenjtor se nuk i shkon dhe nuk ka kurresesi si te beje se eshte i lyer e perlyer deri ku nuk mban me.

    2. hana says:

      jo jo eshte e kot qe qytetaret e tiranes te mendojne se ka dhe kandidat te pavarur nuk eshte keshtu, Gjergj Bojaxhi eshte fund e krye PD & Co del e flet per “padrejtsira” kur ndaj tij ka nje kallezim penal nga KLSH per shperdorim detyre jane jo pka po 171 ndertime pa leje te toleruara nga ky i fundit .

      1. eldorida says:

        I dashur Bojaxhi te kujtohet lidhja jote me kompanine “Rudnap Energie” te Fazllic? flitet poshte e perpjete ne fakt per lidhje tuaja te vjetra dhe qe takoheni jo rralle ne Tirane , dhe ku ka ze seshte pa gje thote populli keshtu qe ben mire per te qene keshtu si i derguari i zotit deri ne fund ashtu si pretendon bej publike dhe keto .

    3. panajota says:

      Ti je fund e krye kokrra e mashtruesit pjelle e Berishes me te birin , jeni fiks si banda kriminale qe kur nuk ju ecenbzinesi bashke kerkoni te fundosni njeri tjetrin , u kujtohet et gjitheve statusi ne fb i Shkelzen Berishes i jo me pak se para disa javesh qe te akuzonte se veje per “PUNE”ne zyren e tij . keshtu qe lidhjet kane qene e jane

      1. alahama says:

        epo te dal e te flas Gjergji per transparenece eshte shume e pakuptimte se surrati i ketij ka qene drejtus i KESH-it beri nej investim prej 100 milion euro edhe pse ne kundershtim te forte me ambientalistet, pervec kesaj bjere ketu tja kishim pare hajrin po pasi bete proven e pare teknike ne 2009 para zgjedhjeve (normalisht) per fatin e keq nuk u hodhen dot hi syve njerezve se deshtoi me sukses dhe nuk u prodhua as 1 megavat energji elektrike

    4. qamile says:

      Boll dole e perrallise se ti dime dhe ty bemat. ke kaq kohe del e thua qe po ta finacojne fushaten qytetaret , dokerraaaaaaaa..si mund te mos kesh leke ti kur je drejtues i Everest Oil , Jona Bojaxhi me 10% aksione , Oltion Spiro me 10% aksione Altin Fani 30%, Andrea Valerio me 20% madje ky i fundit eshte nje nga drejtuesit e Petrolifera Grup. keto dile toju popullit boll u vertite rrugve te tiranes si i dergur i zotit.

      1. nurce says:

        Eshte per te ardhur keq se si luhet me inteligjencen e qytetareve te Tiranes , duke dal e duke ber show se ky do bej namin , del e flet sikur eshte i lare me uje floriri pse nuk tregon dhe qe eshte drejtuesi Everest Oil nga 15.6.2012 – 15.6.2015 aksioner dhe Andrea Valerio me 20% aksione (drejtues i Petroliferes). dhe Everest Oil objekti i se ciles eshte import-eksport dhe shitje me shumice e hidrokarbureve e nenprodukteve pa u kufizuar e ne nafte, benzine, vajra lubrifikante e solar.te gjitha veprimet tregetare-financiare, imobilare dhe garantuese te nevojshme per permbushejn e objektit ne rrugen “Deshmoret e 4 Shkurtit” Tirane.

        1. noel says:

          I BOJAXHIUT TE FOKUSOHET NE :
          Aktivitetin e tij ne krye te KESHIT dhe Raporti i kontrolloit te larte te shtetit ne 2009
          Kandidimin e tij per kryetar PD Tirane ne 2009, pra fare qarte qe ka dashur poste te larat ne PD dhe gje qe e ka shprehur e tani vecse do reformim .. DOKRRA
          U emerua zv/minister i ekonomise , drejtoi Keshin si i besuar i Berishes ( mund ta beni lidhjen vet)

          1. dora says:

            Debat mbi cfare mbi akuzat qe rendojen mbi te per menyren si e vuri pasurine ne Farke , dy vilat luksoze me nje teren shume hektaresh ku ka te mbjella mbi 1200 rrenje ulliri. te tregoje menyren si e vuri kete pasuri me cfare lekesh , menyrash . Te beje transparence ne debat !

            1. Lagunari says:

              na trego historine e Tecit ne Vlore, miliona euoro kushtoi per ta saktesuar 100 milion euro e ta mendosh qe edhe sot e kesaj dite nuk ka prodhuar as 1 megavat energji elektrike . fakeqesisht ju deshtoi suksesshem dhe prova para zgjedhjeve haha

    5. Limerik says:

      po me ti e ke kenaqe fare edhe si drejues edhe si qytetar por edhe tani si kandidat,thjesht ke qene leva e dikujt asgje me shum

  2. Anila says:

    Kurajoja qytetare e di se cili eshte drejtimi i duhur. E di se cili punon me shume dhe di gjithashtu se cili ka vizionin e duhur per ta bere Tiranen nje qytet europian. I vetmi,Erion Veliaj!

  3. tr says:

    Do te vije nje dite qe populli do te bindet qe Bojaxhiu eshte zgjedhja me e drejte.
    Uroj qe mos te jete larg ajo dite.

  4. endri says:

    bojaxhiu hiqet si i pavarur kur i tille nuk eshte. ku ka qene bojaxhiu me perpara? asnje vote per kete gjergj bojaxhiu. asnjeri nuk e njeh. asnjeri ska besim tek ky. ky i do votat per interesa. mos harroni cberi me keshin, mos harroni se cberi me inukun,. ky eshte nje model i vjeter, dhe tirana nuk e do kete. tirana do njerez me model te rinj dhe me vizion. shpifjet e bojaxhiut sduhet ti besojm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje