Unioni i Gjyqtarëve: Të shqetësuar nga deklaratat politike që anatemojnë pa dallim gjithë gjyqtarët dhe sistemin e drejtësisë

19 Qershor 2015, 12:56Politika TEMA

Unioni i Gjyqtareve të Shqiperise ka shprehur shqetësim lidhur me deklaratat politike të ditëve të fundit për një reformë të thellë të gjyqësorit dhe sistemit të drejtësisë.

Sipas Unionit nuk mund të bëhen deklarata të cilat përgjithësojnë gjithë njerëzit që punojnë në sistemin e drejtësisë si të korruptuar.

“Unioni i Gjyqtareve të Shqiperise po ndjek me shumë vemendje zhvillimet e fundit, që kanë lidhje me procesin e reformës në drejtësi dhe nisjen e procedimeve penale, kundër disa gjyqtarëve, të dyshuar për kryerjen e veprimeve korruptive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Unioni përshëndet nismën e ndërmarrë nga politika për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe ftesën për të dhënë kontributin e tij në këtë proces, i cili ka si qëllim kryesor rritjen e cilësisë dhe shpejtësisë së dhënies së drejtësisë për qytetarin. Jemi të bindur se në këtë mënyrë do të forcohet dhe rritet besimi i publikut tek organet e drejtësisë në përgjithësi dhe gjykatat në veçanti.

Që nga dita e themelimit të tij Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë nuk ka rreshtuar se theksuari se, mirëpret dhe inkurajon çdo kritikë ndaj gjyqtarëve, punës së tyre, performancës dhe sjelljes së tyre brenda dhe jashtë zyrës.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë distancohet me forcë nga çdo fenomen antiligjor dhe inkurajon organet ligjzbatuese që të veprojnë fuqimisht dhe të ndërmarrin veprimet e duhura, në respekt të parimeve themelore të një procesi të drejtë penal, ndaj çdo fenomeni korruptiv, të konstatuar në çdo nivel të sistemit gjyqësor.

Por, me keqardhje të thellë konstatojmë se, kohët e fundit përfaqësues të lartë të politikës po bëjnë deklarata dhe ndërmarrin veprime, të përsëritura, duke anatemuar në mënyrë të përgjithëshme dhe pa dallim gjithë gjyqtarët dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi.  

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin e tij të thellë për këtë fenomen dhe bën thirrje për ndaljen e tij pasi, nuk ndihmon në rritjen e besimit të publikut tek sistemi gjyqësor, forcimin e pavarësisë së vendim-marrjes së gjykatave dhe forcimin e parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor dhe demokracisë ne vend.

Së fundmi, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dëshiron të theksojë edhe një herë angazhimin e tij maksimal në luftën kundër çdo fenomeni antiligjor dhe joetik të vërejtur në punën dhe jetën e përditëshme të gjyqtarëve, sikurse dëshiron të theksojë edhe angazhimin e tij të plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave dhe forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vend”, thuhet ne deklaraten e Unionit te Gjyqtarëve të Shqipërisë.

15 komente në “Unioni i Gjyqtarëve: Të shqetësuar nga deklaratat politike që anatemojnë pa dallim gjithë gjyqtarët dhe sistemin e drejtësisë”

  1. ismeti says:

    tuti kompleti idioti

    1. kulmaku says:

      Shkerdhatat e mutit,,,qelbesirat,qe meritojne te lincohen publikisht.Keto fytyra te pista me mbeshtetjen dhe inspirimin e klanit kafsheror te berishe e bene popullin shqiptar te flasi me vete.Turp e faqja e zeze dhe ti hani mutin Edi Rames.

    2. rezart says:

      Ju shqetesoheni se po ndjeni SHPATEN E DEMOKLEUT mbi kokat tuaja!
      Kam 4 vjet ne shkalle te pare qe bej seanca pa fund per pensionin e parakohdshem te ushtarakut,qe eshte i njejti prpblem per MIJRA shoke te mij ish ushtarake,jane te njejtat SHKELJE qe jane bere dhe ne vend qe te mbyllet gjyqi per 2-3 seanca ,ju vazhdoni me vite!
      Nje ushtaraku per te njejtat te drejta ju i jepni 100 leke,ndersa te tjereve 10 milion leke!!!
      Pse ndodh keshtu e dini vetem ju!
      Doemos nuk ju kontrollon njeri,prandaj beni HALLEXHIUN!!!
      Ju keni marre “KOMPETENCAT” e perendise:Te merrni PRONEN,PARATE,TE DREJTEN,NDERIN DHE JETEN padrejtesisht!
      Shume nga ju NUK NJOHIN LIGJET ose bejne sikur nuk i njohin dhe marrin vendime KRIMINALE!!!
      Shumica e ish ushtarakeve kane dale ne rezerve ne vitin 1993,por nga viti 1996 e deri ne 1998 ,per 3 vjet NUKI NA U DHA ASNJE LEK PENSION,ndonese ligji nr.8087/1996 ishte ne fuqi??
      Pse dikujt ia njihni te drejten dhe PARATE per keto vite,ndersa shumices JO???
      Pse e justifikoni PADREJTESINE tuaj te MALLKUAR me shprehjen KATILE:”ESHTE E PARASHKRUAR”,kur vete ky ligj e pecakton vete se per “MOS ZBATIMIN E TIJ ANKIMI BEHET NE GJYKATE” pa caktuar ASNJE AFAT ANKIMUES???
      Si nuk pyet njeri nga ju se “PSE SHTETI NUK NA E DHA PENSIONIN PER 3 VJET”,por na viktimizoni vetem neve hallexhinjve???
      JU TALLENI ME POPULLIN DHE MERITONI URREJTJEN ME TE MADHE!!!
      JU DUHETV TE SHPORRENI TE GJITHE nga DREJTESIA se jeni KANCERI i saj!!!

  2. TJ says:

    Dy duar per nje koke te dashur gjyqtare! Te ndershem dhe te korruptuar! Shkunduni para se te jete vone!

  3. roberto says:

    Mos u shqetesoni zoterinj gjyqtare,se i keni bere aq DEME ketij populli sa meritoni PERBUZJEN PA KUFI te gjithe pa perjashtim!!
    Ju duhet te shporreni te gjithe nga drejtesia se jeni molepsur sa nga PA AFTESIA po aq edhe nga KORRUPSIONI!!!
    Keni bere me shume deme edhe se PUSHTUESIT NAZISTE!!!

  4. Majlinda says:

    Ky Gjyqesor i ka prishur provat Prokurorise, sa here qe politika e djathte e ka kerkuar kete, prandaj ju Unionit mos tju vij hic keq, Gjyqtaret shqiptare jane njerezit me te pasur, Mund tju pyes Si i bene gjithe ato miliona keta Gjyqtare, me rrogat ? !!!
    Jo aspak, vetem me pazaret me kriminele, Prandaj e meritoni nje reform te thelle, qe ti nxjerre nga loja keta bashkepunetore me krimin.

  5. detari says:

    Perdorni te pakten gjuhen shqipe dhe ne formatimin e kesaj organizate.Po jap mendimin tim. Duhet te luftoni ate korupsion ne drejtesi qe te gjithe bashke me qendrime dhe mosqendrime karshi te korruptuarvee keni felliqur aq keq emrin e gjyqtareve sa te vjen peshtire ta degjosh ndonje vrejtje nga ju.Luften e keni te humbur me mendimin qytetar per ta kthyer mendimin per ju.E keni veshtire te krijoni nje kaste njerezish te ndershem, sepse ju ka mbulluar llumi.

  6. monı says:

    Unıonı ı hajduteve….duroni dhe pak dhe do ju mbarojne ‘shqetsımet’….

  7. populli shqip says:

    Sistemi i drejtesise eshte me bernuti,koka e gjarperit qe duhet prere;qepeni!

  8. uk says:

    Reforma ka një rëndësi të veçantë dhe është e domosdoshme për një sistem demokratik dhe anti korruptivë që ka mbërthyer Juriksionin Shqiptar.

    Sistemi gjyqësor duhet të jetë në shërbim të ligjeve dhe jo interpretues i tyre. Gjithashtu jo arbitrazh dhe i pavarur.

  9. Marga says:

    Ja dhe Korporata,doli ne mbrojtje te vetes,ofiqeve,pasurimit nepermjet lidhjes me krimin dhe rrjepjes se qytetareve.Pse ju djeg deklarata e K/ministrit?Kush eshte i paster,nuk ka frike.I ka provuar ne kurriz ky popull bemat tuaja.I kemi pare mbledhjet e koferencave tuaja si parada mode qe nga veshjet e luksit,unazat e diamantit,oret prej floriri,kepucet e cantat firmato ,qe as ne festivalin e Kanes dhe Oscar nuk mund ti shohesh.

    1. andromeda says:

      Aq mirë jua ka thënë sa s’ka. Ju jeni rrethi i fundit i ferrit dhe duheni ndëshkuar rëndë pa përjashtim. Bile Rama duhet ta kishte artikulue këtë qëndrim qysh në krye të herës që të kishim përshpejtim të reformave. Por më mirë vonë se kurrë. Çdo punë e keqe e ka një fund të hidhur.

  10. inxhinieri says:

    Gjyqtaret me pavaresine dhe vetekontrollin e ushtruar ne gjithe keto vite, e kane katandisur sistemin gjyqesor ne nje koorporate mafioze.
    Prandaj nuk duhet tju vije aspak keq kur kryeministri flet ne ate menyre.
    Nese jane te shqetesuar , jane te shqetesuar se kane frike se humbasin privilegjet.

  11. salem says:

    Mendoj se kete e ka shkruar Gjin Gjoni se ne masken e “shumesit” mbrohen edhe lakuriqet e nates se Gjonit.

  12. Agron says:

    Qenka shqetesuar unioni i maskarenjve te Shqiperise ku me “i varfri”i te cileve vetem pare xhepi dhe qejfi prish cdo muaj 5-6 fishin e rroges,per te mos fol pastaj per makinat luksoze,vilat dhe apartamentet e shumta “te dhuruara”nga motrat,vellezerit apo kusherinjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje